Ekskluzive/ Flet Miranda Vickers: Portreti anglez i Enverit

Leda Hysa

 

Në 110-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës, çuditërisht ka një interesim në rritje për njeriun që e sundoi me dorë të hekurt Shqipërinë për gati gjysmëshekulli. Vitet e fundit janë përmendur gjithnjë e më shpesh historitë e vendit që ai drejtoi, arritjet dhe dështimet. Cila është e vërteta? Secili ka një mendim të tijin për atë periudhë. Ish-të përndjekurit e atij regjimi e dënojnë maksimalisht, sorkadhe të tjerë që e vlerësojnë për një sërë arritjesh të pakontestueshme.

Larg njëanshmërisë, pavarësisht se e kam jetuar atë kohë, iu drejtova në këtë përvjetor historianes angleze Miranda Vickers, e cila ka një një mendim të saj për ish-udhëheqësin tonë komunist. Ndërkohë kisha parasysh shumë mirë librin “Misioniamerikan në Shqipëri” të Peter Lucasit. Në atë libër, amerikano-shqiptari Lucas, mbështetur në dokumentet e shërbimit inteligjent amerikan të Luftës së dytë Botërore, shprehet as më shumë dhe as më pak se “Enveri amerikanët nuk i donte, por anglezët i urrente…”

Pse ky qëndrim i Enverit ndaj anglezëve?

Në vijim intervista e plotë me historianen angleze.

Intervistoi Xhevdet Shehu

– Zonja Vickers, pavarësisht se ju keni dhëni një opinion tuajin për Enver Hoxhën në librat që keni shkruar për Shqipërinë, ky përvjetor i ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, na shtyn të bëjmë këtë intervistë ekskluzive me ju. E pra, pas gjithë hulumtimeve tuaja, si duhet ta përkujtojnë shqiptarët Enver Hoxhën?

– I nderuar Xhevdet! Ju jeni përkthyesi i librit tim “Shqiptarët – një histori moderne” ku unë i kam bërë një portret të “pamëshirshëm” ish udhëheqësit tuaj komunist. Jo më kot e futa në thonjëza përcaktimin i “pamëshirshëm”. Sepse i tillë ka qenë Enveri juaj, i pëlqyer dhe i urryer nga ju shqiptarët, aq më tepër nga ne perëndimorët.

Ju më kërkoni të bëj një përcaktim me pak fjalë të Enver Hoxhës. Dakord! Por mos m’u zemëroni me ato që do të them…

– Padyshim, zonjë. Unë që e njoh veprën tuaj, do të transmetoj tek lexuesit e gazetës ‘DITA’ besnikërisht mendimin tuaj. E pra, cili është mendimi juaj për Enverin?

– Enver Hoxha ka të ngjarë të mbetet figura më kontroverse dhe më kontradiktore në historinë moderne të Shqipërisë. Për mbi 40 vjet ai vendosi shtetin e vogël dhe të varfër të izoluar në cepin e tij të largët të Ballkanit. Personaliteti i tij kompleks dhe kontradiktor kishte krijuar një rrugë unike dhe të vetmuar për Shqipërinë dhe la përshtypjen e tij në çdo aspekt të jetës shqiptare. Megjithëse vendi përfitoi nga bujqësia, industria dhe në veçanti shëndetësia dhe edukimi i përmirësuar, iniciativa të tilla u hodhën poshtë nga një trashëgimi e tmerrshme e represionit brutal. Populli shqiptar i ishte bindur një gjendjeje të frikshme të nënshtrimit, gjë që i detyroi ata, si vendi i tyre, të tërhiqeshin në vete, me mendimet e tyre të fshehura, të dyshimta dhe paranojake të të gjithë atyre rreth tyre.

Arsyet për stilin drakonian të udhëheqjes së Hoxhës nuk janë të vështira për t’u kuptuar.

– Zonja Vickers, ju dhe studiues të tjerë anglezë, si Rexhinald Hibbert, për shembull, kanë theksuar rolin madh të Enver Hoxhës dhe të Partisë Komuniste që ai udhëhiqte gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është pikërisht ky rol qoi dha Enverit atributet e një udhëheqësi të padiskutueshëm pas luftës, apo jo?

Padyshim që PKSH dhe Enver Hoxha kanë një rol parësor në luftën antifashiste. Nga fundi i vitit 1941 në Shqipëri ishte bërë e dukshme se jo-komunistët ishin gjithashtu duke u organizuar në grupe të vogla të rezistencës. Dy nga këto grupe ishin ato të udhëhequra nga kolonel Muharrem Bajraktari dhe Myslim Peza. Bajraktari, një ish-oficer në xhandarmërinë zogiste, kishte patur një post ushtarak në Tiranë, por shpejt ai dha dorëheqjen për t’u kthyer në fshatin e tij në zonën e Lumës, ku organizoi një çetë guerrile. Peza, një oficer i liruar i ushtrisë së rregullt, organizoi një çetë të rezistencës në periferi të Tiranës. Të dy këta burra gëzonin një prestigj të konsiderueshëm në zonat e tyre. Grupet e vogla guerrile shqiptare gradualisht u shndërruan në lëvizje të organizuara. E para njësi partizane shqiptare u formua në fillim të vitit 1942 dhe, nga fundi i pranverës, për shkak të sulmeve mbi italianët, u morën masa të rrepta në mbarë vendin, por në mënyrë të veçantë përreth Tiranës. Në maj u bë një përpjekje e pasuksesshme për të vrarë kryeministrin e ri kuisling Mustafa Kruja, pas së cilës autoritetet italiane deklaruan gjendjen e shtetrrethimit në Tiranë dhe kufizime të reja u vendosën për popullsinë shqiptare. Policia ishte e autorizuar të griste perçet e grave në rrugë si një masë parandaluese ndaj atentatorëve të maskuar, ndërsa ishte e ndaluar që njerëzit të ecnin në grupe prej më shumë se pesë vetësh.

Njoftimi në dhjetor të vitit 1942 se Kombet e Bashkuara njihnin në parim pavarësinë shqiptare i dha vrull dhe e forcoi edhe më shumë dhe me shpejtësi lëvizjen e rezistencës të përfaqësuar nga LNÇ. Si pasojë e këtij njoftimi qeveria kuislinge e Mustafa Krujës ra. Konflikti midis LNÇ dhe ballistëve u acarua pas Konferencës së parë kombëtare të Partisë Komuniste në mars të vitit 1943, e cila u mbajt në Labinot, pranë Elbasanit. Aty Enver Hoxha u zgjodh sekretar i përgjithshëm i byrosë politike të Partisë. Programi i kësaj konference ishte i mbështetur mbi një mesazh të dërguar nga Kominterni me anë të Titos, i cili ndër të tjera kërkonte spastrimin nga PKSH të të gjithë elementëve ngatërrestarë…

Në këtë kohë anëtarësimi në parti sapo e kishte kaluar numrin 700. Një vendim i rëndësishëm që u mor në Labinot ishte krijimi i një Ushtrie Nacional-Çlirimtare Shqiptare (UNÇSH) sipas modelit të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Titos. Për të përmbushur këtë vendim, pak ditë pas përfundimit të konferencës më 22 mars, Svetozar Vukmanoviç Tempo, në atë kohë kreu i forcave partizane të Titos në Maqedoni, mbërriti në Labinot për të përpunuar hollësitë e krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH dhe për organizimin e njësive partizane vendore. Një shtab i përgjithshëm i tillë u formua në muajin prill edhe në Kosovë, me shef shtabi Fadil Hoxhën, por sikurse pritej ai u provua se ishte qartazi jo popullor midis shqiptarëve. Aksionet e ndërmarra nga italianët, si masa ndëshkimore kundër aksioneve ushtarake të këtyre detashmenteve partizane kosovare, shkaktoi demonstrata gjithandej qyteteve kryesore të Kosovës. Por shumë shpejt, Titoja e ndaloi pjesëmarrjen e kosovarëve në luftën çlirimtare nga frika se mos ata mund të përpiqeshin të shkëputeshin nga Jugosllavia. Nërkohë morali i trupave pushtuese kish filluar të binte rrufeshëm, pasi ushtria italiane u thye në Afrikë ndërsa fronti i luftës ishte zhvendosur edhe më pranë Italisë.

– Në librin tuaj ju i referoheni Edit Durhamit, një historiane dhe një njohëse e shkëlqyer e historisë ballkanase, por edhe një mike eshtrenjë e shqiptarëve. Çfarë thotë konkretisht Durhami?

– Ajo përshkruan një situatë të Shqipërisë së asaj kohe. Sipas Edit Durhamit, ushtria italiane ishte tejet e tendosur në përpjekjet e saj për t’i bërë ballë rezistencës në rritje kundër pushtimit. Durhami shkruan:

Në qershor 1943, Myslim Peza, i cili komandonte një çetë partizane mjaft të lëvizshme në zonat e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës, sulmoi një karvan ushtarak italian në rrugën e Durrësit. Ata vranë 42 italianë dhe zunë 80 robër, shumica e të cilëve, me lot në sy deklaruan se gjithçka ata donin ishte të iknin nga Shqipëria sa më shpejt të ishte e mundur. Janë duke ndodhur në vijimësi akte sabotimi. Linjat telefonike dhe telegrafike midis qyteteve kryesore janë ndërprerë. Veprave të  projekteve ushtarake në Tiranë u është vënë zjarri tri herë, ndërsa zyrat e gazetës fashiste Tomorri janë bombarduar keqas. Italianët për revansh vunë gjoba të rënda ndaj çdo familjeje që shtrihej në rrezen e tri miljeve nga vendi i sabotimit.

Kaq mund të them nga Edit Durhami, e cila i shkruante në atë kohë konsideratat në distancë.

– Cili ishte sipas jush synimi i Enver Hoxhës në vitet e luftës së Dytë Botërore?

– Enveri ishte një nacionalist i skajshëm. Në vjeshtën e vitit 1943, tensionet midis nacionalistëve dhe komunistëve anembanë Shqipërisë ishin të atilla saqë lufta civile dukej shumë e afërt. Në këtë kohë  një numër oficerësh anglezë të ndërlidhjes kishin zbarkuar në Shqipëri në përpjekje për të bashkërenduar dhe nxitur kundërshtimin ndaj italianëve dhe, pas kapitullimit të tyre, ndaj pushtimit gjerman. Aty nga viti 1940 anglezët kishin filluar të hetonin mundësitë për inkurajimin e lëvizjes së saponisur të rezistencës në Shqipëri. Nga fundi i vitit 1940 u krijua në Londër një Drejtori e Operacioneve Posaçme (SOE), e cila këqyrte nga afër ngjarjet në Shqipëri nga Kajroja dhe Stambolli. Ndërsa në Jugosllavi, anglezët ishin përgatitur të mbështesnin me armë dhe pajisje çdo grup të rezistencës që ata besonin se u kishte sjellë më shumë dëme forcave të Boshtit. Në pranverë të vitit 1943 në Shqipëri u dërgua një mision ushtarak anglez nga Komanda Ndëraleate e Mesdheut për të punuar me forcat nacionalçlirimtare. Objektivi kryesor ishte thyerja e forcave të Boshtit; një qëllim tjetër ishte vendosja e një regjimi shqiptar dashamirës ndaj politikave angleze. Një nga forcat kryesore pas këtij vendimi ishte një angleze, Margaret Hezllak (Margaret Hasluk), e veja e një arkeologu të famshëm, i cili kishte jetuar në një shtëpi përdhese në Elbasan për më shumë se dhjetë vjet. Ajo kishte njohuri të thella për folklorin dhe florën shqiptare, ndërsa kishte bërë edhe një studim të veçantë për besimin bektashian.21 Italianët kishin kërkuar disa herë largimin e saj nga Shqipëria. Tri javë para pushtimit ata kishin dërguar Musa Jukën të kërkonte që zonja Hezllak të largohej për në Greqi nën dyshimin se ishte një agjente angleze.22 Prej Athinës ajo shkoi në Stamboll ku ajo natyrshëm u rekrutua nga Shërbimi Sekret anglez. Përfundimisht zonja Hezllak u kthye në Kajro dhe shërbeu si një instruktore për misionin britanik të dërguar në Shqipëri.

– Po më tej, cili ishte roli i anglezëve në Shqipëri?

– Është një periudhë shumë domethënëse. Midis pranverës së vitit 1943 dhe fundit të vitit 1944 në Shqipëri u dërguan rreth 50 oficerë anglezë, nisur nga dëshira e aleatëve për të dërguar ndihma për cilindo grup që ishte i vendosur të luftonte armikun, pavarësisht nga dallimet politike. Ajo që ishte e rëndësishme ishte motivimi për të goditur forcat e Boshtit. Ndaj dhe misionet aleate ishin udhëzuar të jepnin mbështetje vetëm për ato grupe të rezistencës që në mënyrë të qëndrueshme ishin aktive kundër trupave të Boshtit. Evidencat tregojnë se partizanët ishin përgjegjës për pjesën më të madhe të sulmeve kundër gjermanëve. Grupet nacionaliste duket se ishin më shumë të interesuar të merrnin ndihma ushtarake përpara se të ndërmerrnin ndonjë sulm kundër gjermanëve dhe entuziazmi i tyre i përgjithshëm për luftë aktive dukej se ishte krejt i vakët. Si ballistët, ashtu dhe partizanët e kuptuan që kur gjermanët të kishin ikur përfundimisht nga Shqipëria, secila palë do ta quante palën tjetër armikun kryesor. Sipas oficerit më të lartë anglez të ndërlidhjes (BLO), Xhulian Emeri (Julian Amery), i cili ishte i atashuar pranë zogistëve, komanda Aleate në mënyrë të nxituar i largoi forcat jo-komuniste të rezistencës si bashkëpunëtore të saj. Një tjetër oficer anglez i ndërlidhjes, në një raport të tij arrinte në përfundimin që nacionalistët (ku nënkuptoheshin të gjithë ata që nuk i përkisnin LNÇ-së) nuk dukeshin dhe aq të gatshëm për të luftuar kundër gjermanëve, ndaj dhe për të mbojtur veten e tyre nga LNÇ-ja, qenë të detyruar të bashkëpunonin me armikun.

– Ndërkohë, lufta antifashiste po arrinte kulmin e saj. Anglezët tuaj duhej ta kishin ndryshuar qëndrimin, apo jo?

– Është e vërtetë kjo që thoni ju. Në një kohë që dimri po afronte, gjermanët vendosën të nisin sulmin për shkatërrimin e partizanëve. Në nëntor 1943, rreth 45 mijë trupa gjermane, të mbështetura nga tanket dhe aeroplanët bombardues, ndërmorën një ofensivë masive. Plani i tyre ishte të fusnin në kurth forcat partizane të trekëndëshit Vlorë-Berat-Korçë dhe t’i asgjësonin. Partizanët të cilët arritën të shpëtonin u drejtuan për nga Shqipëria e mesme dhe ajo veriore, ku ata  kishin shumë pak mbështetje nga bajraktarët vendas. Kurse të tjerët kërkuan strehim në malet jugore. Gjatë dimrit dhe pranverës partizanët u përqendruan në veprimtarinë e tyre politike në qytete dhe fshatra, ndërkohë që përpiqeshin t’i bënin ballë egërsisë së motit nëpër male. Pranvera e fundit e luftës e shpëtoi LNÇ-në nga rrethimi i dimrit dhe  më 5 prill 1944, shtabi i përgjithshëm lëshoi urdhrin që partizanët të hidheshin në ofensivë. Por duhet thënë se ndërsa po afronte fundi i luftës, udhëheqja e LNÇ-së i trembej së tepërmi zbarkimit të aleatëve, duke besuar se kishte një plan amerikan për të ndarë Shqipërinë dhe për të pushtuar shumicën e saj.

– Shqipëria ishte në pragun e çlirimit. Mbretëria e Bashkuar mund të kishte ndryshuar qëndrim ndaj atyre që bënë luftën?

– Po, ishte një moment shumë i rëndësishëm. Por ky ndryshim nuk ndodhi. Lufta vazhdonte… Ndaj dhe u mblodh me ngut Kongresi i Përmetit më 24 maj 1944, sipas modelit të AVNOJ-it – Këshillit Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë. Komiteti i zgjedhur nga Kongresi i Përmetit, në të cilin morën pjesë rreth 200 delegatë, u konsiderua Qeveri e Përkohshme e vendit. Kongresi anuloi të gjitha marrëveshjet politike dhe ekonomike që qeveria e Zogut kishte bërë me shtetet e huaja, ndërkohë që ndaloi edhe kthimin e Zogut. Në këtë mënyrë LNÇ shpresoi t’i vinte Aleatët para faktit të kryer. Konferenca e Pezës sa i skicoi themelet e pushtetit të ri; Konferenca e Labinotit autorizoi dhe e qendërsoi këtë pushtet, Kongresi i Përmetit hodhi bazat kushtetuese të shtetit shqiptar të pasluftës.

Në të njëjtën kohë, gjermanët filluan ofensivën e tyre të fundit dhe të madhe kundër forcave shqiptare të rezistencës. Më 28 maj u ndërmor një sulm masiv kundër jugut. Gjatë verës, me përpirësimin e komunikacionit pas vërshimeve të pranverës, partizanët filluan të lëviznin drejt veriut për t’u ndeshur me gjermanët. Tashmë partizanët ishin duke u shtuar masivisht, duke e marrë veten me shpejtësi nga thuajse shuarja e tyre në dimrin e kaluar. Padyshim që kishte një mbështetje të fortë popullore për LNÇ-në, ndonëse disa oficerë anglezë thonë të kundërtën, dhe nuk kishte mëdyshje që kjo kishte të bënte me angazhimin tejet të madh të LNÇ-së në luftimet kundër Boshtit. Si edhe në Jugosllavi, lufta bëhej në dy fronte: një betejë kundër armiqve të brendshëm dhe një fushatë e gjerë kundër forcave pushtuese. Shumë shpejt ‘nacionalistët’ ishin vënë përpara dhe tok me gjermanët kishin braktisur bastionet e tyre. Në Mirditë partizanët shkatërruan kullën e Gjon Marka Gjonit duke i paralajmëruar malësorët se shoqëria e tyre patriarkale dhe feudale po shkonte tashmë drejt fundit dhe se ajo mënyrë jetese nuk do të tolerohej më në Shqipërinë e re. Megjithatë, ende shumë ballistë dhe zogistë besonin deri në fund të vitit 1944 se Aleatët nuk do të lejonin kurrë që komunistët të triumfonin në Shqipërinë e pasluftës. Por në atë kohë politika angleze filloi të pështjellohej, ndërsa ishin shfaqur dy misione të ndryshme britanike, secili duke ndjekur politika krejt të ndryshme. Ata që ishin atashuar te partizanët (Dejvis, Uiler, Palmer) kërkonin që ndihmat ushtarake britanike të tërhiqeshin nga ballistët dhe zogistët për shkak të bashkëpunimit të tyre me gjermanët. Si Dejvisi dhe Uileri shkruanin për kurajon dhe vendosmërinë e partizanëve. Ata pretendonin gjithashtu që aftësitë luftuese të zogistëve kanë qenë tejet të zmadhuara. Ata që ishin të atashuar me lëvizjen veriore të krahut të djathtë (Emeri, Hejri, Smajli, Maklini) kërkonin që mbështetja të mos u jepej partizanëve për të njëjtat arsye.

Oficerët anglezë mbanin nën vëzhgim grindjet midis Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Sidoqoftë, në pranverë të vitit 1944, anglezët kishin vendosur të jepnin mbështetje vetëm për LNÇ-në, pasi tashmë ishte bërë e qartë që partizanët ishin forca kryesore e angazhuar në luftën me gjermanët. Kështu, pavarësisht faktit që misioni anglez pranë zogistëve vazhdonte t’i kërkonte Komandës Aleate të furnizonte grupet jo-komuniste të rezistencës, ndihmat ushtarake iu çoheshin partizanëve.25 Me të drejtë partizanët tashmë merrnin armë, pará, veshmbathje, ushqime dhe pajisje ndërlidhëse nga anglezët. Në verën e vitit 1944 në Komandën Britanike të Ballkanit në Bari u atashua një mision zyrtar i LNÇ-së. Megjithatë midis anglezëve dhe LNÇ-së u shfaqën kundërshti serioze për përparësitë e tyre respektive. Ashtu si ballistët dhe zogistët, shqetësimi kryesor i Enver Hoxhës ishte shpartallimi i armiqve të tij të brendshëm. Prandaj dhe ai hezitonte për shkatërrimin e infrastrukturës së vendit, të cilën anglezët nuk donin të përdorej nga forcat e Boshtit, kurse Hoxha donte ta ruante për ta përdorur pas luftës. Kjo ishte një nga arsyet e shumta që e bënë Hoxhën tejet dyshues për qëllimet e Aleatëve ndaj Shqipërisë. Në librin e tij “Rreziku anglo-amerikan” për Shqipërinë, ai shpreh bindjen që anglezët kishin planifikuar të zbarkonin një ushtri në brigjet shqiptare për të pushtuar Shqipërinë pas luftës. Ideja e tyre, thotë ai, ishte të siguronin një pikëmbështetje të përhershme në Sarandë për të kompletuar bazën e tyre në Korfuz. Dyshimet e tij nuk ishin krejt të pabaza. Në shtator 1944 ndodhi një zbarkim i përbashkët anglo-amerikan mjaft i dyshimtë në Sarandë, pas një zbarkimi tjetër të Aleatëve ca më tutje në bregdetin e Himarës, të cilët shkatërruan një garnizon gjerman.

(Vijon)

Share This Article
17 Comments
  • Miranda Vickers!
    Asgja per tu shqetesue ne vlersimin ndaj Enver Hoxhes.Deri ketu Enveri ne cdo sipermarje aktor pozitiv i udheheqejes se luftes.
    Ju si historiane me gjase nuk e keni te kjarte fenomenin e kushteve te nji lufte civile.Per kete presim vijimin e dorshkrimit tenda, te dyte e deri ne fund.

    • Miranda,mos hidh VICKA!
      Luften Antifashiste e bene partizanet nen udheheqjen e PKSH dhe Enver Hoxhes,ndersa ballisto-zogistet u bene bashkepuntore me pushtuesit!
      Kjo eshte vulosur nga historia me gjak dhe kurre nuk do te mundin armiqte e Shqiperise ta ndryshojne ate!
      Fakti qe tradhetari i kombit Ahmet Zogolli e ka te ngritur shtatoren ne mes te Tiranes,verteton me se miri se politiken shqiptare keto 28 vjet e kane bere tradhetaret!

      • O plako muzhik anthifazhist, o injorant fshati. Keto qe shkruan shoqja Miranda i ka ka shkraur shoku Paskal Milos kur botonte historine e Partise Serbe-Kopile te Shqiperise.
        Keto qe shkruan shoqja Miranda nuk vlejne me as per pionieret pensioniste matufe te sotem.

        • Ti , çobani i dhive , qe kerkon te japësh mend me kaq arrogance , perpiqu te mësosh mirë gjuhën shqipe , studjo me kujdes historine , respekto normat elementare të edukatës , pastraj dil në shesh te burrave , se kështu si po vepron ti , nuk të llogarit askush !

  • Xhaxhi e zgjidhi ekuacionine Luftes duje luftuar dhe jo duke pire raki e duke ngrene pula me pushtuesit.
    Ashtu behet shteti. Jo si zorraxhinjte qe bejne korrigjime dhe delimitime.
    Keta duhen pushkatuar.
    Perndryshe kurre nuk kish per tu bere ky vend.

  • Enveri beri qe edhe njerez te prapambetur shpellar si saliu te beheshin doktora dhe inxhiniera.
    Keta shpellar ne cdo regjim do kishin eliminuar njeri tjetrin si cuba pas ferres.
    Dhe me e cuditeshmja eshte se keta si cuba qe jane e shajne me shume enverin dhe mburren me diplomat dhe titujt qe moren ne kohen e tij..
    Del pinoku sali komunisti dhe na quhet dr prof .mallkuar qofsh o ramiz qe na le kete vampir fshatar malok qe u be dr por jo njeri.

  • Enthusiazmi folklorik e sheronte enverin.Piskama e Fatime Sokolit i behej si zeri i kendezit qe e zgjonte cdo mengjes Tropojanet tapa topi ne matematike perfitonin bursat per mjekesi,tropojanet bandite,.perfitonin bursat per juridikdy here u perjashtua nga shkolla Azem Hajdari,dy here u rikthye si juridiks,dy here u perjashtua nga mjekesia Izet Haxhia,dy here u rikthye si medicinist,,se pa ta nuk behej.Sot falen ne xhami per Muhamet a.s.,atehere faleshin ne degen e puneve te brendeshme per enver e per sigurim.Rinia qytetare nuk e rruante as per enver as per sigurim,,e kishte mendjen tek Rolingstonsat dhe kanocet..Keshtu qe nga Tropoja do te ishte PASARDHESI.
    Sa per temen e muhabetit,kjo Miranda nga anglia,i ngjan asaj te deleguares nga qytetit,qe shkonte te jepte mend per punet e fshatit.

  • Anglezet kane qene, jane e do te mbeten te urryer per shumicen e shqiptareve, ndersa kjo Miranda qe hedh vickla, nuk eshte as e para as e fundit qe hedh bajga ne Shqiperi. Por ne na mjaftojne t’ anet, qe I kemi me bollek, qe nga efendem Esati e deri te sh.Sal.

  • Dy burra njeh historia Skenderbeun dhe te paariteshmin Enver Hoxha Historin mund ta zhdukin alabaket per nje periudhe …por eshte e pa mundur ta fshine nga kujtesa e popullit per gjithe jeten !!!

  • O Xhevdet ik sherdheu me kete Miranda Vickers. Thuaj te te beje nje gojore se helbete mbase I ndryshon sado pak shijen e gojes dhe njekohesisht ja mbyll qe te mos nxjer me zero, se vetem mut nxjerr nga gjoja.
    Nuk kane nevoje shqiptaret per mendimet e kesaj kurve te MI6 per te pasur nje ide per prijesin e tyre Enver Hoxhen. AI ka qene burre shteti dhe shqiperia she shqiptaret e vertet do ta nderojene brez pas brezi sikur edhe 1000 Miranda te dalin dhe te flasim. Po turp per ty o xhevdet qe pyet Miranden se kush ishte Enver Hoxha.
    Te ka pyetur Miranda ty Xhevdet se kush ishte çurçilli dhe ti tregosh englezve se helbete mbase se dine se ç’fare ishte ai per ata.
    Turp o Xhevdet je dhe bie Mallakatre ti?

  • O Xhevdet ik sherdheu me kete Miranda Vickers. Thuaj te te beje nje gojore se helbete mbase I ndryshon sado pak shijen e gojes dhe njekohesisht ja mbyll qe te mos nxjer me zero, se vetem mut nxjerr nga gjoja.
    Nuk kane nevoje shqiptaret per mendimet e kesaj kurve te MI6 per te pasur nje ide per prijesin e tyre Enver Hoxhen. AI ka qene burre shteti dhe shqiperia she shqiptaret e vertet do ta nderojene brez pas brezi sikur edhe 1000 Miranda te dalin dhe te flasim. Po turp per ty o xhevdet qe pyet Miranden se kush ishte Enver Hoxha.
    Te ka pyetur Miranda ty Xhevdet se kush joishte çurçilli dhe ti tregosh englezve se helbete mbase se dine se ç’fare ishte ai per ata.
    Turp o Xhevdet je dhe bie Mallakatre ti?

    • Z.Back Up , e ke te gjithe kete urrejtje , thjesht nga injoranca dhe gjakperzierja .Të mëshirojmë !

      • Nuk na the ndonje gje inteligjente qe helbete te na iluminosh ne injoranteve.
        “Ignorantia non est argumentum”.
        Prandaj mos me ngaterro me veten.
        Une thjesht thash mendimin tim ne menyren me te thjesht dhe te kuptueshme.
        Enver Hoxha ka qene dhe mbetet kollos,se pari e donte shqiperin dhe shqiptaret dhe nen udheheqen e ti ky vend pati zhvillime te gjithe aneshme ne te gjitha fushat e jetes. AI fitoje LNÇ, ndertoje vendin e prapambetur dhe te shkaterruar, iluminoje dhe ndertoje nje shqiperi per shqiptaret.
        Kjo Vickers dhe ti bashke me të keni kaq kurajo sa tu thoni shqiptareve te semur psiqik paranojak te institucionalizua ne nivel shteti me ne krye nje psikopat paranojak.
        Dhe une qe nuk e pranoje kete perfundim qenkam injorant dhe gjakperzjer kurse ti I iluminuar nga drita vezulluse e Miranda Vickers.
        O tepora o mores.

  • Per zoterinjte qe kane mendime te kunderta me pjesen derrmuese te popullates , persa i perket vleresimeve per LNCL dhe figuren e E. Hoxhes , nuk ka pse qyrraviten te kjo ngazete , mbasi kane paçavuret e tyre ,RD-ne, “55”-ën e simotrat e tyre , pse humbasin kohe , ashtu siç thuhet për Sizifin , qe e çonte shkembin deri ne maje te kodres dhe , sapo e lëshonte , ai sërisht e sërisht gjendej ne fund te kodrës ! Mjaft shpresuat te ndodhe ndonje mrekulli , nga ato qe shihni ne ëndërr . Të mjerët ju , sa mbrapa u ka lënë koha dhe iu ka verbuar urrejtja ! Edhe kur bën diell dhe ju kërkoni shi , përsëri ngarkoni me faj partizanët qe shpëtuan këtë vend . Nuk mbulohet dielli me shoshen e arixhiut , thote populli !

  • Moster qe slind ne planet qe prej pellazgeve, qe vrau e theri si Nojani, fara me e keqe e njerezimit komunizmi,jo lufte per clirim sberi por vetem vrisnin pet te ngrene e per te veshur se ishin te uriitur,as kishin idene cje lufta! Fare e keqe si krisja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *