Kur mbushni moshën për pension dhe vijoni të paguani kontributet, atëherë merrni shtesë 6% në pension.
Edhe nëse sot jeni pensionistët dhe filloni punë duke paguar kontribute, atëherë përsëri mund të përfitoni shtesë prej 6%.
Këto janë dy nga favorizimet e skemës së pensioneve e cila parashikon rritje të të ardhurave nëse paguani kontribute.
Për çdo muaj që shtyni daljen në pension, apo për çdo muaj që ndërprisni pensionin dhe ripaguani kontribute merrni 0.5% shtesë në pension.
Përveç shtyrjes së moshës së pensionit apo vijimit të punës, çdo person mund të paguajë sigurim vullnetar për periudhat e kaluara për më shumë të ardhura. Por, kush mund të paguajë sigurim vullnetar për më shumë të ardhura?
1. Të gjithë personat ekonomikisht aktivë të vetëpunësuar, të punësuar dhe punëdhënësit, të cilët duhet të jenë të siguruar si të tillë në skemën e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. 2. Ky sigurim bëhet vetëm për vitin korent.
Sa duhet të paguhet për sigurim vullnetar për më shumë të ardhura: Personat e vetëpunësuar – sigurohen me pagë minimale mujore 24 000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra është sigurim me kuotë fikse 5 184 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;
b) Të punësuarit – sigurohen me pagë minimale mujore 24 000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, pra sigurim me kuotë fikse 5 184 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote;
c) Punëdhënësit – sigurohen me pagë minimale mujore 24 000 lekë ose shumëfishi i asaj mbi të cilin do të paguajnë kontributet dhe kjo pagë shumëzohet me 21.6%, domethënë sigurim me kuotë fikse 5 184 lekë ose shumëfishi i kësaj kuote.
o.j/dita

AI QE PAGUAN SIGURIME SHOQERORE, TA KETE
TE QARTE QE JANE PARA TE HEDHURA NE AJER.
ME MIRE KURSENI VET ATO PARA SE SA TJA
JEPNI LALIDHJERIT DHE TE MERRNI ATE MIKUN
PER PLEQERI.
Burri im eshte ne pension prej 1 viti dhe punon me raste tek privati,a mundet te paguaj kontribut vullnetar dhe sa mund te jete kjo pagese dhe cfare perfiton si rritje pensioni?Flm nese me sqaroni.
Po kujt i drejtohesh ti moj moter ,shikon ti te merren gazetat shqiptare me kto probleme ?.Kur keto jane me te rendesishmet per njerezit por nuk I intereson asnjerit! Mbushen faqet e gazetave vetem me shkrime per vrasje,droge,vjedhje,mashtrime.Dhe shume pak ose fare per ekonomine,per pensionet etj.