Zjarr në Piraj dhe Gajush të Lezhës, dyshohet se janë vënë qëllimisht

DITA Online

Situatë problematike me zjarret në qarkun e Lezhës. 2 vatra zjarri janë aktive që prej mesditës së sotme në qytetin e Lezhës. Një zjarr fillimisht ka rënë në lagjen “Nënë Tereza” pranë shkollës 9-vjeçare që ndodhet në këtë lagje,por që është shuar në kohë nga forcat zjarrfikëse. Ndërkohë që 2 vatra të tjera janë aktive në lagjet Piraj dhe Gajush. Zjarri është favorizuar nga era e fortë. Drejtuesi i Shërbimit Zjarrfikës në Lezhë, Martin Gjini, në një prononcim për Report Tv, ka thënë se zjarret në këto dy lagje janë një rrezik për banesat.

Flakët rrezikojnë banesat që janë aty pranë, ndërkohë që zjarrfikëset janë shprehur se vetëm gjatë ditës së sotme, vetëm në rrethin e Lezhës ka patur mbi 6 vatra zjarri, të cilat me kapacitetet e dobëta që ka kjo drejtori janë të pamundura për t’u vënë nën kontroll. Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm, por ende nuk ka të dhëna për autorët e zjarrvënies.

 

V.L/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *