Horoskopi, 01 tetor 2018

anazapta

Dashi

Dita e sotme parashikohet të jetë e mirë, por me dalje të mëdha parash, mundohuni të rrudhni paksa dorën dhe të balanconi këto shpenzime. Mundohuni t’i kushtoni kohë partnerit.

 

Demi

Duhet të përfitoni nga vendosja e planetëve në shenjën tuaj, është momenti i duhur për t’u shfrytëzuar në punë dhe në familje. Do të kaloni që mbrëmje të këndshme me miqtë.

 

Binjakët

Më së fundi Dielli në shenjë do të qartësojë horizontin dhe do t’ju ngarkojë me energji. Kjo do të shprehet shumë në krijimtarinë tuaj dhe në komunikimin me njerëzit që ju rrethojnë.

 

Gaforrja

Barometri i yjeve tregon për një përmirësim në përgjithësi të jetës tuaj. Nëse jeni single, ka mundësi që të filloni një love story të re. Ndërsa nëse keni partnerin atëherë raporti juaj do të përforcohet.

 

Luani

Edhe pse keni kaluar një ditë jo fort pozitive, mbrëmja duket se do t’ju sjellë qetësi dhe relaks, Marsi dhe Saturni mund të bëjnë që sot të mos keni asnjë dëshirë të punoni, prandaj do të merreni më shumë me çështjet e zemrës.

 

Virgjëresha

Disa beteja të humbura nuk do t’ju preokupojnë. Ajo që ka rëndësi është të fitoni luftën, siç do të bëni që nga dita e sotme. Silluni mirë me partnerin sidomos tani që gjithçka shkon mirë.

 

Peshorja

Hëna e re që sapo hyn me ndikimin e saj ne shenjën tuaj do të vërë në provë nervat dhe durimin tuaj. Një sërë të papriturash do t’ju detyrojnë të ndryshoni programet tuaja të ditës.

Akrepi

Një moment i mirë për ju vjen pasi Mërkuri kthehet pozitiv në shenjë, prandaj mund do ta keni kuadrin yjor plotësisht të favorshëm. Nostalgjia dhe melankolia sot kanë stimulin e hënës në shenjë.

 

Shigjetari

Një shëtitje me miqtë më të dashur në një vend të preferuar nga ju mund të jetë pikërisht gjëja e duhur për fizikun dhe moralin tuaj. Ndërsa në çift tashmë e keni kaluar momentin më të vështirë.

Bricjapi

Nëse jeni të lodhur, me ankth dhe të rraskapitur nga stresi, është mirë të shkëputeni pak dhe të keni një moment relaksi. Përballë sjelljes tuaj disi jo të zakonshme, partnerit mund t’i lindin dyshime.

 

Ujori

Do t’ju shërbejë pak pushim nga ana mendore, si për të përcaktuar mirë projektet, ashtu edhe për të analizuar me qetësi e vetëpërmbajtje disa mosmarrëveshje me personin që dashuroni.

 

Peshqit

Është dita e përkryer, sidomos për anën sentimentale dhe erotike. Nëse jeni në çift do të jeni të pa rezistueshëm. Nëse jeni single, mund të keni flirte me personat që ju pëlqejnë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *