Shqipëria, e treta në Evropë për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme

DITA Online

Shqipëria renditet e treta në Evropë, pas Norvegjisë dhe Islandës, për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, me një përqindje prej 86 përqind të prodhimit të përgjithshëm në vitin 2016, konfirmon Eurostat, raporton “javanews”

Bazuar në statistikat zyrtare, ky nivel është më i lartë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian (BE), ku prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme kontribuoi në 30 përqind të konsumit total të energjisë elektrike gjatë vitit 2016.

Konsumi i energjisë në Shqipëri bazohet në prodhimin e energjisë elektrike sistem që varet  100 për qind nga hidrocentralet (HEC-et).

Hidrocentralet janë burimi më i rëndësishëm i energjisë së rinovueshme në Evropë, e ndjekur nga energjia e erës dhe energjia diellore.

Burime të tjera të rinovueshme për gjenerimin e energjisë elektrike përfshijnë drurin, biogazin, mbeturinat e rinovueshme dhe energjinë gjeotermale, shkruan javanews

Sipas Eurostat, në pesë vende të BE, mbi 50% e energjisë elektrike të konsumuar në vitin 2016 ishte prodhuar nga burime të rinovueshme; Austria (73%), Suedia (65%), dhe Portugalia dhe Danimarka (54%).

Nga ana tjetër, janë katër vende ku më pak se 10% e energjisë së konsumuar në vitin 2016 erdhi nga burime të rinovueshme: Malta (6%), Luksemburgu dhe Hungaria (të dyja 7%) dhe Qipro (9%).

Vendet me pjesën më të madhe të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme në vitin 2016, ishin Norvegjia (104,7%), Islanda (95,3) dhe Shqipëria (86%).

 

V.L/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Lavdi Enver Hoxhes, lavdi popullit shqiptare dhe sakrifica e te tij te panumerta!

    Dhe sot mburret Shqiperia per prodhimin e energjise nga burimet e rinovueshme.
    Hidrocentralet e kohes se Enverit, te ndeertuar nga inxhinjeret te talentuar shqiptare, nga tekniket e punetoret qe ndertuan keto vepra gjigande.

    Ne fillim te viteve 90 PD dhe pikerisht azem hajdari Ju kundervune ketyre vepra e Duke U perpjekur te aresyetojne se ndertimi I tyre ishte Gabim, Jo I studjuar, me shume shpenzime e paleverdi, qe cuan ne varferimin e popullit.

    A e imagjinoni dot sot.

    Mbushur gazetat RD me Kritika e akuza.
    U perpoq Prof. Radovicka te arsyetonte Po e pamundur.
    Dhe mendoni azem hajdari Kunder Prof. Radovickes. E tmershme, Skandal.

    RD , mjegulla, erresire, kunder dielli, drittes.

    Tani zeme vendin e trete ne Bote.
    Ku eshte Demo e intelektuali analitikja Markuku me gjithe tufen e zisit?

    Krahasoni me ata qe u besua Po sabotuan sa münden vepren e bonifikimt, tharjen e Maliqit.
    Kriminele.

    Atehere tufes maj te zisit
    VFLP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *