Arta Marku ka thyer heshtjen dhe ka thënë të vërtetën e saj mbi atë që e quajti “situatë absurdi dhe të pahijshme që është tentuar të krijohet në Prokurorinë më të rëndësishme të vendit, Prokurorinë për Krime të Rënda”.
Kryeprokurorja e Përkohshme thotë se ajo është me mandat të përkohshëm, por që krimi punon me kohë të plotë.
Deklarata e plotë e Arta Markut
Në këto pak orë të ditës, duke filluar nga dje, e ndiej se si qytetarë të përgjegjshëm, jeni të shqetësuar nga një situatë absurdi dhe e pahijshme që është tentuar të krijohet në Prokurorinë më të rëndësishme të vendit, Prokurorinë për Krime të Rënda.
Me përgjegjësinë e detyrës që më ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji, kam detyrimin institucional dhe qytetar për të komunikuar dhe ndarë me ju dhe me këdo që i do të mirën këtij vendi, por edhe miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë që asistojnë punën e institucionit të Prokurorisë në të gjitha nivelet, të vërtetën e kësaj situate të sajuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pa dallim.
Të dashur qytetarë,
Unë jam në detyrë me mandat të përkohshëm, por krimi i organizuar dhe korrupsioni ka mandat të përhershëm dhe punon me kohë të plotë.
Për këtë arsye, është në detyrimin tim ligjor që të marr masat e nevojshme ligjore për cilindo Prokuror apo Oficer të Policisë Gjyqësore që refuzon pa asnjë shkak ligjor, të ushtrojë detyrën dhe funksionin e tij kushtetues, për të luftuar kriminalitetin dhe krimin e organizuar në veçanti dhe, për më tepër, në Prokurorinë më të rëndësishme në vend.
Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor, kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit, për të përfaqësuar në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik.
Në këtë mënyrë, këta prokurorë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin që i detyron të jenë pjesë e shortit, për sa kohë janë prokurorë të asaj prokurorie, duke vepruar në kundërshtim të hapur me detyrimin kushtetues, sipas të cilit “Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe përfaqëson akuzën në gjyq në emër të shtetit…”.
Kjo, si dhe shkelja e rregullave të etikës, janë arsyet e vetme që më kanë detyruar që, si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme të qëndroj fort dhe të mos tërhiqem në zbatimin e kushtetutës dhe ligjeve të vendit tim, duke urdhëruar fillimin e hetimit disiplinor sipas përcaktimeve të nenit 160, pika 5 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ndaj këtyre prokurorëve që kanë refuzuar të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre që ju ngarkon kushtetuta dhe ligji.
E ndjej si përgjegjësi kushtetuese por edhe si detyrim qytetar, t’ju garantoj, se përsa kohë do të jem në detyrën që më ka ngarkuar Parlamenti shqiptar, sovrani im dhe i juaji, të dashur qytetarë të vendit tim, unë jam e vendosur për të zbatuar pa hezitimin më të vogël Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe Kodin e Etikës së Prokurorit dhe nuk mund të rri duarkryq kur prokurorët e shtetit refuzojnë të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese dhe ligjore.
Çdo prokuror që refuzon të bëjë detyrën do përballet me përgjegjësi disiplinore, por edhe penale sipas rastit.
Gjej rastin të falenderoj të gjithë prokurorët e ndershëm të sistemit të prokurorisë, por edhe ata prokurorë të Krimeve të Rënda që vazhdojnë të jenë në lartësinë e ushtrimit të detyrës që iu ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji dhe t’i garantoj se si Prokurore e Përgjithme, për aq kohë sa do të jem në këtë detyrë të lartë dhe fisnike, do të jem gjithmonë krah tyre në këto ditë të vështira që po kalon sistemi. Së bashku do të vazhdojmë përballjen tonë me krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe me të keqen e këtij vendi, pa asnjë lloj ngjyre.
Unë do të vazhdoj me ju krah për krah, të bëj detyrën time, me profesionalizëm dhe ndershmëri dhe dua të garantoj qytetarët shqiptarë se vendimmarrja ime nuk ka cënuar asnjë çështje, qoftë në hetim apo në gjykim, në Prokurorinë për Krime të Rënda. Për çështjen Shullazi ku një grup i caktuar prokurorësh refuzuan të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, është caktuar një grup prokurorësh për të përfaqësuar akuzën në gjykim. Po ashtu, një grup tjetër prej 4 prokurorësh po merret me çështjen Tahiri, nga momenti i regjistrimit të saj.
Të dashur qytetarë,
Për sa keni dëgjuar këto orët e fundit nga mediat dhe rrjetet sociale, nuk ka një të vërtetë tjetër përveç kësaj që unë sapo ju deklarova.
Gjithcka tjetër është spekulim dhe frikë nga përballja me krimin e organizuar. Prokurorët e ndershëm që ka Shqipëria sot, më shumë se kurrë, kanë nevojë jo vetëm për mbështetjen time, por edhe tuajën dhe unë jam e bindur se jemi në anën e duhur, jemi në anën e të mirës.
Së bashku do ta fitojmë betejën me krimin.
Faleminderit
Arta Marku
PROKURORI I PËRGJITHSHËM I PËRKOHSHËM
o.j/dita

Bravo burrneshe e shtetit demokratik! Bashke do te fitojme mbi hajdutet, kriminelet dhe tradhtaret e detit Jon, qe fshihen brenda Bunkerit Politik!
Pershendetje dhe pergezime Arta Marku te uroj suksese ne detyren tende fisnike dhe te veshtire qe po kalon
te injoroje Lehjet e Bandave ,
dhe te kerkoj hapjen e Dosjeve te Krimineleve ,
duke filluar qe nga koha kur salih mut berisha ishte President ,
per zhdukjen e shume personaliteteve Kosovare dhe shqiptare ,
e me radhe ,per 97 – degradimin e Shtetit ,
hedhjen ne ere te Gerdecit me pasoje 28-viktima
exzekutimi 4-qytetareve shqiptare
vjedhjet ne Miljona te Rruges Durres -morine
Tradhetine Kombetare fimosjen e Teritoreve Detare
ne favore te Greqise ,
– vjedhjen e Thesarit te Shtetit nga presodenti i lsi.-se
dhe Bllloku – Video
pasurite qe sot kane vene ,me rrogen e deputetit
te pajustifikushme ,
lobymin ke Grupime Mafioze per te ardhur ne pushtet
dhe rjepur perseri Shqiperine dhe larguar shqiptaret
nga Shqiperia ,
e pse jo te kerkojn arrestimin e bandave
Kur lexon deklaraten duket sikur ke perpara nje luaneshe, nderkohe qe pritshmerite jane menderosur te gjitha. Arta kishte mundesine te leviste me shume force… por edhe ajo vete ka frike. Keta te gjithe kane frike. Do te pranojne te gjithe (perfshire edhe Kryeprokuroren) te shkojne ne Pogradec, do te japin edhe doreheqje, do te largohen fare nga Shqiperia… vetem me mafian nuk duan jo te luftojne… por nuk kane guxim as te vijne ne salle te gjygjit. Te gjithe keta jane fajtore sepse vete e kane lene mafien te rritet e fuqizohet ne kete grade sa tani semuren po ta shikojne ne sy. Shullazi, Berisha, Dajti, Rama jane fuqizuar shume. Tani duhen te “prokurore te cmendur” per ti futur ne kafaz.
Ti japesh llogari te tjerve kur jeni komplet me zbatimin e detyres simbas ligjeve te kushtetutes.Jo vetem asht e tepert por dhe e pa pranushme.C’i duhet iksit apo ypsiloni te fusin hundet ne pune e tjetrit.Ketyre hundefutesve tu thohet hajdeni ne kuvend dhe diskutojeni.Kuvendi asht vendi qe hapen e mbyllen punet,cdo ceshtje.
Kjo eshte prokurorja qe i duhet Shqiperise ne keto caste . Ajo meriton , sa me pare qe te jete e mundur , te aprovohet nga Kuvendi , me mandat te plote 7 vjecar . Kjo kryeprokurorja e duhur, per periudhen teper te veshtire qe po kalojme dhe duhet te mbeshtetet plotesisht , nga Kuvendi , nga Ekzekutivi , nga forcat politike , nga institucionet nderkombetare dhe , akoma me fort nga Populli .
Meritoni respekt te vecante , zonja e nderuar MARKU .
jemi me ty zj. kryeprokurore
je shembull i drejtesise e integritetit.
Z.MARKU:MESAZHI JUAJ ESHTE I FORTE E I DREJTE,NDONSE ME VONESE.E KUPTOJME SE PO PUNONI SI NE RRETHIM:
-NGA NJE ANE KE KUNDER OPOZITEN QE NUK DESHI JU POR TIKUN E LLALLES SI FOLEA E MSHEFJES SE KRIMIT NE KETE VEND.
-KRIMI ESHTE FUQIZUAR SHUME SE KA MBESHTETJE POLITIKE MBI 28 VJEÇAR.
-SE JANE SHUME DOSJE TE VJETRA TE PAMBYLLURA.DHE PA U MBYLLUR ATO,DO KENI KUNDER 95 % TE POPULLIT KUNDER,TE GJITHA NENAT SHAMIZEZA TE ‘97,98,GERDECIT,21 JABARIT,RR.KOMBIT,ETJ KU JANE VRARE MBI 6000 NJERZ TE PAFAJSHEM.
-NUK KA GJYKATES NE KETE VEND QE TE JAPI DREJTESI EDHE NESE PREKURORIA DO JAPI DENIM SIPAS LIGJIT.ATO JANE 99 % TE KORRUPTUARA.
-SOT JU FOLET HAPUR,POR PREKURORIA ESHTE BERE BURIM ONFORMACIONI VETEM PER DISA MEDJE TE KRIMBURA VET.KJO E REBDON PUNEN E PREK.PERGJ.
-JANE BERE SHUME SHPIFJE PER KEDO,SHUME SAJESA BABALESH DHE NUK KA QEBDRIM TE PREKURIRISE.
-NE KETE VEND SUNDOJNE AKOMA ATA QE KAN VJEDHUR E VRARE NE 28 VITE E NUK JAN PARAQITUR KURRE NE DREJTESI.
NE KETO KUSHTE DUHET TE ZGJIDHNI NJE TRUP PREKURORESH BESNIK DHE TU CAKTOHEN DOSJET E KRIMIT,DUKE CAKTUAR AFARE,POR JU DUHET TE B/PUNONI EDHE ME NJE TRUP GJYKUESE QE TE MOS U LERE NE BALTE.
.JU DUA TE MIREN JU DHE KETIJ VENDI QE PO VUAN PER 28 VITE.
Znj. Marku keto jane pritshmerite e te gjithe atyre shqiptareve te ndershem qe jane mbi 80% e njerezve te thjeshte qe te mbeshtet ne misionin tend te shenjte per te derguar para drejtesise te gjithe ata shkeles te ligjit te djeshem dhe te sotem qe e kane shperfytyruar kete popull dhe kete vend me makuterine e tyre te pakufi duke emeruar ne sistemin e drejtesise ceta prokuroresh dhe gjykatesish, jo per te zbatuar ligjin,por per te mbrojtur vjedhjet, grabitjet, dhe vrasjet e kryera nen mbrojtjen e njerezve me pushtet,vazhdoni dhe hapni dosjet e politikaneve si berisha,meta,basha,rama,kryemadhi,atehere do te shihni mbeshtetjen e popullit.
denimi me te perjetshem i shullazit eshte thelbesor per drejtesine.
Zonja e nderuar Marku.Kete korurpusion ,kriminaliti i lidhur me qarqet e pushtetit ,e kemi peshqesh nga mafja neokomuniste e ketij tranzicioni te pa fund ..Dhe si ju , qe e dini me mire se ne ,por edhe ne populli i thjeshte ,e kupton shume mire kete mafje ,qe me keqeardhje , cdo dite sa vjen behet me brutale ,dhe per dite e jave rritet e zmadhohet me kreshento.Mos kini frike ,te garantoj se popullin mbi 85 % e keni pro jush dhe kondra mafjes bishe . Nuk jeni vetem z Marku ,keni popullin e ndershem pro jush ,por mos harrojme keni ne krahun tuaj Ameriken dhe BE:Jepini gaz ,mezi po presim , Dua te them , se jeni ne vije te drejte ,dhe doja ta thoshja se kenaqesia ne jete eshte te jesh me karakter ,dhe si ne,rastin tuaj ,eshte kenaqesi me e madhe te hysh per mire ne historine e Shqiperise se lodhur e sakatuar .Mos e harro , se jo cdo njeriut te ndershem ,i vjen rasti te hyje per mire ne histori ,prandaj ndryshon pozicioni i karriges tuaj ,ju erdhi shanci ne dere ,per mire apo per keq . Ju uroj ,gjithe te mirat familiarisht ,dhe i them ketyre komentueseve te me siperm ,mos hapin panik e frike ,jo si femijet e kopshtit ,tani jemi ne kohen e lulezimit te drejtesise ,ku e kemi FBI Amerikane ne cdo cep , qe a vrojton ,dhe respekt per FBI ne , e i faleminderit…..Prandaj..????!!!
Zonja Marku ke mbeshtetjen e gjithe shqiptareve te ndershem qe jane shumice.Lufta me krimin e organizuar eshte ne kulmin e saj.Qendro e patundur dhe me dinjitet.
Z. Marku vazhdo luften me kete mafje te rrezikshme ne politike dhe drejtesi se ka dale jasht kontrollit. E di qe eshte e veshtire dhe e rrezikeshme, por me sa shoh guximi dhe vetmohimi per te bere dicka temire per kete vend dhe popull nuk ju mungon. E po arrite qe ti futesh ne rreth dhe te shkojne aty ku e kane vendin keta super mafioz ,do jesh krenarija dhe heroina e ketije vendi. Vazhdo detyren dhe synimet qe ike vene vehtes per ta pastruar kete vend se, sado e rrezikeshme qe duket kjo supermafie, ata i ka zene frika deri nepalce . Ti ke popullin me vehte, dhe po pate nje popull te tere, ska politikane apo supermafioz te guxoje per te detyruar te terhiqeni nga rruga juaj e veshtire por e drejte. Respekte z. Marku.Kam besim dhe shprese se do i kaperceni te gjitha veshtiresit qe keni perpara dhe do arrini me ne fund suksesin tuaj, por me e rendesishmja do i beni nje sherbim te madh vendit dhe popullt tone.
Habitem pse merzitet zoteri Shullazi!
Ja edhe sikur te denuan, e pastaj?! Te ulim denimin dite perdite, me rastin e tere festave te te tre besimeve dhe te tri partive te mbedha! Edhe nipi i Negmies, u denua rende, 14 vjet, por brenda nje viti u ri-edukua, u rilinde, gjeti pune te garantuar ne ndermarrjen e gruas, dhe Shteti i EdRames e liroi…
Kot e shqeteson Prokuroren e Pergjithshme, dhe e detyron te kujtohet se eshte e perkohshme!
Ne kete dynja, te perkohshem jemi te tere motra Marku!
Po ti e ke edhe ndonje yckel, ne biografine tende si Pro.
Mos thuaj se je e zgjedhur prej Parlamentit. Nuk eshte e vertete. Je e votuar prej deputeteve te PS-se.
Kete duhet ta kishe menduar qe mahere.
Te shkoje te flisje me grupin e PD-se dhe t’i bindje ata se do ndiqje krimin me ligj…
Nuk them se ata ishin engjej, as te pafajshem, por ti e humbe te drejten te te besojme ne, te thjeshtet fare, ne qe duam e presim drejtesi…
Ja, edhe Sajmen po e nxirrni pa prokurore!
Ne krye ata qe te mbronin dhe ti vete, na the se duke qene e perkohshme, nuk kishe keto kompetenca, te shkarkoje, te transferoje…tani…e hoqe edhe ate te Tahirit!
Na jep nje shenje se je Prokurore, te lutem…
BRAVO PER KAQ POR JEPI ME SHUME GAZ DHE PER CDONJERI……!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Bravo,bile duhet perjashtim nga puna e shtetit e nga Drejtesia per keta prokurore qe nuk duan me be punen per te cilen marrin rroge nga shteti. Vete zgodhen me u perjashtuar,pra Mos te na dhimben hiç e te hetohen se kane mbrojtur krimin deri sot.