Thaçi: Nuk i marr leje askujt për të vizituar veriun e Kosovës

Leda Hysa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka marrë kurrë leje dhe nuk do të bëjë diçka të tillë për të vizituar Ujmanin dhe veriun e vendit.

Sipas tij, vizita e djeshme në veri të vendit ishte shumë transparente.

“Kosova është shtet i lirë, një dhe unik, demokratik, multietnik në të cilin liria e lëvizjes është e garantuar për të gjithë qytetarët kudo pavarësisht vështirëve teknike që mund të paraqiten aktualisht.

Dje sikurse herët e tjera vizitova veriun dhe do t’i vizitoj sa herë që e shoh të nevojshme në axhendën time. Kurrë s’kam marrë leje dhe kurrë s’do të marrë për diçka të tillë.

Ka qenë shumë vizitë transparente. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të lëvizin lirë në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai në një konferencë për media duke shtuar se leje për të vizituar veriun duhet të kërkojnë “vizitorët nga Serbia”.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Po mirë mo THAÇI TRIMI po përse more 80 TRUPROJA dhe GJITHË ROSU -në për të shkuar atje , ndërkohë që VUÇIÇI bënte xhiro nëpër Kosovë duke bërë THIRRJE PËR LUFTË dhe duke ngritur në PIEDESTAL KASAPIN E BALLKANIT pa i bërë syri tërr.
    KOSOVA KA VETËM NJË POLITIKAN ME BOLE DHE ATDHEDASHËS DHE AI ËSHTË —– RAMUSH HARADINAJ——E ÇUAT MBI 3 HERË NË HAGË QË MOS BËHEJ KRYEMINISTËR POR SI KAPEDAN QË ËSHTË JA DOLI.

    I VETMI POLITIKAN SHQIPTAR ME BOLE SI NË ATË ANË TË KUFIRIT SI NË KËTË ANË , DHE NË TË GJITHA TROJET SHQIPTARE, HARADINAJ DUHET TË BËHET KRYEMINISTRI I SHQIPTARËVE KUDO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *