Bulqizë, barishtet dhe ferrat kanë mbuluar tabelat sinjalizuese

Mila Hysotoci

Në rrugën Ura e Qytetit-Zerqan në Bulqizë barishtet dhe ferrat kanë mbuluar tabelat sinjalizuese. Ky aks nuk mirëmbahet prej muajsh.

Banorët e zonës që e njohin rrugën dinë të ruhen dhe shmangin lëvizjet gjatë natës, por të 12 kilometrat e këtij aksi janë një kërcënim serioz për jetën e udhëtarëve nga larg. Në një pjesë të saj, asfalti është zhdukur pasi rrëshqitja e dheut e ka dëmtuar rrugën.

Drejtuesit e mjeteve shpesh rrezikojnë të bëjnë aksident për të shmangur ferrat që nuk i heq askush. Ndërsa gjatë dimrit kjo rrugë shpesh bëhet e pakalueshme si pasojë e mospastrimit të kanaleve kulluese dhe reshjeve të dëborës.

M.H

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *