Testi i ADN bën bashkë vëlla e motër pas 30 vitesh

Leda Hysa

 

Testi i ADN-së ka bërë bashkë vëlla e motër, të ndarë dhe të braktisur nga prindërit në Korenë e Jugut kur ata ishin katër vjeç.

Justin Kragt dhe Renee Alanko, u braktisën nga prindërit në Seul gjatë vitit 1984.

Kragt ishte adoptuar nga një familje në Oregon të Amerikës, ndërsa motra ishte adoptuar dhe rritur në Kaliforni.

Ata jetonin vetëm 600 milje larg njëri-tjetri dhe nuk e dinin për ekzistencën e tyre. Gjithçka ndryshoi kur Alanko bëri testin e ADN-së.

Kragt gjithashtu bëri testin në vitin 2014, me shpresën se do të gjente ndonjë të afërm, por mori një letër në të cilën thuhej se ADN-ja e tij ishte përputhur me një tjetër.

Gjithmonë kishte menduar se ishte braktisur për shkak se ishte me nevoja të veçanta dhe problemeve me zemrën.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *