Ish-deputeti Mark Frroku ka humbur bashkëshorten në moshën 35-vjeçare.
Mësohet se Daklea Frroku, nënë e dy fëmijëve, vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.
Prej dy javësh ish-deputeti dhe bashkëshortja ishin kthyer në Shqipëri, pas një kurimi në Shtetet e Bashkuara, ku mjekët nuk i dhanë më shpresa jete.
Frroku fitoi lirinë nga Gjykata e Fierit, në maj të këtij viti pikërisht me argumentin se bashkëshortja e tij ishte e sëmurë rëndë dhe ai duhej të kujdesej për dy fëmijët.
n.s. / dita

Keq me vjen per gruan e tij (jo per Frrokun) por balancohen gjerat. Ky ka marre ne qafe vajzat qe ka trafikuar dhe karma i merr gruan.
Frroku paska dale nga burgu se ka pas gruan semure. Po tash qe i vdiq gruaja a do kthehet ne burg Frroku? Hajde gallate me kete sistem (Pa)drejtesie hajde, dikush del nga burgu per sjellje te mire, dikush se eshte semure, e Frroku se kish gruan semure. Burgu mbetet strehe vetem per ato fakiret qe nuk kane paguar dritat.
Te rroni vete Frroku, nxito e martoju me ndonje te semure tjeter qe te rrish larg burgut.
Sa bukur ja oaske qendisur o Edi!