Votuesit fiktivë në Kukës, PS kërkon komision hetimor

anazapta

Partia Socialiste ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor, i cili do të hetojë mbi shtimin e banorëve të qarkut të Kukësit. Deputetët e PS-së kërkojnë që Kuvendi të ngrejë një komision për të verifikuar listat e votuesve kryesisht në komunat e qarkut të Kukësit, ku është vënë re një numër shumë i madh votuesish në krahasim me banorët e këtyre zonave.

Kërkesa e PS-së për çështjen e votuesve të Kukësit vjen pas dy letrave të njëpasnjëshme që përfaqësuesit e kësaj force në KQZ i kanë dërguar Ministrisë së Brendshme për t’u vënë në dispozicion listat e votuesve.

Letrat e përfaqësuesve të majtë në KQZ nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Brendshme, me pretendimin se vënia në dispozicion të listave të votuesve përbën shkelje të privatësisë.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *