Pierre De Ronsard, poezia e dytë për Gjergj Kastriot Skënderbeun

Ornela

Moikom Zeqo

Është e famshme soneta që poeti i shkëlqyer francez Pierre De Ronsard ka botuar në librin e historianit Lavargin, për historinë e jashtëzakonshme të të madhërishmit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që në realitet është një variant përkthimi, ose një përshtatje e mënçur, por e plotësuar edhe me fakte të librit epokal të Marin Barletit.

Është interesante për të bërë një përshkrim krahasimtar,  të plleshëm dhe të dobishëm se si kryevepra e Marin Barletit të Gjergj Kastriot Skënderbeut dyzohet, që nuk është gjë tjetër veçse procesi i një shumëzimi nën penën e shkëlqyer dhe stilistikën e hajtme e krenare të historanit francez Lavardin.

Si, qysh, pse, pikërisht Lavardini e zgjodhi theksin latin tëBarletit?

Kjo është një enigmë, por edhe e vetkuptueshme në mjedisin e shqetësuar, gati apokaliptik të europës, të kërcënuar nga imvazioni i turqve luftarak, të paepur, të egër, triumfues, të pandalshëm që kishin ribërë edicionin e dytë të sulmit mongol.

Në këtë ankth dhe ngërç europian  Jacques de Lavardini e shkruajti frengjisht kronikën madhështore dhe frymëzuese për Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Është tashmë diçka e njohur, që Faik Konica, ky erudit i pavdirë, që në vitin 1897, e spikati, evuri në optikën e tij poezinë e famshme të Pierre De Ronsard të botuar si përkushtim dhe homazh në librin e Lavardinit që i kushtohet drejtpërdrejtë figurës dritësuese e marramendëse të Gjergj Kastriot Skënderbeut,  pikërisht sonetin në origjinalin frengjisht Faik Konica e përktheu në shqip por duke respektuar kuptimshmërinë e çdo vargu, duke treguar kujdes ,që të jepte në maksimum domethënien poetike, pamëtuar, që ta përshtaste me rimat e veta, gjë që ka gjasa të dëmtonte origjinalin në këtë mënyrë pershtatjeje.

Edhe unë e kam përkthyer në shqip poezinë e Pierre De Rosard (natyrisht pa rima).

Një analizë konceptuale e kësaj poezie paraqet vërtet një interes shkencor, të veçantë.

Poezia flet pikërisht për epirin, që sipas autorëve antik ka qënë shumë i pasur me kuajt, madje është e njohur raca (e kuajve epirote).

Në këtëo kuaj kalorësit fitonin çmim në olimpiadat antike, të zhvilluara në malin Olimpin e shenjtë.

Kalorësit e Epirit mbanin në dejet e tyre gjakun antik dhe fisnik të heroit të famshëm Akilit.

Pierre De Ronsard nuk harron që të përmend dhe Pirron e Epirit, i cili qe një nga strategët më të shkëlqyer dhe më të famshëm klasik.

Pastaj përmendet Skënderbeu ngadhnjimtar, që luftoi kundër “turmave skythe” të cilat e kishin zhdukur Ungjillin në hapësirat e Azisë.

Pierre De Ronsard e mbiquan Skënderbeun si nder të shekullit të tij, si “i hatashmi shqiptar”.

Dora e tij “i shkatërroi turqit 22 herë”.

Lavdia e tij qe e madhe dhe e jashtëzakonshme.

Por krejt e kërcënueshme ngaVdekja dhe Harrimi.

Skënderbeu do të vdiste i përpirë nga Fati dhe do të harrohej.

Do t’i zhbëheshin bëmat dhe Kujtesat do t’i pluhurizoheshin nëse dijetari Lavardin me punën e tij diturake, do ta luftonte dhe do ta mundëte vdekjen e Skënderbeut, “duke i rikujtuar të gjitha betejat e Gjergj Kastriot Skënderbeut”.

Soneti i Pierre De Ronsarid pothuajse njihet nga të gjithë.

Por ndoshta nuk dihet gjë tjetër.

Një poezi po aq e mrekullueshme dhe e çuditshme e Pierre De Ronsard për Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Siç duket ka mbetur jashtë vëmendjes.

Pse?

Ka një arsye qëështë substanciale për hulumtuesit.

Pëveç librit mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun historiani i madh francez Jacques de Lavardin, kashkruajtur dhe një libër tjetër  gjithashtu vëmëndjendjellas që quhet “Historia e Turqve”.

Pikërisht  në këtë libër, gati të panjohur nga dijetarët shqiptare Skënderbeologëështë Poezia e Dytë në frengjisht e Pierre De Ronsard.

Dhe ja teksti origjinal:

 

Je ne puis, Lavardin, voir ces fai ces glorieux

Du vaillant Epirote, et sa vertu notoire

Par le lustre non feint de ceste belle Historie,

Sans blasmer nos François, vaillant trip furieux:

 

Sans souspirer de quoy ou nous ne faision mieus,

Ou au moins aussi bien, reduisants en memoire

Combien nous en serions peu guaigner de territoire

Du barbare estranger grand et victorieux.

 

Miserables François, en liberte serviles

Par l’obstination de la guerre civile,

Changez par ceste Histoire en bien votre malheur:

 

Imitez Scanderbeg, et ayez quelque honte

Que l’infidelite des barbares vous domte,

Si vous estes Chretiens et de quelque valeur.

 

Në përkthimin tim në shqip kjo poezi tingëllon me tërëkuptueshmëri:

 

Nuk mundem o Lavardin, t’i shikoj këto fakte kaq të lavdishme

Të Trimit Epirot dhe të virtytit të njohur,

Nga shkëlqimi jo i rremë i kësaj Historie të Bukur,

Pa i blasfemuar Francezët tanë si trima shumë të tërbuar:

 

Pa e pretenduar atë, që ne nuk e bëjmë më mirë,

Ose të paktën, të reduktojmë në mendje

Se si ne duhet të fitojmë territorët

Kundër barbarit të huaj të madh dhe fitimtar.

 

Francezët mizerabël, me një liri servile,

Nga domosdoshmëria e luftrave civile,

Oh, ta ndyshosh pa dyshim historinë për të mirë,

Kundër fatkeqësisë tonë:

 

Merrni pra për shëmbëlltyrë

Skënderbeun që t’ju vijë turp,

Për atë, që pabesnikëria e barbarëve ju mposht,

Edhe pse jeni të krishterë dhe me disa cilësira.

 

Çdo të thotë kjo poezie, ka formën e një kushtrimi?

Kjo poezi qëështë një apel për tërë francezët, pra për tërë Francën, në një lak kohor të grindjeve shkatërrimtare midis tyre, që Pierre De Ronsard i quan “La guerre civile“?

E pse pikërisht Pierre De Ronsard u tregon francezëve kontemporan, me një fjalë bashkëkohësve të tij të çoroditur, të hutuar, ndoshta dhe pa prespektivë shëmbëlltyrën madhështore dhe të ndritur të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Pse në një dëshpërim dhe në një ankth ai përmend vargun e tij gati apokaliptik “Miserables  François, en liberte serviles“?

Vetkuptohet se Pierre De Ronsard i stigmatizon ose siç thotë vetë i blasfemon francezët “Sans blasmer nos François, vaillant trop furieux“.

Qëllimi është e epërm, ai e kupton që furia turke apo “pabesnikëria e barbarëve” po i mposht popujt e krishterë, edhe pse  mbahen si të tillë, edhe pse i kanë disa cilësi.

Frika e madhe është frika për të mbijetuar.

Është frika e cila kthehet në një vetëdije të pakufishme për të bërë një qëndresë heroike kundër pushtimit të tmerrshëm turk.

Është fjala për një vetëdije të tërë popujve europianë, pra të një koineje triumfuese europiane

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *