Njeriu që nuk shfrytëzoi shansin e dytë!

anazapta

Sali Berisha do të ulet ditën e sotme për herë të fundit në karrigen e kryeministrit të vendit. Stafi i tij ka lajmëruar se do të zhvillohet mbledhja e fundit e qeverisë, ku pritet të miratohen dhe largimet e zëvendësministrave. Berisha u ul në karrigen e shefit të ekzekutivit në shtator të vitit 2005, pas largimit të Fatos Nanos, dhe vinte për herë të dytë në pushtet pas rrëzimit që iu bë në vitin 1997. Berisha është ndër të paktët politikanë, që historia e Shqipërisë është treguar bujare, duke e rikthyer për herë të dytë në pushtet, pas një largimi të dhunshëm për shkak të dështimit të qeverisjes së tij. Gjatë tetë viteve të fundit, ai pati shansin të hynte në histori, për të lënë gjurmë. Por me një vështrim të shpejtë, janë të paktat gjërat që ai mund të krenohet. I ulur në karrige me premtimin e duarve të pastra, Berisha ikën nga pushteti me një mal me akuza për korrupsion, por dhe për shitje të interesave të vendit, dhe mbi të gjitha, mban mbi shpinë akuza për përgjegjësi në humbje jetë njerëzish, si rasti i Gërdecit, apo dhe i 21 Janarit, ku Garda e Republikës vrau katër demonstrues antiqeveritarë, përpara zyrës së tij.

 

Shansi i dytë, ose shansi i artë

Nga viti 1992, deri në vitin 1997, Sali Berisha thuajse mbretëroi në Shqipëri dhe iku me revolta popullore për shkak se qeveria e tij dështoi në menaxhimin e skemave piramidale, por dhe vendosjes së një gjysmë diktature në vend. Ikja e tij u duk se do të ishte përfundimtare, për shkak sepse në vend së paku nga raportimet që shkruhen, janë mbi 3000 të vrarë për shkak të trazirave. Toleranca e socialistëve, por dhe korrupsioni i shtuar e qeverive të së majtës, bënë që shqiptarët t’i japin një tjetër shans Berishës, atë që nuk ia kishin dhënë askujt më parë. Berisha në 3 korrik 2005 fitoi zgjedhjet dhe me disa të majtë që u bënë të djathtë premtoi luftë ndaj korrupsionit dhe dënim për të gjithë ata që abuzonin me pushtetin. Me kalimin e muajve u kuptua se premtimet e tij ishin vetëm një demagogji elektorale dhe se Berisha nuk i kishte seriozisht ato që kishte thënë përpara qytetarëve. Në vitin 2008, më saktë në 15 mars të atij viti, shpërthen një qendër demontimi armësh në Gërdec ku humbën jetën 26 persona. Faktet e mëvonshme treguan se në atë histori ishin lidhur edhe familjarë të kryeministrit, ku veç baxhanakut të tij që humbi jetën atje, lidhej edhe djali i kryeministrit. Berisha këtë tragjedi e kaloi me një sukses që sipas tij ishte meritë e qeverisë demokrate. Në zgjedhjet e vitit 2009, nuk arriti dot të fitonte votat e mjaftueshme për të qeverisur i vetëm dhe u detyrua të kërkonte bashkëpunimin e Ilir Metës, që kishte katër mandate në Kuvend. Nga viti 2009 deri në vitin 2013, Berisha u mundua vetëm të mbijetonte në qeveri, duke përdorur të gjitha marifetet për të arritur kulmin e tyre, me vrasjen e 4 demonstruesve opozitarë, në 21 janar. I trembur nga humbja e pushtetit, Berisha u mbrojt me plumba për të larguar protestuesit. Për ato vrasje ai shpiku llojë-lloj justifikimi, për të fshehur krimin qeveritar. Një vit më pas, prishi dhe zgjedhjet në Shqipëri, duke i dhënë Lulzim Bashës karrigen e kryebashkiakut në tavolinë, edhe pse nuk kishte shumicën e votave. Kjo i dha sinjalin e fundit shqiptarëve, se në këtë vend, nëse do të vijonte të qeveriste Berisha, nuk do të kishte më të ardhme. Ndërsa më pas, për t’i dhënë një grusht të fortë në zgjedhjet 23 qershorit 2013 dhe për ta lënë PD-në me një rezultat në minimumin e vet historik.

 

Bilanci

Mburrjet e Berishës dhe qeverisë së tij, në këto tetë vite, janë hyrja në NATO, liberalizmi i vizave, dhe mos rënia e vendit në krizë ekonomike. Në fakt të gjitha këto janë arritje normale për një vend në zhvillim. E para ishte një dashamirësi e SHBA-së dhe aleatëve të tjerë për të dhënë një dorë vendit tonë të jetë i integruar në struktura sigurie dhe bashkëpunimi. Edhe liberalizimi i vizave ishte një vendim i Brukselit dhe ne ishim të fundit në rajon që i morëm, duke dështuar për dy vite me radhë. Në një ekonomi informale, ruajta e disa treguesve pozitiv nuk është diçka e vështirë. Berisha duhet që në këto tetë vite të bënte gjëra të cilat në fakt do ta bënin të mbahej mend. Në fillim duhet të kishte problemin e votës, që askush të mos kontestonte rezultatin. Në vitin 2009 opozita bëri të pamundurën për transparencë dhe nuk e arriti, dhe në vitin 2011 në mënyrë të hapur u vodh mandati i Bashkisë së Tiranës në sy të gjithë botës. Po ashtu, lufta ndaj korrupsionit ka qenë minimale dhe në çdo vit është përkeqësuar situata. Për të mos folur për situatën me pronën, me median, me zbatimin e ligjit dhe vënien e drejtësisë në vend. Berisha në këto tetë vite ka qenë një person me pushtet për të mira materiale për rrethin e tij familjar, por dhe më gjerë. Në një bilanc të plotë ai nuk ka asgjë për t’u krenuar dhe rrëzimi i tij nga kali është thjesht një dënim që shqiptarët i dhanë pasi zhgënjimit që ky u bëri me shansin e dytë. Ai ka lënë një tokë djerrë dhe qeveria e re, nëse do të hyjë në histori, i duhet shumë punë. Dhe nëse do të jetë si qeveria që po lëmë pas, mjafton të bëj demagogji dhe mund t’i shtyjë edhe ajo tetë vjet.

 

Kryeministrat që kanë drejtuar vendin për 101 vjet

Kryeministri                              Merr detyrën                Lëshon detyrën                  Partia

1. Ismail Qemali                                    1912                            1914                     asnjë

2.  Fejzi bej Alizoti                                1914                            1914                     asnjë

3. Turhan Pasha Përmeti                       1914                            1914                      asnjë

4.  Esat Pashë Toptani              1914                            1918                       asnjë

5 . Turhan Pasha Përmeti                      1918                            1920                        asnjë

6 . Sulejman Pashë Delvina                   27 Mars 1920              14 Nëntor 1920       asnjë

7.  Iliaz Bej Vrioni                                 10 Dhjetor 1920           19 Tetor 1921          asnjë

8. Pandeli Evangjeli                               1921                            1921                  P. Popullore

9. Qazim Koculi                        6 Dhjetor 1921            7 Dhjetor 1921             P. Përparimtare

10. Hasan Prishtina                   7 Dhjetor 1921             12 Dhjetor 1921           asnjë

11. Idhomene Kosturi               12 Dhjetor 1921           30 Dhjetor 1921           asnjë

12. Xhafer Ypi                         30 Dhjetor 1921           4 Dhjetor 1922             Partia Popullore

13.  Ahmet Zogu                   4 Dhjetor 1922                5 Mars 1924               Partia Popullore

14.  Shefqet Vërlaci                  5 Mars 1924              2 Qershor 1924             P. Përparimtare

15.  Iliaz Bej Vrioni                   2 Qershor 1924            16 Qershor 1924          asnjë

16.  Fan Noli                            16 Qershor 1924          26 Dhjetor 1924           Partia Popullore

17.  Ahmet Zogu                      26 Dhjetor 1924           30 Janar 1925             Partia Popullore

18. Koço Kota                         10 Shtator 1928           5 Mars 1930                asnjë

19. Pandeli Evangjeli                  5 Mars 1930               22 Tetor 1935              Partia Popullore

20. Mehdi Bej Frashëri             22 Tetor 1935              9 Nëntor 1936             Partia Popullore

21. Koço Kota                         9 Nëntor 1936             8 Prill 1939                  asnjë

22. Shefqet Vërlaci                   12 Prill 1939                4 Dhjetor 1941             P. Përparimtare

23. Mustafa Kruja                    4 Dhjetor 1941             19 Janar 1943              asnjë

24. Eqrem Bej Libohova           19 Janar 1943              13 Shkurt 1943            asnjë

25.  Maliq Bushati                    13 Shkurt 1943            12 Maj 1943                asnjë

26. Eqrem Bej Libohova           12 Maj 1943                9 Shtator 1943             asnjë

27. Ibrahim Bej Biçaku             9 Shtator 1943             24 Tetor 1943              I Pavarur

28. Mehdi Bej Frashëri             24 Tetor 1943              3 Nëntor 1943             asnjë

29. Rexhep Bej Mitrovica          3 Nëntor 1943            18 Korrik 1944            asnjë

30. Fiqri Dine               18 Korrik 1944            26 Tetor 1944             asnjë

31.  Enver Hoxha                     1 Janar 1946                20 Korrik 1954            PKSH

32. Mehmet Shehu                   20 Korrik 1954            18 Dhjetor 1981           PPSH

33. Adil Çarçani                       18 Dhjetor 1981           22 Shkurt 1991            PPSH

34. Fatos Nano                        22 Shkurt 1991            5 Qershor 1991            PSSH

35. Ylli Bufi                              5 Qershor 1991            10 Dhjetor 1991           PSSH

36. Vilson Ahmeti                     10 Dhjetor 1991           13 Prill 1992                asnjë

37. Aleksandër Meksi   13 Prill 1992              11 Mars 1997              PD

38. Bashkim Fino                     11 Mars 1997              24 Korrik 1997            PSSH

39. Fatos Nano                        24 Korrik 1997            2 Tetor 1998                PSSH

40. Pandeli Majko                    2 Tetor 1998                29 Tetor 1999              PSSH

41. Ilir Meta                             29 Tetor 1999              22 Shkurt 2002            PSSH

42. Pandeli Majko                    22 Shkurt 2002            31 Korrik 2002            PSSH

43. Fatos Nano                        31 Korrik 2002            11 Shtator 2005           PSSH

44. Sali Berisha                        11 Shtator 2005           9 shtator 2013              PD

45. Edi Rama                            Shtator 2013                           –                       PSSH

 

 

Share This Article
5 Comments
    • Aman, mos na e nxirrni më këtë surratin e këtij shpellarit, këtij satrapit të Viçidolit, këtij qelbësirës, këtij kriminelit gjakatar, këtij tradhtarit të Kombit, se duam ta harrojmë e të rrimë të qetë.

  • Ne 43 kryeministra qe kan qeverisur vendin, ky i fundit, me emrin SALI SHEQERE BERISHA ka qen nje nder me te felliqurit ne historin e ktij shteti!
    Na ruajte zoti,se mos e pasoj ndonje si ky lloj,se per hir te zotit ,shqiperin e shqiptaret i mori lumi,me keq se ci ka mare!
    Gollovare e katundare te ktij kallepi edhe atij Haradinajt ne Kosove mos na afrofte zoti se do u mallkoj per te mos u bere me kurre!

  • Z.erion! Juve nuk kini parashikuar shansin e trete të berishes? Ky shans nga shumica e analisteve dhe opinionistëve titullohet “Tufina-3”. Ju realizofshin atje nentoke endrrat delirante sepse mbi tokë të gjalleve siç duket ju ka ardhur mendja!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *