Tre administratore qendrash masazhi janë arrestuar për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe një u shpall në kërkim.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore, finalizuan operacionin policor të koduar “Extra Service” në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:
– H. D., 33 vjeç, banues në Tiranë
– A. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë
– L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë
si dhe është shpallur në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç, banues në Tiranë
“Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion, vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni.”
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambjente ku ushtrohej ky aktivitet. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të metejshme.
M.H/ Dita

.. kontrolloni zyrat ..!
Menderatori,
ky komenti eshte për profehorr Tarifën,
meqë pamfletin e tij e kishte filluar duke lidhur emancipimin erotik me ate politik.
Hapini komentet se mund ta emancipojmë ne profehorrin 😛
Turmat do të jenë gjithmonë në nivel nën mesatar. Mosha madhore do të ulet, barriera e seksit do të bjerë dhe demokracia do të mbërrijë në gjendje absurdi duke e lënë vendimmarjen në dorë të të paaftëve.
Do te ndeshkohet për parimin e saj abstrakt mbi barazinë, që nuk e detyron injoratin të arsimohet, që nuk e detyron mashtruesin të gjykohet, që nuk detyron fëmijën të rritet dhe maskarain të ndreqet.
E drejta publike që ngrihet mbi barazinë do të thërrmohet nga pasojat e saj, sepse nuk njeh pabarazinë e vlerave, të meritave, të përvojës, me pak fjalë; mundin individual.
Kjo e drejtë do të kulmojë me triumfin e jashtëqitjeve dhe të rrafshimit.
Henri Frederik Amiel-triumfi i rrafshimit
Eshte normale ne gjithe boten funksionu kjo gjo
Eshte revolucin seksual me TVSH
pasojat e “emancipimit seksual” qe shkruanit te artikulli
i meparshem, dhe qe kishin hequr komentet.