Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, është arrestuar sot rreth orës 09:00 nga Policia. Nga Prokuroria kanë konfirmuar për Express se arrestimi i tij vjen pasi një prokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka lëshuar urdhër-ndalim për të. Zeka u arrestua për shkak të deklaratave të tij në emisionin “DPT te Fidani” për prokurorin special, Afrim Shefkiu.
Deputeti i Nismës tha të hënën se do t’i lajë hesapet me prokurorin.
“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Këqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka në emision..
Prokurori Special, Afrim Shefkiu, ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë 345 mijë e 700 euro.
Dje edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar ashpër deklarata publike dhe kërcënimet, që u janë drejtuar së fundi prokurorëve të shtetit.
o.j/dita

Ta beje dhe prokurorja e Shqiperise me Bashen qe kercenoi ne” open” me tritol dhe shkaterim te prones te atyre qe do zbatojne ligjin per teatrin te votuar ne parlamentin e zgjedhur nga populli.
O tema qenkeni bere kot fare e nxite fare Shqiperine, politikanet e saj sepse kryeartikujt tuaj, ne rastin konkret, nuk eshte per Shqiperine por per Kosoven mjaft na stresuat me eto tituj absurde