Drafti i qeverisë: Taksat ndryshojnë nga 1 janari 2019

Leda Hysa

 

Paketa e re fiskale pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme taksash duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Ndonëse drafti nuk është bërë publik, Top Channel zbulon se ndryshimi kryesor është ulja e tatimit mbi dividentin.

Aktualisht, norma e tatimit mbi dividentin është 15 për qind.

Propozimi i qeverisë në paketën e re fiskale është që kjo taksë të zbresë në një nivel më të ulët.

Aktualisht po shqyrtohen dy variante. I pari është ai që tatimi mbi dividentin të zbresë në 8 për qind, ndërsa varianti i dytë parashikon uljen e kësaj takse në shkallën 10 për qind.

Varianti final pritet të zyrtarizohet nga vet kryeministri, gjatë ditëve në vijim kur paketa të bëhet publike.

Ulja e tatimit mbi dividentin lehtëson barrën e taksave, kryesisht për bizneset e mëdha. Por, qeveria e cilëson atë si një masë kompensuese, që pason uljen e taksave për biznesin e vogël, e cila u votua pak kohë më parë.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ndryshoni emrin e partise tuaj se nuk jeni socialiste apo e majte. Ndryshimi I te majteve dhe te djathteve eshte tek taksat per te pasurit, te cilat shkojne per ceshtje sociale tek te varferit. Duhet te krijohet nje parti tjeter e majte dhe PS, LSI bashke me PD-ne te jene te djathta, ndryshe te varferit jane te pambrojtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *