Orientimi përparues i Sistemit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, është Anatomia e Pronësisë. Qeveria e re nuk mund të bëjë dot asnjë hap përpara, pa saktësuar këtë Anatomi, pasi menaxhimi i derisotëm është ndofta modeli më i shpërfytyruar dhe kriminal i Pasurive të Paluajtshme Shqiptare.
Edhe lakuriqët e natës orientohen në fluturimin e tyre përmes errësirës, ndërkaq shqiptarëve nuk ju dha kurrë një orientim njohës i saktë i pasurive të tyre, sot e gjithë ditën. Rrëfimi mitik flet për Mëmën që endej në Dhera e Troje, ditë e natë, për të gjetur të birin e humbur: “GJON! GJON!” ashtu dhe shqiptari ka vite me radhë që thërret “PRONË! PRONË!” Ku do t’i gjejë vallë? Tek kjo Hipoteka jonë?!
Gatimi hartografik, si fillim
Të hamëndësojmë se ç’mund të bëjmë, me modelimet e sotme hartografike gjeo-hapësinore shqiptare dhe në kushtet e një krize të paparë të ngrehinës së saj tekniko-shkencore. Çfarë do të themi?
Jemi të lidhur prej kokolepsjes dramatike të humbjes së trajtave të hartografisë kombëtare. Është folur nga Qeveria e Sundimit që po ikën, për “Reforma integrale” që e paska kthyer “ZRPP-në në normalitet”, se “Ky sistem… i ka dhënë zgjidhje tregut të tokës”
Flitet për “Sistem i ri”, “Pronar”, “Pasuri”, “akt ligjor”, “Informacioni për pasurinë”, “Zonë kadastrale”, “Hartë treguese..”, “bllokim i mundësisë së regjistrimeve të paligjshme dhe përmirësimin e procedurave… etj… etj…”
Ndërkaq, shqiptari i sotëm nuk e merr dot, kartën e Identitetit dhe Letërnjoftimin Biometrik të PRONËS së tij. Ky është përçudnimi më i madh i sotëm. Pyesni kudo në shtëpi, në gjyqe pambarim, tek ALUIZNI tek Zyrat e Qeverisjes vendore, tek Projektet Urbane, tek transakansionet e tokës, dhe do të gjeni… shkarra-hartat kriminale që e kanë gozhduar zhvillimin dhe shtremëbruar pronësinë duke sjellë konflikte në bashkësitë e qytetarëve shqiptarë që kanë çuar në shndërrime dhe shpërfytyrime të tregut të tokës. Iku në fundin e saj një gjeneratë e vuajtur që s’e gjeti kurrë pronësinë, e tani po ia dërrmon gjymtyrët edhe brezit të ri.
Ata të derisotmit…
Ata që gjer sot kanë qëndruar në ato ndenjëse të Hipotekës Shqiptare në atë godinë, mbi harta e dosje, duhet ta dinë (ata e dinë, por bëjnë sikur s’e dinë se ashtu ua do puna…) se e gjithë ajo lëndë në letër apo dixhitale, nuk e ka themelin e bazës gjeodezike sepse ato nuk pasqyrojnë shkencërisht, kufij, sipërfaqe e vëllime, as zotëruesit e pronës me emrat e tyre të vërtetë, sepse kokolepsen me mbivendosje e riparime kriminale. Me “kirurgjitë hartografike” që kanë ndodhur shqiptarët kanë humbur dhe zhvillimi është frenuar në mënyrë dramatike.
Ju që po ikni dhe ju të tjerë që ishit më parë se këta legjionarë të kapur nga politika s’patët kurrë guximin intelektual hartografik për të ngritur zërin për t’i thënë qeverisë suaj, se ndarja dhe hedhja e pasurive të paluajtshme të shqiptarëve është bërë në një hartografi të mashtrimit ku janë luajtur dhe po luhen dramat e sotme të pasurive, që e kanë shpërfytyruar kadastrën shqiptare. Prandaj as që duhen besuar, termat dixhitalizim, kompjuterizim, ato janë vënë sipër themeleve të rrejshme të kësaj Kadastre.
Si filloi…
Në sistemin komunist që shkoi kishte harta shumë më të mira edhe pse të përgatitura me metoda klasike. Kishte planimetri të shkallës 1: 2 500, 1: 5000, të cilat edhe pse ishin bërë me metoda të drejtpërdrejta, kishin saktësinë, formulimin dhe sistemin unik që as që krahasohet me atë të sotmin, edhe pse ky ka fishekzjarrin “dixhital” nga pas.
Edhe tani po t’i shikosh në arkiv, do të ndijosh një mbresë të pashlyeshme të atyre planimetrive të vizatuara sipas një simbolike të qartë, në ato plansheta me bazë të fortë që ende nuk kanë pësuar asnjë shformim. Ato kishin vetëm përbashkësinë kadastrore të sistemit, për të cilin s’mund të gjykohen, ndërsa standartet e tjera i përmbushnin shumë herë më mirë.
Në ndryshimet demokratike që erdhën, u zgjodhën metodologjitë më primitive, më të turpshme të krijimit të kësaj harte baze që u quajtën “hartë treguese”. Ç’tregim-zeza bën ajo hartë e matur dhe e skicuar gjysma gjysma edhe me dorë e sy të lirë? A e dini se së pari, u krijuan zmadhime optike shkallët 1: 5000 të hartës 1: 10000, apo 1: 25 000 dhe matjet bëheshin me teodolitë të thjeshtë e lata të shekullit XIX, apo dhe me litarë agronomësh, apo kamalecë brigadierësh…
Ka qënë e pashembullt, pa sy e dritë, pa orientim se ku do të shkohej. Kjo fytyrë e rrënuar nuk mund të pranojë “make-up”. Ky është sistemi “ulok” i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Shqiptarët vuajnë dhe ecejakin për dy dekada e më shumë, ata të munduarit ish pronarët, vijojnë të vijnë me skemat e tyre të kohës së turkut dhe të Zogut që janë më të qarta se të “Hipotekës moderne”, e nuk marrin dot pronën e tyre. Të tjerë kanë aq shumë mbivendosje sa s’merret më vesh, as ku ndodhet kufitari e fqinji në brinjë. Kjo hartë u shkon në duar gjyqtarëve, me shtrëmbësinë dhe eksperitizat e shkarra-topografëve që e kanë riburgosur edhe një herë pronësinë e paluajtshme.
Agjensi të huaja erdhën më pas asaj të Winskonsin University dhe specialistet e tij që edhe pse e dinin shumë mirë se çfarë po gatuanin me “hartat treguese”, përsëri vijuan të përfundonin projektin me Njësinë e Menaxhimit të Projektit të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme mbi struktura që nuk mbanin… Ato askurrë nuk mund të niseshin që ta fillonin nga e para por u munduan që sa më shumë të ishte e mundur që të modifikonin.
Sa janë harxhuar?
Shuma të mëdha. Qeveritë nuk i kanë refuzuar kërkesat financiare, sepse gjithherë kanë menduar se specialistët do të kenë studiuar në thellësi kërkesat e hartës bazë. Kështu, kjo derdhje finance, është futur si në brima të zeza, të përthithura. Mjafton që të kujtojmë se në këto ndërhapësira vitesh s’munguan dhe teknologji gjeohapësinore të fotografimeve ajrore dixhitale etj… Ato u projektuan, u kryen, por asnjëherë nuk shërbyen për të rregulluar hartën bazë, për të shërbyer si një unifikim i përgjithshëm i kadastrës shqiptare.
Si do të vlerësohet baza? Këtë shqetësim e kanë patur shumë agjensi dhe kompani të huaja që kanë punuar me Hipotekën Shqiptare. Si do të vlerësohet “baza” nëse ajo mban apo nuk mban peshën e duhur kadastrale në themel, për të vijuar më lart ngrehina? Pra: duhet të shihet përshtatshmëria dhe mandej do të ndërtohet sistemi. Ku është mbështetja, si është hartuar harta bazë? Ka apo nuk ka unitet koordinativ, gjoeodezik, simbolik dhe të saktësisë? Ka apo nuk ka mbulesa? A ka vallë përshtatshmëri për t’u integruar në GIS (Sisteme Gjeografik të Informacionit)? Etj.
Një Epilog që quhet Kadastër…
Do të ishte fatlume që të riparohej kadastra e sotme. Në fillim duhet të pranohen të vërtetat. Të vërtetat nuk kërkojnë vetëm alarm por projekte shkencore të shndërrimeve që duhen bërë për sjelljen në gravitet të këtij rrënimi kadastral ekzistues. Këtë alarm duhet ta marrë Qeveria e Republikës së Re. Shqipëria nuk e ka veshjen Kadastrore të vërtetë, dhe Planizimet e Dheut Ndërtimor Qytetor dhe Pronësor. Nuk mund të vijohet në këtë mënyrë. S’mund të ketë Rilindje pa hartën Kadastrore reale dhe të vërtetë.

Ja ne kete fushe mund te jape PERVOJEN E TIJ SHKENCORE koloneli i NDERUAR PASHAJ,si askush tjeter!!!
PUNES T’I GJENDET NJERIU E JO NJERIUT,PUNE!!!
Je i pa pare Profesor i nderuar,por krahas vendosjes se se nje sistemi te sakte e shkencor,nga zyrat e regjistrimit duhet te zhduket mafia e pronave me Arben Qirjakon dhe Hasanajn dhe kompani.Sistemet mund te ndryshohen ,por lidhja korruptive,shkaterrimi i dekumentave,vecanarisht te prones shteterore,eshte e veshtire te luftohet,ata jane si kanceri perhapen me shpejtesi edhe kur e operon.
te drejte kolonel ,po ju e dini qe ne krye ky vend ka nje antishqiptar qe kerkon me cdo kusht qe ta heqe nga c,do harte kadastrale kete vend ..harta kadastrale e shte vete shteti ,po a e do ky kete shtet
Kolonel, mire qe ju ktheve profesionit per te cilen ke harxhuar vitet e rinise. Problemi i kadastres asht “thembra e Akilit”. Shkaterrimi i kadstres ka nisur me te famshmin projekt “modern” te ashtuquajturin famekeq PMU (Project Management Unit), te drejtuar prej ca amerikaneve pensioniste qe nuk ia kishin idene pozicionimit koordinativ. Sa me kujtohet u harxhuan 36 mln USD, te cilat u harxhuan me teper per rrogat e horlliqet te tjera te ketyre “specialisteve” . Sidoqofte bashkfajtore me te medhenj ishin arradhja e injoranteve profesioniste shqiptare, e sidomos drejtuesit shqiptar A.J.
Jam dakord me konstatimet e tua. Duhet diskutim i gjere specialistesh (poqese se ka mbetur ndonje i tille) . Te shohim nese drejtuesi i ri i ZRPP-se do te jete specialist gjeodet apo ndonje prej “juristeve” te shumte qe i asht ngjitur partise qe do ngereje qeverine e re?!. E shpreh pa medyshje se shkatrruesit me te medhej te sistemit kadastral jane keta fare soj “juristesh”.
A e di o Kolonel se ka humbur ne shtetin tone organi i rendesishem qe quhet ne te gjithe boten Kadaster? Kadastra ka qene ne te kaluaren ajo qe bente ato hartat, qe me te drejt ti i evokon akoma (jo per nostalgji, por per cilesi dhe mire pozicionim te pronave ).
Le te shpresojme o Kolonel
I respektuar kolonel,Jete te gjate dhe shendet !