Tajlandë, gjenden të vdekur milioneri dhe gruaja e tij

Mila Hysotoci

Trupat e një milioneri nga Mbretëria e Bashkuar dhe gruas së tij tajlandeze janë gjetur në veri të Tajlandës pothuajse një javë pasi policia nisi të dyshonte.

Trupat e Alan Hogg, 64 vjeç dhe Nod Suddaen, po 64 vjeç, u gjetën të varrosur në pronën e tyre në provincën Phrae.

Policia thotë se Hogg, i cili ishte nga Edinburgu, u qëllua me armë, ndërsa gruaja e tij u vra me një çekiç. Tre të dyshuar janë arrestuar. Ata thuhet se janë punësuar për të kryer sulmin nga vëllai i zonjës Suddaen. Ai është arrestuar gjithashtu.

 “Motivi për vrasjen thuhet se ishte një konflikt i brendshëm familjar mbi pronat”, tha komandanti i policisë lokale Manas Kerdsukho për agjencinë e lajmeve AFP.  Çifti u raportua i zhdukur javën e kaluar.

Vrasësit e dyshuar u arrestuan pasi policia zbuloi një makinë që thuhej se ishte marrë nga prona e  Hogg. Sipas BBC, ata më vonë pranuan vrasjen e Hogg dhe bashkëshortes së tij.

Ambasada britanike në Tajlandë deri më tani nuk ka bërë koment publik për këtë çështje. Hogg u zhvendos në Tailandë disa vjet më parë dhe kishte ndërtuar një vilë luksoze në Phrae e cila kishte një pishinë dhe një shtëpi verore.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *