Makinat e vjetra, pritet miratimi i vendimit që pengon importin

DITA Online

Vendimi për ndalimin e importit të automjeteve me moshë më të vjetër se 10 vjet është në pritje për të kaluar në mbledhjen e qeverisë. Dy ministra, ai i Infrastrukturës dhe i Mjedisit tashmë e kanë firmosur.

Sipas projektit, do të ndalohet kategorikisht importi i autoveturave me mbi 10 vite moshë dhe standardi i motorit duhet të jetë Euro 5.

Për kamionët e autobusët mosha e lejuar për  import do të jetë 15 vite. Hapësirë ka për mjetet me interes historik dhe koleksionimi, të cilat do të lejohen të importohen nëse janë prodhim i para viteve ‘70.

Për automjetet e targuara tashmë nuk ka kufizim moshe për të qarkulluar në rrugët e Shqipërisë dhe as nuk ndalohet shitja, ndërkohë që nëse një mjet është futur në Shqipëri dhe nuk është zhdoganuar deri në 31 dhejtor të vitit 2018, më pas nuk do të lejohet të regjistrohet.

Shqipëria ka një flotë mesatare automjetesh me moshë të vjetër rreth 20-vjeçare. Qeveria synon përmes këtij vendimi që të ulë ndotjen e ajrit.

Në vitin 2016, koncesionari që ka shërbimin e kontrollit të kolaudimit ka kryer rreth 400 mijë matje të emetimeve të gazrave të mjeteve rrugore me motor. Më problematike duken makinat me benzinë.

v.l/ Dita

Share This Article
3 Comments
  • Jemi “rinuar” ne te gjithe sektoret dhe kishim mbetur pas me moshen e automjeteve.u gazetaruci e quan FLOTE s ejane edhe me perdorim si amfibe.
    E kuptoj hallin e Ed Rames qe eshte vene nen presion nga Padrinot e distributoreve te makinave te reja, kur jemi kombi me varfer ne Evrope dhe te fundit ne te ardhurat per fryme, por ja qe duhet te blesh makine te re, keshtu thote Qeveriu….
    Kane firmosur dy ministra mostra te njohur si xhambaze (hajdute Profesioniste me license Ministri).
    Ndotja e ambientit ndodh nga kar-buranti ku nafta me shume duket si mazut dhe benzina me numer oktani qe i afrohet nivelit te “ujit” dhe te fitoj “Kastrati ” me shoke
    Cilesia e kar-buranteve ne treg per makinat eshte ku therret qmeti e askush nuk mban pergjegjesi, cmimet jane te niveleve sikur keto lende perdoren nga anijet kozmike.
    Po shkaterrimin e motereve te makinave te qytetareve hallexhinj a u jane pergjigjur ketra oligarke dhe pushtues te tregut te hidro-kar-bureve qe mbrohen nga Ed Droga.

  • Keto ministra leshit se bashku me specialista po leshit,parase te vendosin limitin e moshes se makinave per import ne shqiperi duhet te garantojne landen djegse(karburantin) cilesore me parametrat qe i sherbehet makines.
    E dyta duhet qe makines ti matet cilesia e tymit.
    Kjo duhet te kryhet me korrektes pa as ma te voglin leshim.Mbi kete kontroll korrekte bahet vete largimi i automjetit te vjeter qofte dhe i vitit 2018 qe nuk kalon normen e cilesise se tymit.
    Kur te ndalon polici.Gjane ma te pare te kerkon patenten dokumentin e ishurences dhe dokumentin e kalimit te tymit.
    Ndaj si specialistet dhe ministrat jane lesh me tru.
    Makinat jetojne me vite te tana nese ketyne makinave i bahen sherbimet me grafik dhe kontrollet tek oficinat e specializume profesionale.
    Ne Amerike levizin makina sa me tu prish mendja nga vjetersia e tyne.Te amortizuara te reckosuna e te ndryshkuna.Po ama rrekordojne me cilesin e tymit “AS”,dhe gezojne perdorimin deri ti lajne takati nga pjeset gjenerike ma shume se nga cilesia e tymit qe asht baze per te mos ndikue ne ndotjen e ajrit.
    Niveli ekonomik i punetorit amerikan me ate shqiptare nuk ka te krahasume.Punetori shqiptare merr page MUJORE neto 250 dollar.Punetori amerikan merr page JAVORE bruto 400 dollar.Dhe askund nuk bahet fjale per makina te reja apo te vjetra.Jeni ba gazi i botes e nuk dini te qeverisni po merreni me budallalleqe.Kjo vjen se nuk kupton rrealitetin e te jetuarit ne jete.
    Minstra te nji pushtetit qe i kerkojne fukaras te blej kostum te ri cdo 10 vjet.Kur ky qyqar me zi mbahet me kostum qe nuk e din kohen e blerjes se kostumit qe mban veshe.
    Si ka mundesi qe ato me benzine te jene ma negative se ato me nafte.Kur ketu nafta ka cmimin ma nalt se cmimi i benzines.Dhe taksa per makinat me nafte asht ma e nalte se ato me benzine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *