Maqedoni, publikohen rezultatet e para të referendumit

Leda Hysa

Pas numërimit të 34,48% të votave, autoritetet në Maqedoni kanë bërë me dije se rreth 90% e votuesve kanë votuar pro pasi janë pyetur nëse janë për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë për emrin.

Ndërkohë, 6% janë shprehur kundër kësaj marrëveshjeje.

Kryeministri Zoran Zaev e ka quajtur referendumin e sotëm si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.

Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus, vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *