Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bisedoi në Nju Jork me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiç, tha përmes një postimi në Twitter se Mogherini ka qenë pjesë e një tubimi joformal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku është biseduar për situatën në rajon, bashkëpunimin rajonal dhe punën për integrimin evropian.
Në Nju Jork po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Sot, pos të tjerëve, do të flasin kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, përfaqësuesit e BE-së dhe ata palestinezë.
l.h/ dita
