Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se javën tjetër do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj ka thënë përmes Facebook-ut se në SHBA do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e tij dhe me delegacione ndërkombëtare. Ai po ashtu ka thënë se do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sipas Haradinajt, kjo vizitë do të ketë në fokus “fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës” si dhe forcimin e “partneritetit me SHBA-në”.
l.h/ dita

Ramush Haradinaj në Opinion të Blendi Fevziut para ca ditësh:
RAMUSHIi: Kemi qenë një familje që e kemi pas(ur) dashurinë për Shqipërinë pa kushte, kemi shkuar në burgje, e kemi dashur Enver Hoxhën
BLENDI Fevziu: A e do akoma Enver Hoxhën?
RAMUSHI (i zënë ngushtë): Nuk di tani a e du atë, Shqipërinë e dua akoma.
Po thuaje troç o komandant se nuk është gjë e re që UÇK-ja dhe kosovarët e donin Enver Hoxhën si burrë shteti i Shqipërisë ndonëse përndiqeshin e burgoseshin nga UDBja për këtë. Edhe në Shqipëri pas 90es UDBja e ka sulmuar vazhdimisht Enverin, ndërkohë që e shkatërronte Shqipërinë.
50% e shqiptarëve të Shqipërisë e duan akoma dhe nuk është turp të pranosh që edhe ti dhe unë e duam z.Haradinaj. Të vetmit që s’e kanë dashur kurrë janë Titistët si ish-kryeministri Isa Mustafa që ka fotografi duke bërë homazhe në varrimin e Titos.