Mengël, pas protestës për shkollën, Bashkia merr vendimin

Mila Hysotoci

Bashkia e Elbasanit ka marrë vendimin që të kryejë rikonstruksion të pjesshëm të godinës së shkollës, pas protestave të njëpasnjëshme nga prindërit dhe nxënësit e shkollës në Mengël.

Vendimi u bë i ditur nga drejtoresha e shkollës Nevila Duli, e cila teksa ia komunikoi prindërve vendimin, ku sipas saj shkolla do të jetë gati për 2-3 javë.

Teksa komunikoi qëndrimin e pushtetit lokal, drejtorja e institucionit arsimor kërkoi dërgimin e fëmijëve në shkollë, por prindërit kërkuan më parë nisjen e punimeve dhe vetëm atëherë do të pranojnë t’i dërgojnë fëmijët në shkollën që janë zhvendosur.

Ndërkohë ka nisur boshatisja dhe pastrimi i ambienteve të shkollës nga mësuesit dhe komuniteti i prindërve.

M.H/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *