Viktor Malaj
“Sinqeriteti e bën edhe njeriun më të vogël të ketë më shumë vlerë se hipokriti më i talentuar “/ Çarlz Spërgen*
Fjalimi i mëposhtëm, i cili as është mbajtur dhe as do të mbahet ndonjëherë prej tij, do të ishte pasqyra e vërtetë e atyre që mendon ose jo z. Lulzim Basha dhe e atyre të vërtetave që i përgjigjen moralit, mentalitetit dhe sjelljes politike të tij dhe partisë së tij:
Të dashur demokratë dhe demokrate !
Siç e dini, kanë kaluar mbi pesë vjet që ne ndodhemi në opozitë, në opozitë politike por jo ekonomike, në opozitë me fjalë por në të njëjtën udhë morale me kundërshtarët tanë. Pozicioni ynë është i dhimbshëm jo për shkak të rënies së statusit tonë social dhe ekonomik por, kryesisht, për shkak të mosdurimit tonë për të jetuar pa pushtet e privilegje, për shkak të mospajtimit tonë me pasjen e të tjerëve mbi ne dhe, çfarë është më e rëndësishme, për shkak të të jetuarit tonë me frikën e kërcënimit që na shkakton vënia e mundshme para përgjegjësisë ligjore për ato që ne kemi bërë në të kaluarën.
Pavarësisht atyre që ne themi pa pushim çdo ditë, pavarësisht fajësimit që ne iu bëjmë kundërshtarëve tanë për blerje votash dhe pavarësisht fajësimit që ne iu bëmë shqiptarëve si mosmirënjohës ndaj veprave tona për ta, e vërteta është se ne jemi në opozitë për shkakun dhe për fajin tonë. Partia Demokratike, të cilën mua ma kanë caktuar ta drejtoj, doli në skenën politike shqiptare në momentin historik kur regjimi i ashtuquajtur komunist ra në të gjithë Evropën dhe as ra prej nesh dhe as për meritën tonë por si një proces politik mbarëbotëror, ashtu siç edhe kishte ardhur në fuqi. Masat e njerëzve i besuan kësaj partie jo për shkak të meritave të drejtuesve të saj por për shkak të fajeve të regjimit të deriatëhershëm dhe të nevojës për ndryshime e zhvillime më të shpejta.
Për shkakun dhe për fajin tonë shumica e shqiptarëve u larguan shpejt prej nesh sepse ndërsa ne iu premtuam lirinë, iu sollëm kaosin dhe konfuzionin; ndërsa iu premtuam ekonominë konkurruese të tregut, iu sollëm biznesin tallës dhe të shëmtuar të kioskave si dhe zhvillimin dhe pasurimin e rremë nëpërmjet firmave piramidale; ndërsa u vetëshpallëm krijues të pluralizmit politik, u sollëm si xhandarë mesjetarë ndaj kundërshtarëve tanë; ndërsa premtuam mbrojtjen e mendimit dhe fjalës së lirë, rrahëm e burgosëm gazetarë dhe dogjëm redaksi gazetash dhe për këtë u shpallëm ” armiq të shtypit të lirë ” nga organizatat botërore të shtypit; ndërsa tallnim dhe damkosnim farsën e votimeve të regjimit të mëparshëm njëpartiak, ne organizuam dhe realizuam me sukses falsifikimet dhe dhunimet e proceseve zgjedhore me qëllim pasjen e opozitës dekorative dhe garantimin e pushtetit të përjetshëm për veten tonë; ndërsa premtuam mundësitë e barabarta për zhvillim, mundësuam dhe nxitëm pasurimin e një pjese fare të vogël të shoqërisë; ndërsa propaganduam kultin e dijes dhe të zotësisë ne mbollëm mosdijen dhe realizuam suksesin e horrave dhe gangsterëve; ndërsa flisnim për drejtësi për të gjithë, ne realizuam sistemin më të korruptuar të drejtësisë, të korruptuar moralisht dhe të komanduar politikisht; ndërsa anatemonim çdo ditë sistemin e mëparshëm politik për dhunë ndaj kundërshtarëve politikë, ne, jo vetëm rrahëm deputetët kundërshtarë dhe burgosëm udhëheqësin e tyre por, kur populli shqiptar u egërsua dhe u ngrit kundër nesh, ne përdorëm ushtrinë dhe armët kundër tij megjithëse ato ishin të destinuara kundër armiqve të jashtëm, ne organizuam formacione paraushtarake dhe nxitëm luftime veri – jug si dhe vramë protestues të paarmatosur dhe të pafajshëm në mes të kryeqytetit.
Kur u krijua Partia Demokratike unë isha ende adoleshent dhe as kisha ide dhe as ideale por thjesht interesa dhe synime dhe për realizimin e tyre isha i gatshëm t’i ngjitem pas kujtdo ashtu siç edhe bëra për të fituar një bursë studimi jashtë shteti dhe siç veprova më vonë duke u shoqëruar me vajzën e ish – Presidentit z. Berisha në mënyrë që ta përdorja partinë e tij si trampolinë të ngjitjes time në pushtet. Kjo gjë m’u shpërblye duke më bërë ministër pa drejtuar kurrë as edhe një zyrë me dy vetë.
Ne jemi këtu ku jemi sepse kurrë s’kemi njohur gabimet dhe fajet tona dhe kurrë nuk kemi guxuar ta drejtojmë gishtin ndaj fajtorit kryesor, ndaj atij që na afroi, mikloi, privilegjoi dhe keqpërdori për nevojat e veta duke na bërë, në mos si veten e tij, përfaqësues dhe peng të moralit dhe mentalitetit të tij. Prandaj edhe ne morëm përsipër trashëgiminë e tij politike dhe u vetëshpallëm nxënës besnikë të “shkollës së tij politike”. Ne nuk mund t’i binim shkelm atij jo vetëm për shkak të përputhjes tonë morale me të dhe detyrimeve ndaj tij për privilegjet që na siguroi por edhe për shkak se, duke e mohuar atë ne do të rrëzonim alibinë dhe farsën e ngritur me kaq mundime gjatë një çerekshekulli mbi rolin e tij dhe të PD-së në rrëzimin e sistemit të mëparshëm politik, farsë dhe mashtrim që na mban ende gjallë politikisht në mendjet e turbullta të kokëboshëve tanë. Në njëfarë mënyre,ne jemi pengje të palirueshme të historisë së rreme që kemi propaganduar dhe të moralit tonë të kalbur që e kemi shpallur si të shenjtë dhe të virtytshëm.
Po, çfarë duhet të bëjmë që të mbijetojmë dhe madje të rikthehemi në pushtet, edhe pse shumica e popullit shqiptar nuk e miraton ambicien tonë ?
Meqenëse jemi provuar disa herë në pushtet dhe kemi dështuar paq, meqë jemi të njëjtët njerëz fizikisht, moralisht dhe politikisht kjo na bën tërësisht të pabesueshëm. Prandaj ne duhet të bëjmë çmos të ndryshojmë fjalët duke u qëndruar besnikë veprave, të premtojmë ndërtimin e së ardhmes megjithëse jemi dështues dhe rrënues të së kaluarës, të mallkojmë kundërshtarin dhe portretizojmë atë si sjellës i kolapsit dhe greminës kombëtare dhe ta paraqesim veten si shpresa dhe shpëtimtarë të kombit. Meqë njerëzit tanë dhe idetë tona nuk besohen më sepse të parët janë të pavlerë dhe të dytat nuk ekzistojnë, ne duhet të përdorim çdo mjet për nxirjen e kundërshtarit. Meqë nuk ngrihemi dot mbi të duhet të bëjmë çmos ta ulim atë në nivelin tonë.
Kjo duhet të jetë politika jonë. Ajo nuk ka skrupuj por vetëm synime dhe interesa. Në politikë sundon gënjeshtra nën maskën dhe emrin e së vërtetës prandaj, nëse dëshironi të jeni të suksesshëm, qoftë dhe përkohësisht, përqafoni gënjeshtrën, shpifjen dhe mashtrimin. Mos u stepni nga nevoja për të gënjyer. Fillimisht mund të ndiheni keq por pastaj do të mësoheni dhe miqësoheni me të. Këtë ma ka provuar gjithë jeta ime. Kundërshtarët dhe miqtë e mi të LSI-së, jo më kot, kanë thënë se unë gënjej edhe kur më pyesin për orën. Po të ishte për të vërtetën, unë do të isha në burg dhe jo në krye të opozitës. Erdha në PD për të shërbyer si objekt zbukurimi dhe joshjeje për elektoratin dhe përfundova si pronar dhe zot i saj. Unë nuk luftoj të fitoj Çmimin Nobel për Paqen por luftoj për pushtet dhe pasuri, ashtu si shumica prej jush.
Ju duhet të kuptoni se ne nuk kemi kundërshtarë moralë e politikë por kundërshtarë për kolltuqe, nga burojnë edhe përfitimet. Siç e keni vënë re, mbajtësit e kolltukëve ndryshojnë por morali dhe politika mbeten thuajse të njëjtë. Kjo siguron paprekshmërinë dhe vazhdimësinë tonë; në njëfarë mënyre – dinastinë tonë. Ne nuk luftojmë oligarkinë dhe korrupsionin por largimin e oligarkëve prej nesh dhe synojmë që korrupsionin ta menaxhojmë ne dhe jo kundërshtarët tanë. Mirëpo, në politikë duhet të thuash gjithmonë të kundërtën e asaj që synon. Siç e dini, unë e përsëris shpesh se ” jam në anën e njerëzve “. Me këtë sofizëm unë synoj të bëj për vete shumicën e nevojtarëve por ua shkel syrin edhe të pasurve pasi edhe ata janë njerëz. Edhe pse iu vërsulem ndonjëherë disa oligarkëve me emër e mbiemër, mos kujtoni se i urrej ata. Ata vetë e kanë kuptuar demagogjinë time prandaj nuk ndihen. Nuk ndihen sepse janë të sigurt se nuk u vjen asgjë e keqe prej nesh. Ne vetë i kemi krijuar dhe nuk mund të bëjmë pa ata. Vetë sistemi që ndërtojmë iu përket atyre. Prandaj quhet kapitalizëm dhe kapitalin e kanë ata. Ne jemi bij dhe shërbëtorë të tyre, mirëpo duhet të hiqemi si bij dhe shërbëtorë të shumicës nevojtare. Jo nga dashuria dhe dhimbja për nevojtarët por nga fakti se ata përbëjnë shumicën e votave. Ne kemi punuar me këmbëngulje dhe pasion këto tri dekada për të krijuar armatën e madhe të analfabetëve funksionalë, domethënë të njerëzve që dinë të shkruajnë e të lexojnë por e kanë shumë të vështirë të kuptojnë. Dhe, sondazhet e para pak kohëshme tregonin se kjo masë përbën 56% të popullsisë së rritur. Këtu duhet të synojë dhe godasë propaganda jonë pasi, siç e dini votat kanë të njëjtën vlerë. Vota është i vetmi mall cilësia e të cilit nuk ka asnjë vlerë por matet vetëm nga sasia.
Për të arritur synimet tona të rikthimit në pushtet ne duhet të mbajmë parasysh se kundërshtarët tanë fituan shumë pikë me Reformën në Drejtësi e cila, megjithë përpjekjet tona për ta vonuar, sabotuar dhe penguar, ka filluar të veprojë nëpërmjet Vetingut. Në pamundësi për ta penguar atë ne duhet të kundërpërgjigjemi me “Vetingun në Politikë”. Megjithëse kancelaritë perëndimore e kanë thënë qartë se “vetingun” në të gjitha fushat e jetës duhet ta bëjnë institucionet që prodhon Reforma në Drejtësi, ne duhet të shpallim dhe përsërisim çdo ditë se kërkojmë “Veting në Politikë”, “Platformë kundër korrupsionit dhe oligarkisë”, “Ligj Antimafia ” etj. Duke e përsëritur këtë çdo ditë ne do të krijojmë iluzionin se politika shqiptare është ndarë në Mafian, krimin e korrupsionin që i përfaqëson pushteti dhe, nga ana tjetër, Antimafia dhe Antikorrupsioni që i përfaqësojmë ne. Në njëfarë mënyre, unë dhe z. Berisha do të paraqitemi si Paolo Borselino dhe Xhovani Falkone ndërsa Qeveria dhe Kryeministri në pushtet do të portretizohen si Mafia Siçiliane dhe Toto Rina. Pavarësisht kush jemi ne e çfarë kemi bërë në të kaluarën, propaganda jonë e pareshtur do të lërë gjurmë në kujtesën dhe ndërgjegjen e votuesve sepse psikologjia dhe sociologjia e njohin fenomenin e shtresëzimit të kujtesës, domethënë që informacionet dhe dizinformacionet e reja i mbulojnë shumë prej dijeve dhe kujtimeve të së kaluarës. Pra, njerëzit do të harrojnë kush jemi ne dhe çfarë kemi bërë dikur në pushtet dhe me pushtetin dhe do të përqendrohen tek fjalët tona, do të entuziazmohen prej tyre dhe do të na ndjekin.
Përveç paraqitjes së pushtetit aktual si djalli dhe e keqja e vetme kombëtare, ne duhet të krijojmë idenë se ” Shqipëria është në gjendje kolapsi ” dhe rrjedhimisht shpëtimtarët mbetemi ne. Këtu do të na ndihmojë edhe parulla fisnike e aleates tonë të vyer dhe të mençur znj. Kryemadhi e cila përsërit prej s’dihet se kur se “Rama bije deri në qershor “, njësoj siç bënte “Mërgata e Qyqeve” për dyzet vjet në emigrim me regjimin e Hoxhës. Duke e nxirë çdo gjë të sotme, ne e shkurajojmë popullin por duhet të hiqemi sikur na dhimbsen shqiptarët që lënë vendin për një jetë më të mirë. E vërteta është se neve ndiejmë keqardhje kur dyshojmë se shumicën e të larguarve e përbëjnë anëtarët dhe elektorati ynë sepse, po të ishte për elektoratin e majtë do të ishim gati t’i largonim edhe në mënyrë të organizuar si në vitin 1991 sepse kështu do të siguronim pushtetin tonë të përhershëm.
Nëse e shohim se nuk jemi sa duhet bindës në premtimet tona, atëhere duhet të propagandojmë idenë e luftës dhe përplasjes civile e cila na pati dhënë rezultat në vitin 1992. Ah si nuk përsëritet i njëjti vit dy herë në histori ! Këtë detyrë ” fisnike ” e ka marrë përsipër njëra nga figurat më të lavdishme të PD-së, z. Bujar Nishani si dhe nja tre – katër analistë e gazetarë të përsheshit. Detyrën e lavdishme të mashtrimit dhe manipulimit popullor ia kemi besuar z. Berisha i cili po përdor me efikasitet sistemin e ” qytetarit dixhital ” si mjet dhe maskë e madhështisë së marrëzisë së mëkatarit të papenduar. Edhe pse e kanë quajtur Themelues të Perandorisë së Rrenave ne nuk duhet ta mohojmë kurrsesi z. Berisha pasi, jo vetëm kemi mësuar shumë nga “shkolla politike e tij” por edhe sepse me rënien e tij biem edhe ne të tjerët si produkte dhe shëmbëlltyra të tij.
Një mjet tjetër i manipulimit popullor duhet të jetë edhe sajimi dhe përdorimi i regjistrimeve audio-vizive të tipit “Babale”. Këtë detyrë delikate do ta kryejnë një grup pune i kryesuar nga deputeti i përndershëm Salianji i cili ka arritur t’i shpërfaqë aftësitë e tij të jashtëzakonshme ndërsa kryen dy punë njëheresh në sallën e Parlamentit: edhe damkos moralisht pushtetin, edhe dërgon SMS me përmbajtje pornografike tek dashnoret kolege.
Ne duhet të sulmojmë përditë banditët ordinerë dhe t’i shpallim ata si të lidhur me pushtetin. Këtu duhet të bëjmë kujdes të mos cenojmë banditët tanë, ata që kemi përdorur vazhdimisht për dhunimin e zgjedhjeve apo trafikantët e drogës dhe tutorët e prostitutave që na patën mbështetur me vetëmohim gjatë ditëve të stërmundimshme në Çadër. Nga ana tjetër, duhet të sulmojmë parreshtur aksionet e pushtetit për mbledhjen e taksave, të tarifave, pagesën e ujit dhe energjisë elektrike etj. pasi, duke e ditur se shqiptarët historikisht nuk kanë treguar ndonjë respekt për ligjin dhe shtetin, do të kthehen nga ne me shpresë se do t’i kenë të gjitha falas kur të vijmë ne në pushtet. Sigurisht që kjo nuk do të ndodhë por neve, tani për tani, na nevojiten mosdashësit e shtetit e të ligjit dhe pastaj, edhe po na braktisën, ua vjedhim votat si në 1996 apo 2009.
