Në qytezën e harruar jeta rishfaqet në muret e pikturuara

redaktor

Një pastiçeri, një shtëpi botuese dhe një rrojtore janë shfaqur papritmas në një fshat në Irlandën e Veriut. Por nëse do të përpiqeshit të hynit në cilindo prej tyre, do të ishte e pamundur, sepse si në shtëpinë e babait të Pinokjos, Xhepetos gjithshka është e pikturuar.
Edi Rama nuk është i vetmi kryebashkiak që vendosi të lyejë muret e qytetit të tij. Në një përpjekje për të tërhequr turistë, qyteza e Bushmills e famshme për uiskin që për herë të parë u distilua aty përpara 400 vjetësh, ka pikturuar imazhe të ndryshme të një jete qytetase që nuk është më mbi dhjetëra fasada shtëpish e dyqanesh tashmë të braktisura.
Imazhet e pikturuara tregojnë dritare dhe dyer me njerëz po të pikturuar që shohin jashtë, pastiçeri me lloj lloj ëmbëlsirash e bukësh si dhe një këpucari në të cilën një burrë me kasketë duket sikur po rregullon një palë këpucë.

Nuk është hera e parë që Irlanda e Veriut provon diçka të tillë. Një përpjekje e ngjashme për të zbukuruar fshatrat në kontenë e Fermanagh-ut, në mënyrë që udhëheqësit e G8-s të mos vinin re se sa e trishtueshme ishte gjendja në atë zonë, ngjalli njëkohësisht zemërim dhe tallje; “kirurgji plastike për plagë të rënda” e cilësoi atë përpjekje një banor i zonës. Por, siç pohon për Reuters-in një këshilltar i pushtetit lokal, projekti i Bushmills për të cilin vetë banorët kanë mbledhur fonde për t’ia bashkëngjitur atyre të qeverisë, ka dalë me sukses; dy nga dyqanet e pikturuara janë bërë me pronarë të rinj. Cilado të jetë arsyeja, piktorët duket se kanë bërë punë të mirë./illyria

3

4

5

6

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *