Për Milanin vazhdon të mbetet tabu fitorja me Atalantën në “San Siro”. Tri pikët ndaj bergamaskëve në shtëpi mungojnë prej katër vitesh, më saktë nga janari i 2014-ës . Kuqezinjtë barazuan 2-2 në sfidën e javës së 5-të të këtij sezoni në Serinë, duke lënë dy pikë të çmuara në një 90-minutësh që nuk e manaxhoi si duhet.
Kuqezinjtë nuk arritën të shënon golin që do t’u jepte qetësinë dhe në minutën e 54-t, Papu Gomez barazoi shifrat, i shërbyer nga Zapata. Milani reagoi shumë shpejt, duke gjetur për herë të dytë golin e epërsisë, këtë radhë me Bonaventurën, me një devijim të zgjuar në shtyllën e parë.
Formacioni i drejtuar nga Gattuso pati mundësi të tjera për të mbyllur llogaritë me Atalantën, por dështoi në kundërsulm dhe në minutat shtesë u ndëshkua nga goli i Rigonit, që i hoqi dy pikë shumë të vlefshme për renditjen.
M.H/ Dita
