Tirana Public Transport është aplikacioni më i ri që u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kryeqytetit që përdorin transportin publik.
Me moton që programuesit duhet të bëjnë diçka të mirë edhe për komunitetin, Akili u ka ardhur në ndihmë qytetarëve të Tiranës me aplikacionin më të ri, Tirana Public Transport që tregon lëvizjen në kohë reale të autobusëve.
“Aplikacioni funksion duke marr të dhënat e të gjitha linjave të autobusit me anë të pajisjeve GPS, të instaluara në shumicën, 99% të autobusëve në Tiranë. Pikat blu në hartë janë vendndodhja e autobusëve në kohë reale, e cila përditësohet çdo 10 sek”, u shpreh Akil Rajdho, programues i TPT.
“Çdo ngjyrë është një linjë më vete. Linja me ngjyrën mavi është e unazës; linja me ngjyrën blu është e Kombinat –Kinostudio; ngjyra jeshile duhet të jetë linja e Tiranës së re”, sqaron Akil Rajdho.
Por jo vetëm kaq, aplikacioni që shkarkohet fare lehtë në App store, pa kosto apo humbje kohe, të çon në destinacionin që dëshiron, mjafton të shënosh rrugën ku je dhe atje ku do të shkosh.
“Pjesa kryesore e funksionalitetit të aplikacionit është që ti të arrish të gjesh vendin ku do të shkosh duke përdorur një linjë autobusi. Dhe duke klikuar butonin drejtimet sistemi të thotë që ke për të bërë 932 metra, ke për të bërë 4 stacione. Stacioni i nisjes është Qëndër, stacioni i fundit mbërritjes medreseja. Dhe shkohet me linjën e kombinatit”, thotë Rajdho.
Synimi i Akilit është që ky shërbim të mundësohet edhe për transportin ndërqytetas, jo vetëm për atë brenda Tiranës. Por fillimisht, duhet të përmbushen disa hallka që mungojnë në aplikacion për 300 përdoruesit që janë deri më tani.
“Problemi që kemi hasur është mungesa e informacioneve, s’kemi ngjyrat zyrtare të autobusëve apo oraret e tyre”, shprehet ai.
M.H/ Dita

Shume mire more Akil djali…Po a keni ndermend te çpikni ndonje sistem kontrolli per kondicioneret dhe sistemin e ventilimit, se as ne Afriken e zeze nuk ka standarte te tilla te autobuzeve urban ne qytetet tona…
Or ti Geg Hyseni, femijet si i bere ? Te gjithe pernjehere, apo me rradhe? Prit nje here. Shiko kenaqu njehere me projektet 3D, pastaj me vone do behet tenderi i kondicionereve apo dritareve qe hapen.
Je i lezetshem ti “Hosteni”! Kenaqu me 3D, pavarsisht se te rrjedh djersa dhe merr turli ererash ne autobuzat e Tiranes. Hapi i pare eshte qe pasagjeri te mos kete kete shqetsim, pastaj te besh “femije” te tjere ashtu si thua ti. Une habitem se si i lejon Bashkia keto autobuza pa kondicionere te pershtatshem!
Ironi o Niku, ironi.
PO KU PYESIN FATORINOT DHE SHOFERET E UNAZES ATA NDALOJNE NE STACIONE I FUSIN NJE DUHAN,OSE NJE BYREK PRESIN SA TE IKI I PARI OSE TE VIJ I DYTI DMTH SI U DO BYTHA FATORINOS PER TE BERE ME SHUME PASAGJER POPULLI RRI SI DELE E PRET …KJO ESHTE UNAZA