Siç mësohet nga shtypi, qeveria, nëpërmjet ministrisë së Kulturës po përgatit sjelljen në atdhe të eshtrave të Mit’hat Frashërit e t’i ngrejë një bust që do të vendoset pranë tre vëllezërve Frashëri, xhaxhallarëve të tij, Naimit e Samiut dhe të jatit Avdylit.
Nuk ka gjë më të turpshme e më të shëmtuar se ky vendim i qeverisë. Mit’hat Frashërin nuk e lidh asgjë me ta veç gjakut e mbiemrit. Tre gjeneralët e kulturës e patriotizmit shqiptar siç i quante Dritëro Agolli, tre vëllezërit Frashëri, shkrinë tërë jetën e tyre për ta bërë Shqipërinë. Mit’hati u shkri në tradhti për ta shitur e shpërbërë Shqipërinë. Nëse sjellja e eshtrave do të ishte një gjest familjar, kjo do të ishte një gjë normale, pasi çdo shqiptari i takon një copë tokë, ku t’i prehen eshtrat, por sjellja në mënyrë ceremoniale e me nderime pompoze nga qeveria, nuk është aspak normale.
Mit’hat Frashëri edhe pse mund të ketë merita në fushën e letrave, të cilat kanë ardhur si rezultat i prejardhjes së tij familjare, ato merita i varrosi me tradhtinë e tij, me qëndrimet e tij antishqiptare e antikombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pas saj. Çdo meritë bëhet zero përballë tradhtisë ndaj Atdheut e popullit.
Gjithë jetën e vet Mit’hat Frashëri ka pas bërë aventura dhe dredhira politike. Më 1908, u bë një nga përkrahësit e doktrinës reaksionare të xhonturqve që synonin të shpallnin gjithë popujt e Perandorisë Turke “osmanllinj”. Në kundërshtim me idetë e të gjithë patriotëve të vërtetë ai u bënte thirrje shqiptarëve që ishin ngritur në kryengritje kundër Perandorisë Turke, për liri dhe pavarësi, që t’i shkatërronin armët dhe t’i bënin vegla pune… Poeti ynë i madh Çajupi do ta ironizonte te Klubi i Selanikut: “Po si nuk the një fjalë për Shqipërinë, të plastë koka, o beu ynë?!”.
Mit’hat Frashëri, edhe pse u thirr e mori pjesë në aktin e madh historik, Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 dhe qeveria e Ismail Qemalit e zgjodhi ministër të Punëve Botore, ai shpejt e braktisi atë. Edhe Qeveria e Princ Vidit e caktoi Ministër të Postave dhe Punëve Botore, por edhe aty s’e pati të gjatë. Siç shkruan një bashkëkohës i tij, Mit’hat Frashëri nuk ishte për popullin e thjeshtë, por për bejlerët.
Por dëmin më të madh popullit shqiptar dhe Atdheut të vet ia bëri me qëndrimin gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai nuk pranoi të merrte pjesë në Konferencën e Pezës, më 16 shtator 1942, i ftuar si pinjoll i një familjeje të madhe e cila ishte dhe është krenaria e kombit shqiptar, po edhe si nacionalist, edhe pse ai Kuvend po e radhiste Shqipërinë në anën e duhur të popujve përparimtarë që luftonin kundër nazifashizmit. Mit’hat Frashëri me dhelpërinë e tij, për t’iu kundërvënë vendimeve historike të Konferencës së Pezës, e cila kërkonte as më shumë e as më pak, bashkimin e popullit pa dallim feje, krahine e ideje, në një front lufte kundër pushtuesve fashistë, krijoi Organizatën e Ballit Kombëtar.
Ai, në qendër të programit të kësaj partie, parashtroi pikëpamje që binin ndesh me situatën e ndezur të luftës në Shqipëri e më tej, siç qe ajo e pritmërisë, të cilën populli e satirizoi: “Prit gomar të mbijë bar, se kështu thotë Balli Kombëtar” , si dhe pikëpamjen tjetër kundër pjesëmarrjes së rinisë në luftë, gjoja për të ruajtur brezin e ri… Ai u bashkua me nazifashistët dhe iu kundërvu Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar. Për këtë flasin faktet e dokumente të shumta, flet vetë populli dhe historia.
Nuk duhet harruar, se më 15 mars 1943, Mitat Frashëri ngarkoi Ali bej Këlcyrën që të nënshkruante Protokollin që njihet me emrin “Protokolli Dalmaco- Këlcyra” i cili ishte preludi i një tradhtie të madhe, ku zotoheshin dhe bënin thirrje të mos luftonin kundër italianëve. (!)
Mit’hat Frashëri me Ali Këlcyrën e krerë të tjerë shkuan në Veri dhe organizuan në Lurë “Kuvendin e 40 krerëve të maleve” ku mes të tjerave vendosën që asnjë këmbë partizani të mos lejohej të shkelte në Veri dhe të luftoheshin kudo forcat e Frontit ANÇ. Është firma e Mit’hat Frashërit në qarkoren që lëshoi kundër marrëveshjes së Mukjes: “Marrëveshja me komunistët nuk duhet të pezullojë propagandën tonë dhe të lejojë komunistët të shtojnë veprimtarinë e tyre, por të luftojmë për kapjen e pushtetit politik me rastin e kapitullimit të mundshëm dhe të tërheqjes së ushtrisë italiane”.
Historia nuk harron se Mit’hat Frashëri, me cilësinë e kreut të Ballit Kombëtar, në korrik të 43-shit porosiste forcat e veta që asnjë pushkë të mos shkrehej kundër nazistëve gjermanë, por të priteshin si miq. Ndërsa më 7 tetor 1943 ai u drejton të vetëve një qarkore në të cilën thuhet fare hapur: “Të sulmohen forcat partizane dhe të bëhet propagandë kundër FANÇ”. Një muaj më vonë, pra në nëntor të atij viti, Mit’hat Frashëri i hodhi forcat e veta ushtarake të qarqeve Berat, Elbasan e Korçë në sulm të përgjithshëm kundër forcave partizane në Jug. Ishte pikërisht koha kur në këto zona nazistët ndërmerrnin operacionin e egër të dimrit 1943-1944, me qëllim që të shuanin Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të zhduknin udhëheqjen e saj. Kështu forcat e Ballit, Legalitetit dhe bajraktarëve u bashkuan hapur me nazistët gjermanë në Operacionin e Dimrit 1943-44 dhe në atë të Qershorit 1944, ku u bënë masakra nga më çnjerëzoret ndaj popullatës, u dogjën e zhuritën fshatra e qytete, u vranë deri edhe nëna me foshnjë në gji e në bark… Një lemeri që nuk ishte parë. Oficerët e Misionit Anglez në Shqipëri, Xhon Bllok Viliam e Jon Price në kujtimet e tyre që i referohet dokumenteve te Foreign Office shprehen: “Ballistët ishin një thes miks i kriminelëve shqiptarë që u ngjanin ustashëve të Serbisë. Ata krijonin terror dhe shkaktonin dëme kudo që shkonin”.
Tradhtia e Mit’hat Frashërit do të arrinte kulmin në prag të çlirimit të Shqipërisë. Ai e ndjeu kapitullimin e ushtrisë naziste dhe fitoren e Frontit NÇ për çlirimin e Shqipërisë nga Ushtria Nacionalçlirimtare dhe u përpoq me çdo kusht të merrte pushtetin. Dhe për këtë gjeti sërish rrugën e tradhtisë. Iu drejtua shovinistëve grekë përmes renegatit Dhimitër Fallo, ku kërkonte të përfundonte një marrëveshje me Greqinë. Në atë marrëveshje Mit’hat Frashëri pabesisht propozonte krijimin e një federate, ku forcat e armatosura shqiptare të shkriheshin me ato të Greqisë, në një ushtri të përbashkët, të komanduar nga grekët, që do të përdorej për të shtypur Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe në Greqi.
Në ditët e fundit të Luftës dhe të çlirimit të vendit Mit’hat Frashëri me krerët e tjerë u arratis. Ai nuk mund të qëndronte në Shqipëri pasi e dinte fort mirë se do të jepte llogari për krimet që kishte bërë. Po edhe në arrati duke u vërdallisur nëpër Europë e Botë, nuk hoqi dorë asnjëherë nga ëndrra për pushtet dhe krijoi “Komitetin Shqipëria e Lirë” nën kryesinë e tij, me Abaz Kupin, Ismet Kryeziun etj. Ky komitet rekrutonte kriminelët dhe të arratisurit dhe i dërgonte në qendrat stërvitore të diversantëve ku i përgatisnin dhe i dërgonin në Shqipëri fshehurazi, për të përmbysur pushtetin popullor.
Mit’hat Frashëri në arrati nuk i rreshti negociatat me qeverinë greke, ku i kërkonte ndihmë për të përmbysur me dhunë pushtetin popullor të vendosur në Shqipëri. Për këtë qëllim, në vitin 1948 ai shkon vetë në Greqi dhe zhvillon bisedime të fshehta me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme Greke. Lakmia për pushtet dhe jo antikomunizmi, siç mundohen ta justifikojnë ca pasardhës e lakej të tij, bëri që tradhtia ndaj Atdheut të arrinte deri atje sa të nënshkruante një akord me Qeverinë Greke në Kajro që t’i jepej Greqisë Shqipëria e Jugut “Vorio Epiri” dhe ta fusnin vendin në ombrellën e një mbretërie.
Ky është Mit’hat Frashëri që Qeveria Shqiptare e radhës kërkon t’i ngrejë në piedestalin e lavdisë bëmat e tradhtinë e tij. Është më shumë se turp… Por kur përkrahet tradhtia diçka fshihet…
Është një vazhdë e tërë veprimesh të turpshme e absurde që dëshmojnë fare qartë, se Qeveritë shqiptare gjatë këtyre afro tri dekadave të fundit, ashtu si edhe Mit’hat Frashëri, janë shfaqur me marifetet e tyre, kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që sulmojnë heronjtë e dëshmorët, veteranët e udhëheqjen e asaj lufte të lavdishme, që e vendosi Shqipërinë në krah të popujve përparimtarë dhe në krah me Aleancën e Madhe Antifashiste Anglo- Sovjeto-Amerikane…
Janë të shumta veprimet që tregojnë se Lufta Antifashiste mbetet pa përkrahjen e qeverive. Hiqet emri i rrugës “Dëshmorët e 4 shkurtit” dhe vendoset emri i “Ibrahim Rrugovës” jo pa qëllim; në Elbasan ngrihet monumenti i Lef Nosit, në Peshkopi i kriminelit Halil Alia, në Kukës i Muharrem Bajraktarit, në mes të Tiranës bulevardit i vihet emri i Ahmet Zogut dhe i ngrihet monument këtij kryetradhtari… Presidentët me radhë nuk kanë lënë kriminel pa dekoruar si patriotë të mëdhenj, se na paskan qenë antikomunistë… Po qe se ata besojnë se me antikomunizmin munden të përligjin çdo akt imoral, antikombëtar dhe kriminal të kujtdoqoftë, atëherë duhet të vetëshpallen nazifashistë dhe të kërkojnë rehabilitimin e Hitlerit e Musolinit.
Por historia nuk mund të shkojë mbrapsht. Mirë qeveritë e djathta që dje hëngrën në një çanak me nazifashistët, po qeveria e majtë ç’ka që i përkrah tradhtarët? Asnjë qëndrim i saj ndaj luftës, asnjë mbrojtje, vetëm ca sllogane të përgjithshme të thëna në hava… as mish e as peshk… Kjo është edhe më e rrezikshme se qëndrimi i hapur. Është kjo arsyeja që kalemxhinjtë e zinj me pagesë, organizojnë institute shkencore, gjejnë shesh e bëjnë përshesh, nxijnë Historinë e LANÇ, sipas porosive e qejfit të shefave të tyre.
Organizata e Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, nuk është pajtuar asnjëherë e nuk do të pajtohet kurrë me këto qëndrime që bien erë neofashizëm. Në radhët e kësaj organizate të lavdishme militojnë akoma luftëtarë të cilët janë ndeshur me “trimat” e Mit’hat Frashërit, ka ende nga ata që kanë plumbat e Mit’hatit në trup, janë ende gjurmët e fshatrave, qyteteve, shtëpive të djegura, janë në Varrezat e Dëshmorëve ata që i shtrinë edhe plumbat e Mit’hat Frashërit me shokë…
Prandaj i bëjmë thirrje qeverisë, që ata që e ndërsyen Mit’hat Frashërin kundër Shqipërisë, ata që e mbajtën sa iu duhej, ata që në fund ia bënë gropën duke e helmuar, le t’i mbajnë edhe eshtrat e tij si hajmali!
Le t’i ngrenë edhe buste dhe poshtë tyre të shkruhet “Epopeja e Ballit Kombëtar”! / Organizata e Veteranëve të LANÇ

Shqipëria ishte dhe vazhdon të jetë një vend feudal , primitiv dhe injorant – në radhë të parë si mënyrë të menduari , si psikologji , si traditë , si histori . Psikologjia , mëndja e njeriut nuk ndryshohen dot me aksione me goditje të përqëndruar , siç mendonte e vepronte Enver Hoxha. Ne , që qemë i vetëmi vënd socialist në botë ( ? ) , ishim në fakt , vëndi më mikroborgjez , më injorant , më sharlatan, më antikomunist në botë . Në këtë politikë donkishoteske i ka rrënjët rehabilitimi i beut Mit’hat Frasheri . Kumbaro dhe shefi i saj rrufjani Edvin Rrama e hedhin vallen në një shesh tradhëtije të përgatitur me kohë nga fallco- komunistët .
Mua nuk më kanë tradhëtuar Kumbarua e Rrama që mburren me antikomunizmin e tyre , mua më kanë tradhëtuar ata që iu dhamë gjakun në luftë dhe djersën në punë …..!
Rrama dhe Kumbaro janë plehëra dhe në plehëra do perfundojnë !
Sa i ashper je, more Çika! Mire me drejtuesit e Shqiperise, po me shqiptaret çfare ke? Populli, popull eshte, nga ta çojne shkon.
Çikë bre çikë muzhiku. Nuk ka rendesi te tradhetoje njeri ty, sepse nuk ia vlen te tradhetosh nje imbecil. Sa me shume te shkruani kunder Mithat Frasherit aq me shume lartesohet figura e tij, o egersira malesh.
Mithat Frasheri eshte eshte nje ga shtyllat e kombit shqiptar. Injorante si ti nuk percaktojne kulturen dhe historine e kombit shqiptar. Mithat Frasheri ishte kunder sllaveve, prandaj eshte hero kombetar. Kurse kopilja e serbeve me emrin PKSh eshte tradhetarja e kombit shqiptar. Italia e Gjermania e zmadhuan Shqiperine. Sllavo-komunistet muzhike ne Shqiperi akoma mburren se ishin zagare te Çubriloviçit, Dushan Mugoshes, Miladon Popoviçit, Rankoviçit, Ivo Andriçit etj.
Ç’bere ti kur me 1999 NATO e Amerikes, Gjermanise, Italise çliroi Kosoven qe sllavo-barbaret shqiptare tradhetare e sulmuan prarashpine, e gjakosen, e ia dhuruan sllaveve? Me siguri iu ankove Millosheviçit.
Nuk te pelqen Mithat Frasheri ty dhe specieve te llojit tend? hahahahaha Vazhdo te pelqeni Ivo Andriçin dhe e mira eshte te shkoni te banoni ne Serbi e Rusi. Njerezit e Sheshelit aty jane. Nuk mjafton te dishe shqip per te qene shqiptar.
Je i neveritshem me kete menyre te shkruari more perfaqesuesi i bjeshkeve balliste e nazi-fashiste! Po jetoni pranveren tuaj revanshiste, por kot e kini. Mos po pergatisni ndonje rremuje tjeter si ato qe kini bere keto 30 vjet, ju shkaterruesit e Shqiperise nga themelet, ju mbjelles te urrejtjes dhe percarjes! Po Kosoven vertet e quan te cliruar? Injorant!
“Çika” , malsori i Kuksit , duket i mbarsur me nihilizem , urrejtje dhe hakmarrje , karakteristika keto dalluese per malesorin me mentalitet mesjetar ! Kete përshtypje e kam krijuar duke lexuar shume nga komentet e tij këtu .
o plako “Tirana” qe e kalove jeten ne rradhe per qumesht e mish. O injorant truthare. Nuk te pelqen te lexosh shqip. Te ka ngecur ora tek perrallat qe tregonin komandantet jugosllave per ballista e nazi-fashista. hahahahaha
Vërtetë, po vërtetohet përherë qartë e më qartë se, kurrgjë s’ka qenë dhe nuk është tradhëtia dhe TRADHËTARËT shqipfolës të para LNÇ dhe, edhe gjatë LNÇ, çka po vërtetohet tradhëtia e tej tradhëtia e
TRADHËTARËVE shqipfolës, së pari dhe më së shumti, e të gjitha qeverive dhe qeveritarëve të Shqipërisë të pas vitit 1990 e deri më sot !
…Dhe, pa asnjë DYSHIM, pse Rama e Kumbaro,dhe të tjerë qeveritarë shqipfolës, inicojnë, përkrahin dhe lejojnë që, edhe të fundi fundit, të kthehen dhe të varrosen në Shqipëri eshtrat e një TRADHËTARI aq të ndyrë e aq kundërshqiptar si Mithat Frashëri; kjo është tradhëti dhe kundërshqiptari që ia kalon edhe tradhëtisë dhe kundërshqiptarisë, edhe të Mithat Frashërit dhe shqipfolësve si ai, dhe në këtë rast, dhe për këtë arsye, Rama, Kumbaro dhe të gjithë përkrahësit e tyre shqipfolës për këtë çështje, po vërtetohen dhe dëshmohen se, në fakt, kanë qenë (të fshehur),dhe tashmë janë edhe shumë më TRADHËTARË dhe më kundërshqiptarë, edhe sesa që ka qenë edhe vetë Mithat Frashëri dhe shqipfolësit si ai !?!!!
O shqiptarë të vërtetë!
Ta dini mirë, se nëse do t’vazhdoni të heshtni dhe t’i duroni Ramen, Kumbaron dhe, edhe përkrahësit e tyre shqipfolës, për çështjen në fjalë dhe, edhe për të gjitha çështjet tjera KOMBËTARE dhe ATDHETARE, edhe juve do t’iu bëjnë të gjithëve GREKË dhe SHKIJË dhe, Shqiërinë do ta bëjnë Greqi dhe Serbi !?!!!
Shqipfolësve kundërshqiptyarëve të sotit dhe tradhëtarëve të SOTIT, jo një herë VDEKJE, por 100 herë VDEKJE !!!
Kuptimi i gabuar i yti bre gur graniti eshte problemi yt. Ke lexuar ndonje liber te Mithat Frasherit??????
Keto veterane te tanishem qene ushtare te Serbise se Madhe para 75 vjeteve. Ato kishin si komandant Dushan Mugoshen e komisar Miladin Popoviçin. Ato qene tradhetaret, sepse u lidhen me sllavet qe ishin kriminele para, gjate dhe pas luftes se dyte boterore. Po pate qene 1 vjeç ne vitin 1999, atehere nuk ia vlen me ta kujtuar se ç’jane sllavet e serbet per shqiptaret.
Vërtetë, po vërtetohet përherë qartë e më qartë se, kurrgjë s’ka qenë dhe nuk është tradhëtia dhe TRADHËTARËT shqipfolës të para LNÇ dhe, edhe gjatë LNÇ, çka po vërtetohet tradhëtia e tej tradhëtia e
TRADHËTARËVE shqipfolës, së pari dhe më së shumti, e të gjitha qeverive dhe qeveritarëve të Shqipërisë të pas vitit 1990 e deri më sot !
…Dhe, pa asnjë DYSHIM, pse Rama e Kumbaro,dhe të tjerë qeveritarë shqipfolës, inicojnë, përkrahin dhe lejojnë që, edhe të fundi fundit, të kthehen dhe të varrosen në Shqipëri eshtrat e një TRADHËTARI aq të ndyrë e aq kundërshqiptar si Mithat Frashëri; kjo është tradhëti dhe kundërshqiptari që ia kalon edhe tradhëtisë dhe kundërshqiptarisë, edhe të Mithat Frashërit dhe shqipfolësve si ai, dhe në këtë rast, dhe për këtë arsye, Rama, Kumbaro dhe të gjithë përkrahësit e tyre shqipfolës për këtë çështje, po vërtetohen dhe dëshmohen se, në fakt, kanë qenë (të fshehur), porse, tash janë të edhe të fshehtë por edhe të hapët (sepse, Shqipëria, që prej pas vitit 1990 ka mbetur pa ZOT të vet) andaj, tashmë janë edhe shumë më TRADHËTARË dhe më kundërshqiptarë, këta të pas vitit 1990 e më vonë, edhe sesa që ka qenë TRADHËTAR edhe vetë Mithat Frashëri dhe shqipfolësit si ai !?!!!
O shqiptarë të vërtetë!
Ta dini mirë, se nëse do t’vazhdoni të heshtni dhe t’i duroni Ramen, Kumbaron dhe, edhe përkrahësit e tyre shqipfolës, për çështjen në fjalë dhe, edhe për të gjitha çështjet tjera KOMBËTARE dhe ATDHETARE, edhe juve do t’iu bëjnë të gjithëve GREKË dhe SHKIJË dhe, Shqiërinë do ta bëjnë Greqi dhe Serbi !?!!!
Shqipfolësve kundërshqiptarë të sotit dhe tradhëtarëve të SOTIT, jo një herë VDEKJE, por 100 herë VDEKJE !!!
more grant Denica,shume trima e patriote u vrane ne lufte,ne nje kohe qe shume horra e qorrra mbeten aqe sa me ne fund vrane njeri-tjetrin dhe identitetin e fjalen e lire dhe nuke kane te ndalur e nuke kane te ndalur nen moton nga i jati tek i biri dhe nje djalle e gjsem brend,vetem e vetem per leke te piset e pushtet brenda djallit,dhe per kete ti e ata si ty jeni mese te qarte.Kujto vrasjet e djemve te Shkodres,skemat piramidale,e 1997 e 98 ku mbeten te vrare mbi 4000 njerez te pafajshem dhe mijra te gjymtyer,por perseri nuke u ndalen me tragjedi ne dete e toke si Otranto,Gerdeci e 21 janari.Koha vertetoje katerciperisht se komuniste e balliste te nje soi ishin dhe mbeten,dje dogjen e vrane njerez te pafajshme,bile dhe brenda vetes e me femije ne bark,e burgje e kampe internimi.Dhe sot po e njejta gje me ju e bijte tuaj apo mostrat tuaja,hapen depot e armeve, duke i vene ne dite paqe flaken Shqiperise me pasoja mbi 30 mije te vrare e mijra te gjymter e terrorrizuar.Dhe ju o kerkma persegjalli vazhdoni ti beni karshillek,duke hedhur ndonje pordhe si gjoja atdhtare me shume se nanovicet,berishavicet,ramavicet,metavicet e bashavicerit e rradhes brenda jashteqitjes shqiptare.Mjaft eshte MJAFT per “trimerite tuaja”se nje mut i ndare ne copa jeni,per ju dhe ballistet o veterane pacavuresh,mbeturia te luftes per pushtet,atdheu dhe populli,kane qene dhe do te mbeten vetem leket e piset dhe pushteti bredna djallit.Patriote te verte ishin ata qe u vrane,dhe u martirizuan per pavaresi, lirine e demokraci dhe progres Njerezor.Dhe se fundi dhe nje here a ju vret ndergjegja per vrasjet prapa kraheve te shokeve te luftes e te punes,dhe martire e kombit,pa harruar mbi 30 te vrare nga hapja e depove te armeve qe ju dhe bijte tuaj administronit,por mos harroni pasojat dhe sot e kesaje dite vazhdojne aqe ndytesisht e poshtersisht sa vete populli u revoltua dhe kerkoje me force reformen ne Drejtesi,Vettingun dhe ligjin e Dekriminalizimit me mbeshtetjen e USA dhe BE.Ne moralin tuaj eshte ne mos pacit fuqi te kerkoni falje si autore,apo bashkeautore ne shume krime makabre,me e ndershmja eshte ti kerkoni faje viktimave te marrise suaj te luftes per leke te piset e pushtet brenda djallit.
jo po do tu bejme homazhe, kriminelave serbo-komunist.
Bejuni homazhe ballisto-serbo-grekeve o Arben jo atyre qe cliruan vendin e mbrojten nga gllaberimi i shovinisteve dhe e bene shtet.Ikni me mendjen e Saliut dhe te Rames se mire e keni.
E kupton gabim vogelush Mikel. Kur te rritesh lexo me shume.Per shembull lexo librin “Sekretet e Luftes – Shqiperia tjeter ne dokumentet britanike” botuar me 2017. Eshte liber vetem me dokumenta, dokumenta, dokumenta. Mos ki frike te lexosh.
Lexo edhe te pakten nje liber nga librat e shumte te Mithat Frasherit. Po te paralajmeroj se Çubroloviçi, Dushan Mugosha, Miladin popoviçi, Rankoviçi, Millosheviçi, Sheheli nuk i kane pelqyer shkrimet e Mithat Frasherit.
Ky qe ka bere shkrimin dhe nuk ka vene emrin eshte nje provokator anadollak. Mithat Frasheri eshte nje shqiptar I paster, I ditur dhe qe luftu fort per kete vend. Ai e dinte te keqen e komunizmit, u distancua prej tij, e demaskoi vazhdimisht dhe koha I dha te drejte. Komunizmi ra ne te gjithe lindjen, Enver Hoxha doli genjeshtar, ai shkaterroi njeriun shqiptar, e ndau nga bota, e rrethoi vendin me tela me gjemba dhe kur ra komunizmi njerezit ne vend ta shikonin veten te barabarte me boten zbuluan se kishin jetuar si kafshet. Keta qe kundershtojne nuk e kuptojne dot M. Frasherin, ata jane tredhur nga sistemi Enver Hoxhes qe sja vlen te meresh me ta.
Mesazh
për zotërinjtë e Organizatës së Veteranëve të LANÇ
.
Të nderuar !
Më vjen keq për ju që nuk kuptoni se ky reablitimi I tradhetarve ka cerek shekulli qe vazhdon dhe do te vazhdoje edhe kur asnje nga ju veteranet nuk do jete gjalle…ndoshta pas 10 vjetesh nuk do kete me veteran..por vepra e juaj do te ridimensionohet le te themi nga viti 2044 ne 100-vjetorin e madherishem te clirimit nga fashistet dhe bashkpuntoreve te tyre qe sot ne nje fare menyre jane te fuqishem….
.
Tipa te tille si keto Mitaterit dhe Medinjtte qe trathetuan tre here baballaret e tyre e shkelqyer Historia I ka hedhur poshte jo vetem ne kohen e fashzmit ..jo vetem ne kohen e diversionizmit por dhe para tyre biles ne kohen e xhonturqeve ku Cajupi I madh I cjerre tradhtine tredimisionale te 2M frashellinjte qe perdhosen baballaret e tyre
>>>>
Anton Zako Cajupi
.
Pjese nga Klubi I Selanikut ( mithat & mehdi frasheri)
—————-
U ngresh, pra, dhe ika nga Misiri dhe vajta ndreq
ndë Selanik, ku me vrap kërkova dhe gjeta vendin tek
gjendet Klub’ i Shqipëtarëvet. Ndë të dukur, klubi
dukej mos më keq o zot,… po do të ketë ndofta anë-
tarë me kokë të fortë!
Gjeta brenda gjer 40 vetë, të
tërë myslimanë, asnjë të krishterë! Asnjë, s’ma vari
torbën, se mjerisht nukë dije turçe dhe këndonin ga-
zeta ndë këtë gjuhë. Shtiva sytë më të katër anët e
klubit mos shohë nonjë librë a nonjë gazetë shqip.
Asnjë për zonë!
Desha t’ikij, se pandeva se u gabova e hyra në nje
Klub turqsh.
Atë çast arriti kryetar i Klubit, Midat
beu, me një bej tjetër. Guxova e thashë:
— Zoti bej, jam aksekush, u falem me nder, turçen,
besa, nuk e di!…
— Prit, pakëzë, më thotë, se kam një çi-çi-çikë pu-
në me bejnë.
Prita. Atje ku presë, pashë një djalosh të veshur
alldupçe.
— Jam shqipëtar, thashë. Turçen s’e di. Të lutem
tregomë Klubin e Shqipëtarëve, se një hamall më gë-
njeu e më solli këtu.
— Këtu, më thotë, është klubi tonë. Nga të kemi?
— Nga lumi që të më marrë…
— Sonte kemi mbledhje, se kushëriri i presidentit,
që vete mutesarif në Seres .. do të flasë për Shqipë-
rinë gjer’ e gjatë, se është njeri fort i ditur. Vallahi,
të rrish ta ndëgjosh.
Ndënja ndë një bri, me zemër të gëzuar, se do të
ndëgjojë dhe unë një bej shqipëtar, nga der’ e Fra-
shërit, të na flasë shqip për më-më-më-dhenë. Pas pak
erdhi beu: duart e anëtarëve u përpoqnë me një të
madhe trokëllimë…
Beu qënkej i thatë, i verdhë, me një fytyrë fort
të shëmtuar e të dobët, ndofta nga dituria e madhe.
M’erth ndë mënt Klub’ i të Liqve në Londrë, që kish
për kryetar Karlon II.
Beu tundi kratë, u koll pakëzë, fshiu buzët, hapi
gojën dhe tha… Mos pritni t’u them se ç’tha. Për zonë
s’kupëtova dot mirë, se fjalët rrokulliseshin si dhëntë
njëra pas tjetërs, ca të bardha, ca të zeza, ca syska, ca
bejka, ca ruda, ca kaleshe, ca shyta, ca me brirë, po të
të gjitha plaka të shkuara e të vjetëra.
Ne foli për Shqipërinë! Jo, besa! Foli vetëm për
Turqine.
— Alldupi ka qenë kështu, ka qenë ashtu, ka
bere ketë, atë,.,. .sa dhe sot gjëndet një xhami ndë
Vjenë! Ç’është Evropa përpara Turqisë?… Ata që lë-
vdojnë të krishtërimnë, janë te marë! Besa jonë ësh-
të e vërtetë. Turqia duhet të rrojë, që të lulëzojë
faq’ e dheut! Që të rrojë Turqia ndë mes t’Evropës,
duhet të mbanë vetë fuqinë ndë duar të tyre, dome-
thënë ata vetëm të jenë ministorë, valinj, komandanë,
ushtarë e gjykatës!…
Të krishterët duhet të punojnë,
se janë lindur vetëm për punë, për mjeshtëri e për
bujqësi… Dhe kështu, me këtë mënyrë, turqit (thotë)
mundin të mbanë fuqinë, të kenë ndë dorë guvernën…
dhe kështu do të rrojë me jetë!
Këto qenë fjalët e fundit të beut mut-e-sari.f të
Seresit! Duartë u përpoqnë fort, anëtarët u lëshuanë
të ngjatjetojnë bejnë… Zëmëra më qante dhe thashë
me vehten time:
— T’u thaftë goja, more beu ynë!
Të plastë koka
more beu ynë!
Të paskan lënë mëntë, more beu ynë!
.
Qënke veshgjatë, more beu ynë!
.Qënke turk, more
beu ynë!
Qënke xhonturk, more beu ynë!
Ndë Klub të
Shqiptarëvet na the si duhet të sillet Turqia që të shpë-
tojë nga rreziku i sotmë dhe të rrojë përjetë.
Pse s’fole
një fjalë dhe për Shqipërinë?
Pse? Apo s’keshe se ç’të
thoshe? Apo t’erth frikë nga xhonturqit, që të dërguan
mut-e-sarif ndë Seres, që të shaç kaurët? Pse s’tu tha
gjuha ndë gojë?…
Mos na thuani tjetër herë se ini shqipëtarë, mos
na çani kryet me gënjeshtra, se u kemi kupëtuar se
ç’ini ndë zemër tuaj!
Ju punoni për Turqinë e jo për
Shqipërinë.
Po ti shohesh te gjitha problemet akoma me gjyslyket e Enverit te gjithe armiq dhe trathetare jane.50 vjet vetem retushoi dhe ndryshoi gjithe historine
O Enver Djali !
Qe eshte retushuar ne kohen e Enverit kjo nuk ka diskutim por sa eshte retushuar…Mendoj s eshte retushuar aq pak sa nuk ka prishur ekulibret e se vertetes….Psh dilte armik Koci Xoxe apo Teme Sejko dhe hiqej nga qarkullimi por kjo nuk shtremberon faktin se ata ishin te pakten tradhetare.
.
A vend shkoi ne goptesemes
jo se retushuan pas 1992 –it
por u thyen 180 grade mbrapsht ato qe I kenduan per gjysemshekulli xhaxhit dhe tani hajne kufomen e tij si puna e ketij qe ka shkruar kete bejte qe u vertuan ne 21 janar 2011
..gjeje o enver djali kush e ka bere kete “big-bejte” dhe pse e retushoi
…
Diktaturë e klasës s’është vec në vjersha
Dhe në ditlindjen e veteranit tornitor.
Je për socializmin
Vrapo në rrjeshta
Shpall kudo dhe mbi këdo
kontroll punëtor.”
“Bjeri ditë e natë burokratizmit
Klasën që u përmbys nën këmbë e mbaj.
Në se s’do që nesër skuadër e pushkatimit
Të të vejë në mur
tek Bulevardi i Madh.”
..
Pra Saliu vrau ne 21 janar 2011 dhe e retushuan ca xhambasadore qe nje kriminel e quajten Burre Shteti dhe ju merreni me Mithatin qe e helmuan te vetet se anonte ne “anen” e gabuar te Kupave
“- Te duam BIR- po me shume duam -Atdhene-
Ti e trashetove ate!”
. -Populli-
Mjafte me “MINA me SAHAT”fitoreve te L. N. CLI.
Shikoni ligjshmerie,Nga ato te luftes e pas clirimit, deri te botes dhe vendosni.
Mos beni-“Per inat te sime VJERE do te fle me MULLOXHINE..”sa “Derrit nuk i thuhet DAJE”
***
Dhe te ishte gjalle Abdylli me te vellezerit,nuk do ia benin ate nderim zyrtar,ne zyrat e shtetit dhe te asaj kohe lufte, Ai NJOLLOSI,me vendime antishqiptare marre..lidhur me pushtuesit kur populli luftonte.. Si njeri dhe per meteper, gjak i “Vellezerve Frasheri”,Ti prehen eshtat ne atdhe si njeri dhe,kaqe.
Mos trazoni urjerat.
Duam U N I T E T !
Dhimbia e Madhe Popull!
.
Nukka mbetur shqiptar nga New Yorku deri ne Sanxhak,pa e marre vesh se sjo qe ju e quani lufe nac-cl.ishte luftw per Serbine dhe pushtetin tyranik te enver hoxhes.Armiq pushtues te kombit shqiptar kane qene dhe mbeten serbrt dhe greket.Po paten luftuar kunder tyre ne luft.II bot,partizanet e enver hoxhes,le te protestojne,por krta kane qene vellezer me serbet atehere.Tyrania e tyre rrenoi jo vetem ekonomine,por vlerat shekullore te popullt,prandaj nuk meritojne vemendje.
O DEMO MARAZ I ZI
.
TITIST & XHAFERDEVIST
I STAZHIONUAR DHE I MALLKUAR
.
Serbet edhe nese kishin nje fare roli ne Shqiperi ne vitet 42-45 ajo ishte nen dirigjimin e Anglise qe drejtonte me shtabin e saj aleat ne KAJRO. dhe ne BEOGRAD kishin super-seline e tyre te spiunazhit deri sa erdhen gjermanet
.
Pra nese ne Greqi drejtonte personalisht Churchilli dhe ne Jugosllavi kishte atashuar djalin e tij Rudolfin tregonin se nga 1939 qe u pushtua Shqiperia e deri ne clirim ata e konsideronin Shqiperine si territory dhe pas lufte kishin plane te dokumentuara qe te kenaqnin orekset e Grekeve dhe te atij TITO MUTIT qe ti e quan shpetimtarin e shqiptareve more DEMONSTER
.
Kasapet STALIN DHE CHURCHILL ISHIN BOSAT E BALLKANIT DHE TE EUROPES .PIKE..kush ka iluzion tjeter eshte ose budalla ose do te shtyje kohen.
Roli pozitiv I ENVER HOXHES qe disa analiste te shquar amerikane e quajten
CEZARI BALLKANIT
duket pot a krahesojme me ngjarjet ne Greqi ku pas 1944 u vrane U SAKATUAN nga e djathta ekstreme ne ‘TERRORRIN E BARDHE” mbi dy miljon greke dhe mbi 100 mije femije greke u cuan jashte vendit..biles ca udheheqes kryesor te luftes greke ju prene kokat dhe I varen si kanibale ne shesh,,,dhe me nje fare miratimi te komandes angleze..biles arriti qe ne vitet 1948-1949 u oerdor napalm kunder ushtrise majte greke…pra shikoni cfare maskrash u bene sepse
POPULLI GREK
NUK DINTE GJE PER MARREVESHJEN E KASAPEVE STALIN DHE CURCILL.
E NJEJTA GJE DHE PER SHQIPERINE QE NUK E KISHIN NE HESAP SE JA KISHIN DHENE PESHQESH TITOS SIC TREGONTE DJALI CURCILLIT RUDOLFI QE ISHTE NE SHTABIN E TITOS
PRANDAJ I LUTEM CA KOMENTUESVE SI DEMO PREJ LUSHNJE QE TE MESOJE HISTORINE SE NE JEMI MILINGONA PARA SUPERFUQIVE…
.KURSE ENVER HOXHA ISHTE NJE PERJASHTIM NE HISTORINE BOTERORE SE ESHTE I VETEM LIDER I NJE VENDI LILIPUT QE U MAT ME SUPRFUQITE
The Percentages agreement
was an agreement between Soviet premier Joseph Stalin and British prime minister Winston Churchill during the Fourth Moscow Conference on October 1944, about how to divide various European countries into spheres of influence.
The agreement was made public by Churchill. The US ambassador, who was supposed to represent Roosevelt in these meetings, was excluded from this particular discussion.
The agreement
Winston Churchill proposed the agreement, under which the UK and USSR agreed to divide Europe into spheres of influence, with one country having “predominance” in one sphere, and the other country would have “predominance” in another sphere According to Churchill’s account of the incident, Churchill suggested that the Soviet Union should have
90 percent influence in Romania
and 75 percent in Bulgaria; the
United Kingdom should have
90 percent in Greece;
and they
should have 50 percent each
in Hungary and Yugoslavia.
(Albania = nothing)
Churchill wrote it on a piece of paper which he pushed across to Stalin, who ticked it off and passed it back.
The result of these discussions was that the percentages of Soviet influence in Bulgaria and, more significantly, Hungary were amended to 80 percent.
KONKLUZION:
KONFRENCA E MUKJES
DHE ME VONE E BUJANIT
ISHTE NJE THIRRJE E LEPUJVE
PER NJE TE DREJTE
QE E KANE VETEM LUANET
…BOLL ME PERRALLA SIDOMOS SOT KUR KOSOVA EDHE PSE KEMI ALEATE AMERIKEN DHE EUROPEN ESHTE SHPREHJE GJEOGRAFIKE EDHE PSE E PERKEDHELIN QE I THONE REPUBLIKE E ISES @ THACIT
.
Demo pot e them miqesisht!
Te lutem mos I glorifiko
kaq shume meritat e Enverit
me menyren se si shkruan
dhe me ate helmin e zi antikombetar qe vjell
….mos ngaterro Enverin me Kombin.
.pra nese thua
poshte Enveri..rrofte Tito..
ne mos qofsh I rrjedhur nga trute ..je antishqiptar po aq sa Mithati qe shkonte ne BEOGRAD APO ATHINE..per te rrezuar Enverin bashke me angloamerikanet qe I rruajten topet kur ishte I gjalle dhe e kthyen Perendi mbas vdekjes…
Përgjigje komentit “Duan apo nuk duan…” , nën komentin “GRANIT DRANICA” !
Ti i komentit “Duan apo nuk duan…” , kuptohet se je gjen dhe pinjoll i TRADHËTISË së Shqipërisë dhe i tradhëtarëve si dhe i kolaboracionistëve shqipfolës por, që patjetër ngase je i tillë, pamëdyshje -që je edhe më kundërshqiptar dhe, edhe shumë më mercenar, më kolaboracionistë e më tradhëtar edhe sesa vetë Mithat Frashëri dhe tradhëtarët tjerë, shokë të Mithat Frashërit dhe si Mithat Frashëri !
Ti, o farë shqipfolëse, -që dalësh fare sa më parë e njëherë e përgjithmonë, në komentin tënd në fjalë thua, tamam sikur të kishe në gojë GJUHË LOPE (ngase, me siguri, ti as nuk je më ndryshe se një LOPË apo, NJERILOPË) se: “Komunistët dhe ballistët ishin një…” !
…Dhe, ti thua ashtu, sepse, vërtetë je NJERILOPË apo LOPËNJERI përpos që je TRADHËTAR me fund e me majë dhe je, prandaj edhe më kundërshqiptar, tamam edhe sesa idoli yt, M. Frashëri që edhe i vdekur, ai qoftë i MALLËKUAR dhe më keq se kaq e se kështu, përgjithmonë !!! …Prandaj, po ta bëjë të qartë, o tradhëtar-hajvan e hajvan-tradhetar se, edhe për lopët e sotit që ecin me katër këmbë, “komunistët shqiptarë dhe ballistët shqipfolës, jo që nuk janë një”, sikurse po thua ti; por, janë të ndryshëm, bash si DITA me NATËN, ori LOPË shqipfolëse që, ty dhe shqipfolësit si ty, në mënyrën më të tmerrshme, ju përpiftë TOKA shqiptarë pa një pa dy !!!
Dhe, s’do mend që, Rama dhe Kumbaro, që SOT lejojnë dhe miratojnë edhe me miratim shtetëror varrosjen e eshtrave të një QENI TRADHËTAR e kolaboracionistë si, Mithat Frashëri, janë ëdhe më tradhëtar, Rama, Kumbaro dhe mbështetësit e tyre; janë më kolaboracionistë dhe më kundërshqiptar, edhe sesa vetë Mithat Frashëri dhe si shqipfolësit tjerë si Mithat Frashëri !!!
Komentuesi Demo thua qe grekerit jane armiqte e perjetshem te Shqiperise.Po a e di ti qe Mithat Frasheri kerkoi qe te bashkonte forcat e ballit me ushtrine greke nen komanden e Greqise????Informohu per tradhtite e Mithat Frasherit dhe do te krijosh opinion tjeter per te …me kushtin qe edhe ti nuk je nje antishqiptar.
përgjigje komentit “demo” !
“demo”, “Vlerat shekullore” të popullit shqiptar deri para Enver hoxhë-SHQIPOS, në Shqipëri, ishin KATASTROFALE dhe ZERO-SHQIPTARE! …Ishin vlera: turke, vlera arabe, vlera gabele, vlera gjupe, vlera majmune dhe ishin, vlera edhe të kujdo qoftë tjetër më shumë sesa që ishin vlera shqiptare !
-Vetëm ZOT-Enver hoxha me shokët e tij të vërtetë i vendosen VLERAT e vërteta shqiptare në popullin shqiptar dhe i profilizuan ato në mënyrën më SHQIPTARE të mundshme dhe në mënyrën më të bukur e më të denjë SHQIPTARE!!! …Dhe, këtë e di dhe e pranon çdo shqiptarë-SHQIPTARË i vërtetë, shqiptar normal dhe shqiptar i sinqertë; nderkaq që, këto që thash këtu më lartë, nuk i pranojnë vetëm shqiptarësurrogatët, shqiptarë-melezët,; shqipfolëstradhëtarët dhe, patjetër, shqipfolëskunderenveristët -sikurse shembulli yt “demo” dhe të gjithve shqipfolësve si ti e të përngjashëm me ty!!!
…Po mos t’kishte qenë pikërisht Enver Hoxhë-SHQIPO-ZOTI dhe” Shqipëria e Enver Hoxhës”, shqiptarët sot, do t’ishin -edhe gjithçka tjetër, vetëm -shqiptarë JO; apo, do t’ishin edhe gjithçka më shumë sesa që do ishin SHQIPTARË !!!
Enver Hoxha he, TUNGJATJETA
sa t’ka shqiptarë e sa t’jetë jeta
se, Ti shqiptarët n’dritë i qite!
Ti -Shqipërinë e ngrite dhe e ndrite !!!
Me te lumte; Shqiptar i vetete je:
-Garnit Drenica … -GRANIT-
Me te lumte ajo mendie komanduar ate pene, sa komentoni, per problemin; me ate mbylljen me vargjet pkermbyllese ;mendimi i mbareshqiptareve te vertete.;
… – sa Zot Enver Hoxha me shoket e tij te vertete, vendosne vlerat e vereta shqiptare,ne popullin shqiptar…etj”
Me te lumte-Shqipatar i vertete Je.
Nena Pashako D
Me mire von se kurre!
Mitat Frasheri radhitet midid idealisteve me te medhenj qe dhane gjithçka qe kishin per Shqiperine, mbi te gjitha dhane dashurine dhe diturine e tyre per Shetin Shqiptar.
Nik
O “demo”na thuaj nje ushtar serb Qe ka luftuar ne luften N.Cl ne shqiperi?!.Ata e kishin hallin tek Kosova…
Enver Hoxha ua tregoi vendin sa dhe Rusit “usta”
Qe njeri i letrave por kur u mor me politike e dhj…. !!
U rrit ne oborrin e Samiut u shkollua atje dhe nga ana letrare mbase trashegoi dicka, shum pak! Dicka ka pasur ne ate oborr se i biri i Samiut themeluesi i “Gallatasarait ” thoshte “NUK JAM SHHQIPTAR “
Tredhëtia e radhës e tradhëtarit edi rama.
Ti Dhimiter ke qene i vogel atehere,i bie maces me luge,po une po te tregoj nje ushtar serb qe udhehiqte brigaden e pare ne krimet kunder popullit shqiptar.
Eshte Dushan Mugosha,zv.komandant i brigades pare.
Gezuar festat e NENDOREVE-Mjaft “gerr-merreve..”
Faleminderit “demo”qe me kujton vitet kur;” i bije meces me luge”.po. po. te them- se kur na dogjen balliste shtepine(qershir 1944,sa pane se hyri gjermani ne Dangelli),une ceten balliste qe na dogjen shtepine (vellai madhe Partizan), i kam qelluar me gurre,ani se babai i livonosur rreze hijes se Manit oborit me ndaloi me thenien:-“Mos se do na djegin gjithr fshatin”,sa mbaj mend,si digjeshin shtepite e Selenices dhe te Frasherit, ne unison nga ta pushtuesit,me vulen e ballit,qe ne cdo shtepi Partizane,vinin nga nje flamur qe ti dallonin Gjermanet nga ato te Ballit.Si bene ne Frasher, qe dogjen dhe nje shtepi balliste,gabimisht …Mbaj mend dhe ate marshimin nga Zavalani ne Kosove,atje mes bredhit te Otoves,si pa shtepi mbetur…tek Halla ne jetime nene me ne dy femije motra dhe une.Vellai madh Partizan sa i mesmi bari 15 vjecar, bari ne Vercisht, qe thirej gjate luftes”MOSKA” e vogel.Mbaj mend dhe largimin e banoreve nga Fshasti, ne rreze lumit te shkendimit dhe kujtoj aeroplanet qe fluturonin drejt maleve nga Kurveleshi ne Voskopoje e mbi Tomor. Mbaj mend dhe varosien e xha Pecit lene kater femije jetin nevitin 1940 ne ate lufte Italo-Greke,qe erdhi deri ne Dangelli. ………
E…Mbaj mend e mallkuar qofshin,ata MASAKRUES te POPULLIT tone.me aleate ballisto zogiste qe ju sot, i keni zgjedhur e vene e po i vini kryevendit…
Faleminderit qe te pakten m’u drejtove si njeri, me shprehien nisur :-“Ti Dhimiter ke qene i vogel..” Po i vogel 8 vjecar kam qene,po mbetur te regjistruara ne ndergjegjen time, ajo lufte nder te rrallat si mesojme ne historine e popullit tone.Fituar nga Forcat Partizane, mbeshtetur nje popull i tere….. Sot 2 Tetor 2018,te une detyruar es hkiar larg atdheut, jetoj me 12 Tetorin,diten e Clirimit te Dangellise me Frasherin kreyeqender e vendlindie te”Vellezerve Frasheri”,qe Ju uroj ta festojne me unitet ate dite jashte ndasive Partiake apo bindieve politike..Atdheu mbi te gjitha.UNITET VELLEZER dhe vetem UNITET .Nga tej oqeani ju shkruaj dhe ja po nisem te lokalin purro shqiptar Rruga “PAGI: lokali “illy” mes Torontos, me kryefjale keto pervjetor te atdheut tone:550 vjetorin Gjergj kastriotit Skenderbe dhe festat 28-29 NENDOR, qe perkojne me pervjetore te rendesishem;Shpallien e PV.28 Nendor 1912 dhe Clirimit; 29 Nendor1944..
Gezuar ti festojme keto festa dhe shendet atij populli qe sa ka lindur,si ishte ndare ketij tualli shekullor.
Lavdi te reneve ne shekuj me herronjte e Luftes N.Cl.ne balle sa te reneve per ndertimin e shqiperise pas luterave.
Ne emer te “Pasuesve Veterane” ketu ne Toronto,ju pershendes gjithe bashkeatdhetaret kudo gjinden.
Pasuesi veteran 83 Vjecar
Dh. Xhoga( Guri Naimit D.)