AFP heq foton ku presidenti Hollande duket qesharak

editor

Kjo foto e bërë nga fotografi Denis Charlet, doli, pastaj u tërhoq nga sajti i AFP, sepse Presidenti është kapur në një moment që e nxjerr shumë qesharak. Hollande po bënte një vizitë në një shkollë me rastin e ditës së parë të mësimit.

AFP e ka shpjeguar tërheqjn e fotos jo me ndonjë presion shtetëror por me logjikën e vet editoriale: «Është një vendim që kemi marrë në redaksi pas një debati të brendshëm. Rregulli ynë është që të botojmë foto që japin informacion, jo thjesht se përmbajnë dhunë, apo në këtë rast, foto që bëjnë qesharakë njerëzit. Fotografët, nuk duhet të marrin foto në kënde të çuditshme e as të japin pamje të izoluara të subjekteve nga konteksti i ngjarjes,” shpjegon drejtori Philippe Massonnet.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *