Si u kap adoleshenti me armë tek “Kodra e fiqve”

Mila Hysotoci

Policia e Fushë-Krujës ka arrestuar një 18-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje apo që mbajnë armë në banesë, shërbimet e Policisë mbi bazën edhe të informacioneve të marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Kodra e fiqve” kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Abedin T., 18 vjeç, banues në Fushë- Krujë, i cili qarkullonte me një armë zjarri në dorë.

Shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi ku si rezultat i kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri tjetër, pushkë model 56 dhe 58 fishekë luftarakë.

Mbi 18-vjeçarin rëndon edhe akuza e kultivimit të bimëve narkotike, pasi gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike shërbimet e Policisë kanë konstatuar të mbjella disa bimë narkotike, ky dyshohet se i ka kultivuar shtetasi i mësipërm.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • “Arma te jep(kuvet) trimeri , guxim e siguri – me tha dikur nje i moshuar i mencem.
    Eshte e vertete…., pas 30 viteve me te.
    Por…! Ne duar te adolishenteve…, te injoranteve te papergjegjshem….te njerzeve qe nuk dine forcen gjakesore , gjemen qe mund te shkaktoje tek cdo gje e gjalle mbi dhe…ajo eshte per tu urryer nga te gjithe .
    Gjithkush mendoj une , kundrejt nje numuri ne policine e shtetit duke ruajtur rreptesisht anonimatin e raportuesit.
    Edhe per vellane , babane , komshiun , kushuririn, krushkun e kedo, te shkruaje DYSHOJ dhe vendin ku mund te jete fshat apo qytet.
    Armembajtesit dallohen lehte nga kushdo, tregojne trimeri e siguri ne vetevehte me shume se te tjere edhe per gjerat me te vogla se e mbajne mendjen “ATJE”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *