Një mace, e cila e “kujton” Margaret Thatcher si kryeministre, do të marrë kurorën si macja më e vjetër në botë, pasi që është duke u bërë gati për të festuar ditëlindjen e saj të 28-të.
Jeta e gjatë e Colas, e cila është baras me 140 vite në vitet e maces, është e mbushur me shumë dashuri dhe përkujdesje nga pronari Mary Goldsmith.
Cola, e cila është nga Orpingtoni në Kent, ka lindur me 1985. / Zëri.info
