Mbrëmjen e sotme në fshatin Xengë , Divjakë, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë një person ka mbetur i vdekur.
Policia bën të ditur se shtetasi G.B, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Fiat”, me drejtues shtetasin O.K, 40 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi O.K. Shtetasi G.B dhe shtetasi E.A, 38 vjeç (pasagjer në mjetin tip “Fiat”), ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
M.H/ Dita

Ngushëllime familjes se Olsit, djalit më të mirë të Fierit. Do na mungojë shumë, rrugë të mbarë vlla në parajsë.