Obeziteti te femrat rrit rrezikun e kancerit

Mila Hysotoci

Obeziteti do të jetë shkaku kryesor i kancerit te gratë brenda vitit 2043, sipas një raporti kërkimi mbi kancerin.

Aktualisht, 12% e kancereve te femrat janë të lidhura me pirjen e duhanit dhe 7 % me mbipeshën dhe obezitetin.

Kërkimet mbi kancerin në Britaninë e Madhe llogarisin se deri në vitin 2035, 10 % e kancerit te gratë (rreth 25,000 raste) mund të lidhen me pirjen e duhanit dhe 9 % (rreth 23,000 raste) me obezitetin.

Por ndërkohë që numri i duhanpirësve është në rënie dhe obeziteti po rritet, hendeku parashikohet të zhduket brenda 25 vjetëve.

Shifrat supozojnë se tendencat aktuale do të vazhdojnë.

Te meshkujt e Mbretërisë së Bashkuar, obeziteti nuk parashikohet t’ia kalojë duhanit si shkak i parandalueshëm i kancerit, për shkak se numri i meshkujve që pijnë duhan është më i lartë se ai i femrave.

Megjithëse obeziteti po bëhet më i zakonshëm edhe te meshkujt, mbipesha te femrat mendohet të jetë një nxitës më i madh i kancerit në popullatën e gjinisë femërore.

Raporti thotë se llojet e kancerit të lidhura me pirjen e duhanit përfshijnë leukeminë akute mieloide, kancerin e mushkërive, të fshikëzës, të zorrës, të qafës, të pankreasit dhe stomakut.

Kanceret e lidhura me mbipeshën ose obezitetin përfshijnë atë të zorrëve, fshikëzës e tëmthit, veshkave, mëlçisë, kancerin e gjirit, vezoreve dhe tiroideve.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *