Humb jetën aksidentalisht shoferi më i vjetër i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.
Bëhet fjalë për shtetasin Kushtrim Çelaj 56 vjeç nga Gjirokastra.
Çelaj humbi jetën teksa ka rënë në kontakt me korrentin, në ambientet e jashtme të banesës së tij.
Menjëherë ai është transportuar me urgjencë drejt institucionit ku ka shërbyer për 30 vjet si shofer autoambulance, por nuk ka shpëtuar dot.
M.H/ Dita
