Mbyllet votimi për referendumin në Maqedoni, pjesëmarrja e ulët

Leda Hysa

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për referendumin maqedonas për marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri shtetëror.

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Zgjedhor në Maqedoni, pjesëmarrja është në rreth 30%.

Gjatë ditës u shënuan disa incidente në qendrat e votimit. Një person sulmoi tre policë në një qendër votimi në Shkup, por u vu në pranga dhe pritet të ndiqet penalisht.

Janë regjistruar disa raste kur persona të ndryshëm kanë dashur të votojnë në emër të disa votuesve të tjerë.

Po ashtu, vëzhguesit kanë hasur në disa raste fotografim të votave, që sipas Kodit Zgjedhor është e ndaluar rreptësisht.

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *