Policia identifikon 2 viktimat e aksidentit në Shkodër

redaktor

Policia ka identifikuar viktimat e aksidentit te ndodhur pak minuta me pare ne Shkoder, qe jane shoke me njeri-tjetrin, nga fshati Boriç. “Me date 05.09.2013, rreth ores 17.55 ne aksin rrugor Shkoder – Koplik ne vendin e quajtur fshati “Shtoj i Ri” Komuna Rrethina Shkoder, mjeti tip BMV me targa  Italiane IBV003BT ka dale nga rruga per pasoje kane gjetur vdekjen  shtetasit Ervin Medi Ndreca 20 vjec banues ne fshatin “Boriç i Madh” komuna Gruemire rrethi  Malesi e Madhe dhe shtetasi Eugen Sami Ndreca 20 vjeç banues ne fshatin “Boriç i

Madh”rrethi Malesi e Madhe”, njoftoi policia.  Ne vend ngjarje ndodhet grupi hetimor dhe ne perfundim do të jepet informacion i plote për ngjarjen.

***

Shkodër, përplaset makina, humbasin jetën dy vetë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar pasditen e sotme në veri të vendit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit në fshatin Shtoj i Ri, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen dy personat të cilët udhëtonin në mjet.

Ende nuk dihen identitetet e viktimave të aksidentit tragjik, ndërsa mendohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia mbi normat e lejuara nga ana e drejtuesit të makinës. Ndërkohë në vengjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *