Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë ditën e sotme një informacion të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të studiojnë në SHBA.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë shprehet se EducationUSA organizon me 11 tetor një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë online mbi jetën e studentëve ndërkombëtarë që ndjekin shkollën në Shtetet e Bashkuara
“Jeni kuriozë të dini si është të studiosh në Shtetet e Bashkuara? Të enjten, 11 tetor, EducationUSA organizon një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë online mbi jetën e studentëve ndërkombëtarë që ndjekin shkollën në Shtetet e Bashkuara. Mësoni se si kampuset amerikane ushqejnë një klimë gjithëpërfshirëse dhe dialogu. Bashkohuni edhe ju me ekspertë të arsimit, studentë ndërkombëtare dhe stafin e Departamentit të Shtetit amerikan për të diskutuar mbi mënyrën si kolegjet dhe universitetet i integrojnë studentët ndërkombëtare në komunitetet e kampuseve të tyre”, shkruan ambasada në një postim në faqen e saj zyrtare.
l.h/ dita

Te studjosh neAmerike do te thote te falimentosh ekonmikisht. Shkollen atje e ben vetem paraja.