Zv. drejtori i policisë së Korçës ka në përdorim të tij një automjet të sekuestruar dhe me targa false.
Automjeti që përdor zv/drejtori Alfred Nomani është i tipit BMW X6, ngjyrë e bardhë, me targa AA 303 CC – dnoncoi mbrëmë emisioni Fiks Fare.
Këtë makinë e shikon të parkuar çdo ditë para ndërtesës se Drejtorisë së Policisë Korçë. Të gjithë qytetarët e Korçës e njohin makinën e shefit të policisë, madje kur i pyet nëse e dinë se e kujt është makina e luksoze para drejtorisë se policisë, përmendin zv/drejtorin e policisë së Korçës.
Por nga një verifikim i targave rezulton se targat i përkisnin një tjetër tip automjeti. Targat AA302CC janë targat që i përkasin një automjeti tjetër, tip SEAT CORDOBA, prodhim i vitit 2001 dhe që është në pronësi të një qytetari nga fshati Rrëmbeç i Korçës.
Ai tregon se makinën tip Seat i biri e ka shitur tek një servis automjetesh për pjesë këmbimi. Pyetjes nëse makina është çregjistruar, babai i pronarit të makinës i përgjigjet se automjeti është ende në sistem, pasi makina figuron me siguracion dhe taksa të paguara deri në muajin janar 2019.
Në këto kushte gazetarët e Fiksit i kërkojnë që t’i blejnë ato targa. Zotëria pas kërkesës së bërë flet më të birin në telefon për ta pyetur për targat e makinës tip SEAT-it.
Në bisedën e kryer midis të dyve në telefon i biri i pohon se targat e Seat-it “ia kishte marrë nga makina tjetër shefi i policisë se Korçës”.
v.l/ dita

Kjo eshte “Policia qe duam”, mbushur me rrugace , e hajdute, bashkepunetor me kriminele, krekosen si kokoshi maje plehut.
Keto gjera nuk i di Ed Droga me ish pionerin e Enverit, Fatmir Xhjafa, se ja tregojne qejfin qefliut.
Qente nuk nuk kane koment per kete skandal sepse personi ne fjale ha ne nje sahan me ta. Nese do te kete do te jete per shpellarrt dhe Berishivicin i cili ka faj edhe per kete rast
Te gjithe shefat e policise keshtu bredhin me makinat e krimineleve, dhe kjo eshte nje forme se si pastaj keto makina behen te pandalueshme dhe te pakapshme nga policet e thjeshte. TURP!
Ministri duhet ta shkarkoje menjehere kete zv. Drejtor rrugac.
Vettingu (ne se do kryhet ndonjehere) ne polici duhet te filloje domosdoshmerisht te shefat e tyre. Mendoj se kjo do jete rruga me e drejte!
Rama eshte I konsumuar me shume se Kai cfrae ka beer nuk ben.dot fatkeqsisht nuk shkon me tutje !Nuk eshte I afte te rilind kaq Ka deshtuar
Mendoj se ky shefi i policise dhe politikani qe qendron pas tij duhet te paditen ne prokurori per shkelje te ligjit pasi kur nuk e respekton ai qe ka per detyre çfare mund te presim nga te tjeret dhe kjo tregon se vetingu ne polici eshte i domosdoshem te behet urgjent per t’u pastruar njehe e mire nga keta bastarde.
Cja fusni kot, pse vetem ky?, te gjithe punonjesit e policise.