Deputetja demokratike Orjola Pampuri, akuzon deputetët e PS-së Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati se po sulmojnë me të pavërteta opozitën, për të mbrojtur pasurinë e tyre të paligjshme.
Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së Pampuri, tha se Spiropali iu shtua sot listës së shërbëtoreve të oborrit të qeverisë për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale.
Sipas Pampurit, Spiropali u bë deputete pasi shfrytëzoi postin në Dogana për të vënë miliona euro. “Është fakt i njohur botërisht, se Spiropali u bë deputete pasi u publikuan të dhëna se e shfrytëzoi postin në Dogana për të vënë 5 milionë euro pasuri të paligjshme dhe ende nuk ka dhënë akoma asnjë shpjegim”, – tha Pampuri.
Po ashtu, deputetja Pampuri akuzon edhe deputetin e PS-së Ervin Bushati se ka përfituar pasuri të paligjshme.
V.L/ Dita

Ore cfere behet keshtu .5 Milion euro nuk i ka as Merkeli ne Gjermani. Prokuroria duhet te reagoje pernjehere ,njera prej ketyre (Kjo e PD ose dep spir PS )duhet denuar .Mjaft na keni shkateruar neve popullit , nervat .
Adih , ke te drejte, Merkeli nuk mund te kete aq pasuri se me rroge ato nuk behen. Gjithashtu konkluzioni yt eshte i drejte, qe njera nga ato deputete duhet te ishte pas hekurave, por çuditem perse nuk ben kallezim ne prokurori Spiropali por hesht!!!!???? Ketu mendoj se deputetja demokrate paska te drejte. Sot te vjedhesh pasuri publike duke shperdoruar detyren eshte kthyer ne trend. Sa me shume te abuzosh aq me i preferuar je, me zgjuar , i afte , je lojtar si i thone , ne te kunder , te jesh i ndershem, je budalla, je i pagdhendur, nuk je as per vehten tende e jo me per shoqerine!!!!! Keto absurditete qarkullojne kudo dhe populli i pertyp lehte dhe i pranon, Ky eshte mjerimi me i madh .