Nga e ka origjinën emri i Krujës?

b.m.

Emri “Krujë” mendohet ta ketë origjinën nga fjala “krua” (burim uji), sepse në Krujë ka shumë burime të tilla.

Banorët e Krujës i thërrasin qytetit të tyre dhe burimeve të ujit me të njëjtin emër “krò”.

Banorët e Krujës i thërrasin vetes “krutonë” ose “krotonë”.

Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen “krutanë”.

Për herë të parë emri “Krujë” përmendet në shekullin e XII-të.

Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë.

Keshtjella e Krujes u rrethua 4 herë nga ushtria Osmane.

Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit.

b.m. / dita

Share This Article
11 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *