Humb e moshuara në Tiranë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Leda Hysa

 

Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të moshuare të larguar ditën e sotme nga banesa e saj në kryeqytet.

Policia bën me dije se gruaja quhet Varvara Teneqexhiu, 76 vjeçe, banuese në zonën e “Medreses”.

Në momentin e largimit nga banesa ajo ka pasur veshur një fustan të zi me mëngë të shkurtra me fushë me lule dhe sipër një triko ngjyrë rozë

“Çdo qytetar që disponon informacion të nevojshëm për gjetjen e kësaj shtetaseje të telefonoj në numrin e Sallës Operative Tiranë 069 411 0202”- thotë policia.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *