“Nuk jam përdhunuar”, Xhisiela nga Nikla hedh poshtë pretendimet e Nuhut

DITA Online

Vajza nga Nikla që pretendohet se është përdhunuar nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja ka deklaruar në një intervistë për Report Tv se nuk është përdhunuar nga Rexhep Rraja (djali i deputetit). Ajo hedh poshtë gjithë pretendimet e oficerit të policisë Emiljano Nuhu dhe thotë se rasti i saj po përdoret politikisht.

“Kam qenë e lidhur me Rexhep Rrajën. Kemi pasur një konflikt. Unë e kam denoncuar dhe më pas e kam terhequr denoncimin. Por nuk më ka përdhunuar”, tha Xhisiela Maloku.

Ajo shton se ka tërhequr kallëzimin në polici sepse ndihej e ngarkuar emocionalisht dhe se e kishte zgjidhur mosmarrëveshjen me Rexhep Rrahjen.

” Emiljano Nuhu gënjen, deputetët Balla e Rrahja nuk ishin në polici”, ka thënë ajo për Report Tv.

Një detaj interesant, që del në pah nga kjo intervistë lidhet me faktin se kontakti i parë që Xhisiela Maloku ka patur me ish-oficerin Nuhu ka qenë data 27 korrik, 7 ditë pas denoncimit dhe vajtjes së saj në komisariatin e Krujës.

V.L/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • Dita ke filluar te deklarohesh filo ramavic,kjo nga padija,jo,por nga halli e nga malli si produkt i tepsise.TURP.
    Politikanet shkojne,popujt mbesin.

    • Sic thoshte, oficeri i policise, prokuroria kishte leshuar urdher arresti per kete rast.

      Ose kjo eshte mashtruese dhe duhet te denohet
      ose urdher arrestet leshohen si pordhe me rigon.

      Prokuroria duhet te leshoje urdher arrestin edhe
      duke patur prova shkencore, jo vetem denoncime
      se ashtu vete muhabet futja pordhes, dhe pasi leshohet urdher arresti nuk terhiqet me, edhe sikur te jete terhequr denoncimi.

  • Po mire, perse bere kallezimin pastaj,

    duhet te pergjigjesh per kallezim te rreme,

    e paske marre me qafe ate djalin, qysh qenka kjo pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *