Në vijim të sekuestrimeve të ndërtimeve pa leje apo me dokumentacion të falsifikuar në qytetin e Vlorës ka vijuar operacioni i nisur prej disa vitesh.
Sipas një njoftimi të Policisë së Vlorës, është vendosur masa e sigurise sekuestro preventive për një objekt 180 metra katrore brenda oborrit te shkolles se mesme “Ali Demi” në Vlorë, objekt qe ishte ne ndertim e siper nga nje kompani private.
Nderkohe jane referuar ne prokurori 150 raste te ndertimeve pa leje. Gjithashtu nga këto për 10 raste të referuara për veprat penale “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Fallsifikim të dokumentave”, “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim pa leje” pas përfundimit të hetimeve nga policia dhe pas kërkesave të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë Gjykata ka vendosur sekuestrimin e tokave dhe Ndërtimeve të paligjshme të cilat kapin vlerën mbi 30 milion euro.
Drejtoria e Policise se Vlores tregon edhe listen e sekuestrimeve. Ato jane 1700 meter ndertim ne zonen e Ujit te Ftohte. 87 mije e 634 truall, kullote ne komunen shushice, 12 366 neter truall ne komunen qender, 2 168 meter truall ne lagjen 24 maji ne qytet, te gjitha keto te perfituara ne menyre te jashteligjshme. Gjithashtu eshte sekuestruar edhe nje pallat me siperfaqe 1200 meter katrore ne lagjen “Pavaresia”, nje tjeter pallat 500 meter katrore ne vendin e quajtur 3 Racat ne qytetin e Vlores, nje tjeter ndertim ne zonen prane portit me siperfaqe 169 metra katrore. 20 039 netra katrore truall ne Pyllin e Sodes. Procedim penal ka nisur edhe ndaj institucioneve qe kishin per detyre ndalimin e ndertimeve pa leje. Keto aksione vijne ne nje kohe kur Qeveria e re, qe pret te votebesohet ne Kuvend ka deklaruar si prioritet disiplinimin urbanistik dhe goditjen e ndertimeve pa leje. Nje fenomen qe ka qene i ndjeshem prej 8 vjetesh por qe se fundmi po merr nje pergjigjie veçanerisht ne qarkun e Vlores./tch

bravo ky eshte nje lajm mire ,se maskarenjte e betonizuan gjithe vloren
me jua lumsha doren dhe mendjen…vazhdoni keshtu dhe do ta shikojme qe per nje vit shqiperia del nga “toka e djegur” qe ka lene pas mafia e salistanit!hallall qumshtin e nenes kush punon per vatane!
Po pallati i Lulzimes, ku ka pjese dhe Gita, kur e ka rrdhen?
Paska filluar prokuroria e Vlores “te punoje”,se mua qe bera kallezim per nje ndertim skandaloz te legalizuar nga Shaba dhe nga Sala me VKM(kalim ne pronesi te truallit) me dergoi Vendim Pushimi…Aq idiot ishte Tafili,sa me “bllokoi” dhe s’bera as ankim ndaj Vendimit…Ne pergjithesi jepet Vendim Mosfillimi(me mik),por ky hajdari me duket se e kishte te vetin Tafilin e ALUIZNI-t te Vlores ndaj ja rrasi si “kau peles”…Ne “arsyetim” kishte “sqaruar” se ndertime pa leje quhen dhe “tunelet” per depozita nafte,pasi subjekti ate veprimtari do ushtroje…dmth ne kundershtim me percaktimin e ligjit 9482 dt.03.04 2006 i cili perkufizon ndertimin pa leje…si ndertime “qe ngrihen lart” dhe jo ato “qe futen poshte” …..o klluf i Vlores…dhe flitet per 1750 m2 truall te kaluara ne pronesi vetem nga nje ndertim prej 25 m2…pra ne kundershtim dhe me ligjin e urbanistikes….1/3….cdo gje e dokumentua me gen-plan,ortofo,planimetri dhe me firma nga gjithe “loqet” e ish-shtetit shqiptar.. Keta deficentat ishin aq te sigurt ne “perjetesine e tyre”, sa s’e kishin per gje te hidhin firmen dhe ne kundershtim me ligjin…
Qarkullojne zera se Kryebashkiaku Gjika po mendon seriozisht doreheqjen e parevokueshme. Te gjitha keto ndertime kane kaluar me firmen e tije dhe te parfumosura me valute per Gjiken dhe asistentet e tije. Personat e prekur nga sekuestrot ne kete pike e dine mire se ku te ndresohen per “prerjen ne bese”.
PERPARA…….