Ndaj të huajve që nuk na mbështesin duhet të sillemi si ndaj pushtetit aktual, domethënë t’i shpallim të korruptuar, të blerë me paratë e drogës dhe krimit. Ju e mbani mend ironinë time të hollë ndaj Mogerinit kur i quajta mendimet e saj dokrra kur ndodheshim në Çadër dhe kjo gjë na i shtoi ndjeshëm votat në zgjedhjet e qershorit. Unë, personalisht, kam vendosur të bëj trimin në fushën e betejës. Jo vetëm që i kërcënova pushtetarët me akte terroriste të vendosjes së minave në shtëpitë e tyre po e prishën Teatrin Kombëtar por do të më shihni kur t’i vërsulem policisë fizikisht sapo të vihet në mbrojtje të prishjes së godinës dhe ndërtimit të së resë. Vërtetë një pakicë e ditur shqiptarësh do të më konsiderojnë njeri ordiner por, të mësuar me kultin e forcës dhe përçmimin e mendjes, shumë më tepër shqiptarë do të më lavdërojnë dhe, madje, këndojnë këngë siç bënë me Monikën kur përdori çizmen në vend të mendjes. Kur s’ke njërën do të përdorësh tjetrën.
Për t’i arritur këto objektiva madhorë unë kam zgjedhur një grup burrash e grash me dinjitet dhe perspektivë, të tillë si Haruni, Murrizi e Idrizi apo intelektualë të shquar si Muli, Balliu i Riu etj. Në perspektivën tonë fitimtare kam zgjedhur si aleatë figurat e vjetra dhe prestigjoze që na patën ndihmuar me dinjitet në humbjet e mëparshme, të tillë si Kryemadhi, Ndoka, Mehdiu, Idrizi, Duka etj.
Allahu na ndihmoftë ! Yxhym !
Lulzim Basha
* Charles Spurgeon – Predikues i shquar baptist anglez i shek. të 19-të.

Shoku Viktor se mos te shkon ndermend te na besh ndonje gje te tille me kriepsikon, Tahorrin apo Tao Tao & Co. Mos harro se ai qe e mban me buke i je p tendera Lulushit e kunatit eshte kriepsikoja, ai qe u mbyll naten e 17 majit e qe i dha milionat Lulushit per pallatin abuziv eshte kriepsikoja. Me sa duket kjo puna e sinqeritetit me ty funskionon qe me pasinqeritetin tend je kthyer ne nje liliput mediatik .
Bravo Din!
Kush eshte Dini? Ku hyn Dini ketu, kur se dime kush eshte first?
Sikur dikush jashte Shqiperise te lexoje gazeten Dita qofte nje dite te vetme do therrase i revoltuar – Poshte kryeministri Basha! Per shqiptaret brenda Shqiperise pastaj shume veshtire te besojne se varferia qe i ka mberthyer eshte per faj te Bashes sepse…
Hapin dollapin e bukes,
i del kokrra e miut,
ndezin ate te shkrete TV,
i del kok e Ram-ziut.
Ne jashte pikerisht keshtu mendojme. Njd tradhetar, hipokrit, pa moral dhe antishqipetar si Lulzim Basha nuk mund dhe kurresesi nuk duhet te behet Kryeminister I atij vendi, perndryshe vendin e mori lumi.
Nuk e dija qe ti qenke zedhenesi i shqiptareve jashte atdheut. Ju ka mbetur ende vesi i keq i te shkruarit e te folurit ne emer te popullit kot me kot edhe kur perfaqesoni vec veten.
Po ti kush je info anali qe kriton dhe ofendon cdo mendim te cilitdo qe shkruan? Fol dhe kritiko shkrimin dhe ske pune me individet..Mos je “shok shkolle” me Intelekhalene..ti…
une shkruaj ne veten e pare dhe nuk shkruaj ne emrin tend a te dikujt tjeter. Sa per ty as te di e as dua t’ia di se kush je. Ore po kaq te trashe ju ka zgjedhur partia sa nuk kuptoni dot as dy rreshta koment!!!
Kjo analize e perkryer sherben si daullet a alarmit qe t’i degjoje ai qe ka veshe dhe te reflektoje ai qe ka mend dhe eshte i justifikuar te shaje dhe nxije ai qe nuk ka tru por tallazh ne vend te trurit .Nuk ka qeverisje te perkryer por ka qeverisje per popullin ,per shtetin ligjor ,per permiresimin e nivelit te jeteses dhe besoj se pjesa dermuese e shqiptareve e kane kuptuar se duhen kryer reforma ,duhet te behet vetingu,duhet te paguhen taksat,duhet te paguhen rruget per t’u mirembajtur,duhet punuar per te rritur mireqenien ,duhet respektuar ligji.Persa i perket opozites nuk mund te behen petullat me uje thote populli pra me Paloqet,Salianet,Nokat,Murrizet,Alibeajt apo Bashat pa harruar hedhesen e çizmes Kokemadhin apo me Babalet duke ulur nivelin ne idiotesi apo palaçollek.Ne asnje menyre nuk duhet te kete kthim prapa pasi do te ishte nje VETEVRASJE kolektive.
e sigurt qe ti “pe Korce” nuk ke as veshe per te degjuar e as sy per te pare batakun ku rilindja e ka futur Shqiperine. E lexove mo si kapardisej shefi i policise ne mes te Korces me targa te vjedhura?
o infoaletike :lexoje per ata qe kane tallazh ne tru dmth ku hyn dhe ti
Nuk e di cfare materiali eshte ky “tallazhi” po ne rastin tend nuk ka problem se e ke bosh fare koken.
Me gjeni Viktor se, kush nga ato qe jane ne qeveri jane te sinqerte. Demin e madh ky popull e ka nga ato qe qeverisin dhe jo nga ata qe kakarisin sic eshte Basha.
Shkurt dhe qarte e ka thene shoku Viktor : Ka 5 vjet qe Basha e mori me qafe Shqiperine sepse ….. po qeveris shume keq. Ah sikur ne pushtet te kishim Edi Ramen sa mire do te ishim.
Jo ore Socialist i Ndershem, nuk eshte vetem Viktori por dhe Bedriu (nese nuk eshte po Viktori) qe sinqeritetin e shohin te rrenat e Rames.
Haha socialist ndershem..kjo eshte psikogjeneza e socislisteve sot.
Nje ironi brilante per kete palo arlekin,eshte harruar vetem rituali i kurbanit kur e beri Baba kryebashkiak te Tiranes ne 2009.
Shyqyr o qazo, se per ironite me brilantine kishim ngelur keq
Ketu ka ngordhur shteti me te gjitha, ty te ploteson ironia.
Mua me habit vetem kush eshte ai qe ka nerv te lexoj tere kete rrjedhurine “brilante” te Viktorit, se te citosh Bashen, dhe te mundohesh ti zhbirosh moralin, apo inteligjencen, eshte si te numerosh kokrat e reres ne plazh.
Ka ndonje vlere pervecse te vrasesh kohen?
Ne nuk kemi nevoje te kompletojme dosjen morale te Bashes, por dosjen ktiminale te politikaneve tane, qe e kane mbushur kupen plot me kohe, dhe qe duhet te vuajne ndeshkimin.
Po ne merremi.me cicerimat baritore te Viktorit mbi sinqeritetin e Bashes.
Viktori meqe ka kohe te vozisi njehere andej nga deti me Kolonel pensionistin Pashaj, dhe te mase ca uje ne det, se reres nuk i gjendet numri kurre.
Kur te mbaroje llogarite sa humbet Shqiperia dhe sa fiton Greqia, aty do ta kuptoje me cfare kandari matet sinqeriteti. Dhe sa i vlen sinqeriteti dhe kryePiSit qe dhe ai po e mat sinqeritetin e tij me te tille kut.
Dhe ka te tjera cilesime. Minimalja quhet tradheti. Krim atikombetar.
Asht veshtire te merret njeri me shqiperine dhe sidomos me shqipetaret.
Mjafton vetem te ndjekesh komentet dhe behesh per te kap kryet ne grushta e te shkulesh floket.
Nuk due te lavderoj asnji qeveri.Por ngarkesat e kesaj qeverie sot fillojne qe kur erdhi ne pushtet dhe gjeti buxhetin bosh qe miu i dallapit te bukes jo e hangri por superngopi djalin qe shetit ne vendet ma ekzotike te botes me nji vajzuke qe nuk dihet se cfare e ka te fejume,te martume apo montenute.
Sot buxheti flet krejt ndryshej me nji kand 180 gradesh.Tirana kryeqytet asht ndertu e rindertue aq sa vete te huajt flasin me superlativa.Kur ai miu i dollapit te bukes e mbushte me kioska dhe trashigimtari i tije therte dashin ti shkojne punet mbare me pergjakjen e fronit te punes kryebashkiak.E shkallmoi kryeqytetin si mos ma Zot.
U perjetu nji politike babaleje historikisht e sot e ne vashdim nuk pushojne babalet skandaloze dhe komentuesit teper “intiligjente” dhe “specialiste” mbeshtesin krijuesin e politikave babaliste.Kjo a nuk asht per te kape kryet ne grushta dhe shkul floket.
Ti mor zoteri po flet silur je kryeminister. E c’me duhet mua ndryshimet e tiranes. Mua me duhet ne se ka ndryshuar niveli ekonomik ne shtepi. A kam pune dhe siguri kur dal ne rruge?
Nese i bejme disa pershtatje te vogla, ky ‘fjalim imagjinar’, mund te ishte mbajtur dhe nga Ramiz Alia ne kongresin themelues te PS, ne qershor 1991, por qe sigurisht as qe mund te mendohej se do te mund ta mbante, sidomos kur sapo kish mbaruar dhe vepren e tij madhore “Enveri yne”. (Basha do te shkruaj vepren “Baba Saliu yne”).
Ne ate fjalim imagjinar, hiq Ramizin vendos Bashen, hiq Enverin vendos Saliun dhe anasjelltas, eshte e njejta gje. Qe te mos keqkuptohemi krahasimin e Bashes me Ramizin e bej per thelbin e ‘fjalimit imagjinar’, ngaqe u takojne koheve te ndryshme dhe keshtu ndertuar dhe per motive te ndryshme. Megjithate ai fjalim eshte “realist”, nese do duhej te perdorej per demagogji, mashtrim etj., per ato qe u bene, per ato qe s’u bene dhe çfare do duhet te synohet nga trashegimtaret per te ardhmen. Ne fakt, s’eshte gje tjeter veçse fryt i mendjes se Viktorit, bazuar ne realitete qe njerezit i kuptojne shume, por kursesi per te krahasuar mendjen, moralin dhe bindjet e Ramizit me te ‘karagjozit politik’ Basha, sepse po te perifrazojme shprehjen e huazuar nga “qytetari digital”, eshte si te krahasosh rrethin me katrorin.
Bukur. Nje radiografi e sakte dhe e vertete e rrugetimit te PD-se dhe gjendjes se saj aktuale sot. Aq sa nga komentet e mesiperme nuk verej askend qe t’i thote Viktorit se ai po genjen ketu dhe aty .E verteta absolute eshte se Rama ndali rrukullimen dhe rrumpallen e shtetit shqiptar nen udheheqjen “brilante” te Sali Berishes. Sot treguesit jane ne rritje. Pa asnje dyshim ka edhe mijera pune te tjera qe duhen bere dhe permiresuar, por me rendesi eshte kahu i zhvillimeve, tendenca etj etj. Disa ketu, qe siç thote Viktori, ndjekin fjalimin e Bashes per te nxire kundershtarin me çdo menyre e mjet, flasin, te shkretet, per varferine ne te cilen gjendet populli sot! Po a ka njeri te me thote se sa fabrika, uzina, kombinate dhe ndermarrje ka shkaterruar dhe rrenuar Edi Rama qe kur ka marre pushtetin? Eshte e vertete qe tregtaret jane te detyruar te japin kupon dhe njerezit te paguajne ate qe konsumojne, por do te bejme shtet apo do te rikthejme Rrumpallen?! Kjo eshte çeshtja.
DOLI PERSERI VIKTOR MALAJ PER TE MBROJTUR ISTIKAMIN NGA “BABALET” E ARMIKUT,
qe:
Ne fakt jane Komisare te Policise se Shtetit, qe Rilindja i ka shpallur ARMIQ dhe POLIAGJENTE sepse i kane qitur edhe Taulant Xibraken edhe Saje Qorrin te dy te Edvin Droges pa breke ne BYTHE, karacul perpara Botes Demokratike si mafioze pushtetare qe nuk e kane per gje fare te jene si Kapobandat e Habiljave apo te jene Kapobandat e atyre qe perdhunojne vajzat jetime duke i djegur me cigare ne trup dhe qe i vene Komisarit te Policise patllaken tek koka per te heshtur dhe mbyllur gojen.
He mo fanatiku i Enverit Viktor Malaj ky eshte sinqeriteti yt ketu?
sepse:
NUK KA HIPOKRIZI ME TE MADHE SE KJO HISTORIA SEKSUALE QE DEGJUAM NGA “BABALJA” QE I ZBATHI BREKET TAULANT XIBRAKES
NJE BRAVO TE MADHE V.MALAJT.JE YLL BOTE.PENA JOTE E HOLLE E MBERTHEN BRINJ-ME-BRINJE DEMBELIN,HAJDUTIN E KRIMINELIN ME TE MADH NE KETE VEND,PAS SALIUT.
KETE SHKRIM TE SOTEM NE D I T A DUHET TA LEXOI ÇDO SHQIPTAR PER TE MESUAR ME RRENJE E DEGE SE KUSH JANE SB,LB E PD E BERISHTIZUARE NE 28 VITE QE NA MBIU SI MURTAJ E ZEZE NE KETE VEND TE BUKUR,KU ME 2-3 MILJARDAT E SHKATERRUARA,VJEDHUR E PERVETESUARA NGA HAJDUTET ME ÇIZME TE TIJ-DO TE ISHIM SI ZVICRA.
Z.VIKTOR I BENE ANATAMIN LULIT DUKE EVIDENTYARE QENIEN REALE TE KETIJ ADOLESHENTI NE POLITIKE,KU FATKEQSISHT ERDHI NE PD PER SHKAK TE SHOQERISE ADOLESHENTE NE ARGITA SALI BERISHOVIÇ,TE PUNESUAR NE UMNIK E PER TE SPIUNUARE NE BEOGRAD USHTARET E ÙÇK KU SHUME PREJ TYRE U FUTEN NE BURG NE H A G E SI DHE R.HARADINAJ SOT KM KOSOVAR.
NESE NE PD DO TE KET MBETUR QOFT DHE NJE ANTAR I PD,KY DUHET TA LEXOI DHE PROPAGANDOI KETE SHKRIM DHE LULI DUHET TI LESHOI VENDIN NJE TJETRI NE PD,POR JO ME MENTALITETIN BERISHIST,ME QELLIM QE VEVDI TE KETE NJE OPOZITE PUNETORE DHE JO SHPIFSE E SAJESA VIDIOSH TE TIPIT B A B A L E.SE ME KETE OPOZIT MJERANE NE IDE-EDI RAMA NGA 54 VJEÇ SO,DO TE BEHET 104 VJEÇ KRYEMINISTER I KETIJ VENDI.
obobo pena e ketij…
Bir Selman i nenes ke te qaj me pare.,
O Viktor, sinqeriteti eshte ceshtje dashnoresh.
.”mu betua..i besova,
e kapa mat..u trishtova.
E fala, e pesova”..
Ka plot cengije qe kendojne keshtu.
Apo duhesh dhe ti qe te plotesosh kuadrin publicistik.
Ne nuk na e ka enda fare te degjojme per kujisjet e Bashes kur i adresohet mmlitanteve te tij. As ti bejme analizen morale.
Basha ka dosjen plot me krime.
Pse shteti e ka partner ne qeverisje?
Kush eshte i pasinqerte dhe immoral?
Pak gjate,por me shume humor te bukur.
Tallu Viktor tallu me popullin jetim dhe me jetimet e 21 janarit.
.
Qe kur ka ikurDon Lu-ja
heroi i TV-ve dhe internetit eshte bere Lu-li..
.
Me kete kriminel duhet folur sic e do nje kriminel dhe jo keto goditje te fuqishme…..me cokollata..
..
NUK SHOH NDONJE NDRYSHIM
MIDIS LUL UDBASHIT
DHE XHAFERR DEVES…
.MIDIS 4 SHKURTIT 1944 ME 21 JANARIN 2011
I VETMI NDRYSHIM ESHTE
SE I KOLONELI GJERMAN
E KRITIKOI RENDE XHAFERRIN ATEHERE .
.KURSE ARVIZU I THA YLL NE NGJITJE DHE TANI DONALD LU E KA ( E KISHTE)
DOLLIBASH TE REFORMES SE DREQESISE.
………………….
Normalisht me keto qe ka bere Lul Bashi me e vogla do ishte burgim i perjetshen dhe normalja Egzekutim bashke me Salen dhe Xenin si fillim.
.
Pse Lul Basha e hedh shurren perpjete?
1.Sepse ne Hollande zoteronte nje pashaporte amerikane jane dhene dhe numrat e saj qe nuk ju sqarua kurre burimi.
2.Sepse anti -ambasdori Arvizu i tha yll ne ngjitje kur akoma ishte i fresket gjaku ne bulevard..
3.Sepse anti-ambasdori Arvizu ne menyre te lexueshme ishte me Lul Bashin ne votimet e Tiranes ku me “menget e perveshura” i vodhi hapur votimet e 2011
4.Sepse ambasdorja amerikane M.R dhe ai i kosoves Kristofer Dell duhen te arrestohen nga gjykata e Hages per pothuajse 1 miljard dollare vjedhje e dokumentuar.
5.Sepse drejtoresha e Ballkanit ne Amerike Victoria Nuland kur vinte per vizite ne Shqiperi e kishte merak ti fuste nje puthje ne faqe ketij bimbashi….A puthet nje kriminel ne faqen e gjakosur me gjak shqiptaresh (kokpalaresh.)
6.Sepse Greqia suksesin me te madh pas L2B quante marreveshjen tradhetare te detit.
7.Sepse ku Esat Pashe Junior kur viziton ameriken perqafohet me vellezerit e tij qe jane GRUPI (SILOGU) THELLESISHT ANTISHQIPTAR I HIMARES DHE VORIO EPIRIT.
8.Sepse kur punonte ne kosove me UNMIKUN ishte menaxheri i dosjes per krimet e UCK ne shqiperi dhe kosove dhe per cudi ka koqevare qe nuk shikojne “nentoken e tij serbe..
……………….
Shkurt:
Segmente antishqiptare ne amerike dhe europe..por dhe stratege perendimore qe vlersojne me shume poziten gjeografike te Greqise apo Serbise ne BALLKAN
NE NJE FARE MENYRE po perdhosin shqiptaret duke toleruar kuislinget e tyre gjoja me
luften kunder te majtes/socjalizmit/komunizmit qe eshte kthyer ne nje terror i zi antikomunst 1000 here me i keq se vete komunizmi dhe ky eshte LUL BASHIZMI= qe ne nje fare menyre eshte nje lloj Xhaferr Deve Junior..
E bukura markeze, syte e tu te zeze
me therrin mu ne zemer
Ne zemer me therrin sy e tu te zeze,
e bukura markeze
syte e ty te zeze me therrin mu ne zemer
E bukura markeze
O Viktor, sa variante poetike ka zhgenjimi lulezimian
shkruaj, se je ‘pende’ e madhe,,
Zoti i nderuar Viktor ..
Une LUL BASHA te kritikoj ,dhe pse mi ul ti perqindjet e votuesve te mij te PD . Ske te drejte z Viktor.
Partia e ime Demokratike ,i beri pronat corap,E beme si fillim te ndihmonim veriun ,te kishin nga dy prona ,nje ne veri te tyren dhe nje te vjedhur me lejen tone, ne shqiperi te mesme ose ne bregdet .E beme per vota , Saliu nuk i beri legalizimet ,dhe sishte kjo arsyeja e frikes ,per Ramen se se pjerdh Saliu Ramen ,por ky Rama na i kaloi me propogande komuniste ,pamvaresisht shkel kushtetuten, ashtu si ne dikur ,por ky Rama bashke me Lame Lamashin ,po legalizon me letra higjenike ,trojet e te tjereve private ,na i kaloi dhe per kete jam xheloz ,se ky Rama po mbledh me shume vota .Pse me akuzon mua Bashen kot ,me te drejte qe ne jemi pjelle e Ramizit ,por ky Rama gjoja si perparimtar e demokrat ,i pshuri me keq dosjet e sigurimit te diktatures i dogji me keq se ne ..Ti mund te akuzosh mua Bashen o Viktor se Meksi ,kryem i jone i pare ishte sigurims ,kjo eshte normale ,si mund te linte kryemin R Alia babai i yne i perbashket shpirteror,sa ishte gjalle ,te mos ishje spiun ,llogjike ,ti mund tme akuzosh o Z Viktor ,se dy Min e brendshem Musaraj ,dhe Shamata ishin sigurimsa ,ishte koha ,ato nuk i vura une , por mesuesi i im Berisha ,donte ti terhiqte mire nga hunda ,ishte koha .Mos me akuzo vetem mua o z Viktor ,ne po i pastrojme Fuksat e sigurimit ,po i zevendesojme me te rinj ,te lindur dje ,kete po ben edhe Rama ,kurse me te zgjuar eshte Likja me Moniken ,ato i zgjedhin deputete ,qe ne fakultet ,me te zgjuar se ne ,pamvaresisht jane femije ,dhe nuk i ka mbire mire leshi ,por mbi te gjitha ato nuk i duhen as dreqit dhe shejtanit e jo te perfaqesojne popullin ne parlament.?? Ti mund tme akuzosh mua Bashen z Viktor ,per sigurimsin Azem Hajdari ,qe ishte i tille ,por eshte fai i shefit tim drite shkurter Berishe ,qe e pane dhe e degjuan me ze e figure ,kur akuzonte Azemin sa ishte gjalle . Eshte nje njolle qe i ngelet Berishes e jo mua ,e mos me bjer ne hak Z Viktor .Pamvaresisht hipokrizise se Salit ne kete 20 vjetor ,kur e beri spiun Azemin hero . Mos i ve damke PR tim Sali , se keshtu e duan keta kokpaleret dele qorre popupull .Bile kokpalaret popull , harojne shpejt z Viktor .Pamvaresisht , do me behej qejfi te binte fli nje nga keta deputet e mij ne te ardhmen ,vetem e vetem une te beje remiuje ,kemi eksperience ,si me trupin e vdekur te Azemit. .Pastaj Z Viktor ta lash mire gojen me mua Bashen , se une sjam Sali Berisha ,si skretar i PPSH .Une jam qelibar i paster ,pamvaresisht ndjek me regorizetet Berishen ,ai me katapultoi ,ne majat me te larta te politikes . Duhet tja shpeblej z i nderuar Viktor.
Me biznesmenet jemi lidhur ne ,me bizesmenet eshte lidhur dhe Rama ,vetem nje gabim taktik kemi bere ,jemi ne vetfajtore qe i vume nofken bilioner Zamir Manes ,ku na i vodhi Rama , por mos trembet Z: Mane nga keto te thenat e mia edhe neve na duhet ky Mane ,ai me ne se bashku te PD kemi pastruar leket . Nuk harrohen interesat dhe sekretet ,qe na varin me to
Se ha ate kokekr ulliri une Basha ..Pastaj o z i nderuar Viktor , ne mbollem vetem Lazaratin ,keta i q.n nenen te gjithe shqiperise me hashash.. Pse mos kemi ne me shume vota ,mos na i ha hakun .Pra zoti viktor ne korrupsion ,edhe ky i gjati korrupsion . Saliu e filloi eshte kompozitori i pare i korrupsionit ,bile babai i tij ,,por e filloi me shuma te vogla ,mos ja ha hakun shefit tim ,kurse tani shumat nen dore jane dhjetfishuar ,pra per vjedhje , ne kandar jemi ne me te miret Edhe ketu fitojme 28 vota me shume ?? .Kurse ne nje pike jemi ne te barabarte me Ramen ,vetem per monopolet , dhe po tna i preke ne ndonje monopol ,atehere e ka keq punen me ne Rama ,atu ,e vetem aty nuk bejme leshim ,e vetmja pike qe ne jemi kundershtare te vertete ,bile e shajme dhe me nane njeri tje trin ,aty eshte shpirti i jone i perbashket .,e gjithe se e respektojme njeri tjetrin jemi xhetelmene ,e nuk eshte mire per syrin e kokpalareve , me falni qe e permenda fjalen kokpalare ,se per ate , une bashke me Saliun vrame 4 veta ne bulevard ,por mos na i bej engjell kundershtarin tim Ramen ,ai e beri LIKEN president ,e jo shefi i im berisha Rama i ktheu bythet te reneve ne bulevart ,dhe na shto edhe 28 vota te tjera . Prandaj ,mos na akuzo, qe skemi ne te drejte ,dhe mos na i ul ne ti z Viktor nr e votueseve . Ne per ato mendojme ,ti fusim ne revolucion , gjithe keto zjare ,kohet e fundit qe po ndodhin ,ne mbare teritorin ,pamvaresisht ka edhe viktima ,por jane viktima te demokracise ,na duhen ,pamvaresisht ne i veme flaken ,por mendojme per popullin .Por do fitojme heren tjeter ,keshtu mendoj une shejtan budallai L.Basha ,por z Viktor nje hall kam per vehten time ,cfare do beje me mua SPAK ,sme ze gjumi ,se sa per Berishen e te tjere nuk e rruaj fare . Me ndihmo z Viktor nga Byroja e Hetimit ,nga prokuroria dhe gjykata speciale ,kam shitur teritore ,kam vrare kam vjedhur ,aman te keqe vellai jot .L BASHA:
Bukur Viktor!
Sskte, thjesht, bukur!
Shoku Viktor, e ke qare fare kete shkrim ‘Sinqeritet Imagjinar’ per Lulzim Bashen. Tani jemi sinqerisht ne pritje te shkrimit tend ‘Sinqeritet Real’ ku te na thuash se kush e zoteron ate sot ne politike (me prova e fakte nga ato te tuat).
Me respekt nje socialist i katundit te Tauland Balles
monologu i teveqelit thuaj. Por i kemi nga te dyja spondet e qe anija te eci perpara e kemi me kollaj te veme dylle ne veshe si ushtaret e Odiseut sesa te spostojme ishujt e sirenave
O lyl ,erotiki , qefllia i te Gjatit
a po e din ti c’er a sexi ?
lene mer politiken e botes
dhe shijoe te Gjatin ne cdo thellesi me Yahoo !
E shef MH ! Edhe komentei me serioz nuk pi uje se del nji AKIL qe s’ka buk. S’ke ci thu !
Kur Edi Rama te shkoje personalisht ke Akili e ti japi me honger ather sinqeriteti esht i plote !
O tempera!
Genjeshtrat recidive made in PD,mashtrimet,varferimi i shqiptareve,apo mashtrimi imagjinativ per drejtesi dhe te verteten e madherishme.