Një sekser dhe një specialist i targave të makinave janë arrestuar nga policia në Tiranë.
Sipas policisë, dy të arrestuarit nxirrnin targa makinash me numra të njëjtë kundrejt një pagese prej 400 mijë lekësh.
Në pranga kanë përfunduar specialisti i targave Arjan Elezi dhe sekseri Sefer Myftari.
Arrestimet janë kryer me urdhër të prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me policinë e cila vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
M.H/ Dita

O Dita, pershendetje!
Pse nuk shkruajne Xhevdet Shehu
E Bedri Islami?
Presim te lexojme shkrimet e tyre.