Dy motra në Durrës rezultojnë të zhdukura.
Denoncimin në polici e ka bërë nëna e dy vajzave adoleshente, njëra 19 vjeç me inicialet S.P dhe vajza tjetër 16 vjeç me inicialet E.P.
Nëna 45-vjeçare e dy vajzave, M. P kallëzon në polici se vajzat janë larguar nga banesa dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen tyre.
Sipas policisë, janë larguar nga banesa që prej datës 16 shtator. Por nëna e tyre e ka bërë kallëzimin më datë 24, ndërsa nuk dihet se përse ka pritur të kalonte më shumë se një javë për të kërkuar ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24. 09. 2018, shtetasja M. P., vjeçe 45, banuese Durrës, kallëzon se më datë 16. 09. 2018, vajzat e saj, shtetaset S. P., e E. P., vjeçe 19 e 16, banuese në Durrës, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.
l.h/ dita
