Athinë, në pranga 22 persona mes tyre edhe shqiptarë

Mila Hysotoci

Policia greke ka ndërmarrë një operacion të madh në Athinë, ndërsa janë arrestuar 22 persona, mes të cilëve 11 greke dhe 11 të huaj, ku disa prej tyre janë shqiptarë. Operacioni është zhvilluar prej ditës se djeshme nga sektori i luftës kundër krimit të organizuar të Athinës në ishullin Zakynthos.

Të arrestuarit akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës. Shumica e arrestimeve janë bërë në Zakynthos, por arrestime ka pasur edhe ne Athinë dhe Pyrgo. Operacioni është kryer nga 20 agjentë civile të anti-krimit të organizuar.

Burimet bëjnë të ditur se kjo organizatë ka arritur të sjellë në ishull 700 kg marijuanë. Mësohet se operacioni vijon ndërkohë që mësohet se 22 të arrestuarit e deritanishëm do të çohen në prokurori në orët e vona të mbrëmjes së sotme.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *