Pasi ka mbyllur ekspozitën, prokuroria ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë
Një ekspozitë me karikatura kushtuar trazirave të muajve të fundit në Turqi ka shkaktuar ndërhyrjen e prokurorisë. Ajo, pasi ka mbyllur ekspozitën, ka nisur hetimet paraprake kundër organizatorëve për ofendim të qeverisë, njoftojnë mediet turke dhe transmeton gazeta austriake Tiroler Tageszeitung.
Në mesin e karikaturave të “inkriminuara” është ajo e karikaturistit nga Kosova Murat Ahmeti, e cila qe shpërblyer nga revista turke e karikaturës “Don Quichotte”.
Ekspozita qe hapur në qytetin jugperëndimor turk Didim.
Botuesi i kësaj reviste Erdogan Karayel i cili jetin në Gjermani ka kritikuar veprimin e autoriteteve turke duke e quajtur atë “skandal”. Në Gjermani një reagim i tillë do të ishte plotësisht i pa marrë me mend, ka thënë ai.
Nga ana tjetër, gazetat turke kanë cituar një politikan lokal turk nga partia e kryeministrit Erdogan, sipas të cilit karikaturat përmbajnë në vete fyerje për kryeministrin turk./albinfo

Edhe Saliu me çallmë I Turqisë shumë shpejt do ta hajë si ky i yni. Vetëm këta të çmendur mund të mendojnë se jetojnë ende në epokën e diktaturave dhe të censurës (1945-1990).
he vellezer kosovare ky ashte dishepulli juaj ..kete doni ,,mereni se do beni prokopi me te ky eshte islami i turqise ,,qe ju ka hedhur trute e gomarit ,aritet deri atje sa te mohoni figurat me te shquara te kombit ,,po nuk mjafton me kaq .ju na keni fyer dhe ne te shqiperise .,,ne kure nuk i kemi denigruar kete krenari ,,a nuk eshte fyerje kjo////// zoti judhente ment per mire