Ndarja e Kosovës, Haradinaj fjalë të ashpra ndaj Thaçit dhe Edi Ramës

DITA Online

Gjatë vizitës në Nju Jork, mes Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt kanë shpërthyer fjalë të rënda. Gazeta Express shkruan se ka qenë pikërisht tema e ndarjes së Kosovës, për të cilën dy liderët deri tani kanë pasur qëndrime të ndryshme, dhe që ka acaruar situatën.

Sias Express kryeministri Haradinaj ka thënë fjalë të ashpra ndaj Hashim Thaçit dhe Edi Ramës, për shkak të përfshirjes në çështjen e shkëmbimit të territoreve bashkë me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Shkëmbimi i fjalëve të rënda, ka ndodhur në prani të Behxhet Pacollit, Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës. Madje, mësohet se Haradinaj ka thënë se Thaçi e Rama porosinë e qartë do ta marrin pas kthimit në Kosovë.

Me t’u kthyer në Kosovë, Ramush Haradinaj ka thënë se porosia nga SHBA është që kufijtë nuk preken ndërkohë që ka thënë se Kosova “e ka bekimin e SHBA’së për ushtrinë”.

Thaçi e Haradinaj kanë zhvilluar disa takime të përbashkëta në SHBA, ndër të tjera edhe atë me Ndihmëssekretarin e Shtetit Wess Mitchel.

Gazeta Express shkruan se pas kthimit nga SHBA Thaçi e ka ndryshuar retorikën duke kundërshtuar ndarjen e vendit duke hedhur poshtë shkëmbimin e territoreve dhe kompetencat ekzekutive për Asociacionin. Ai madje ka bërë edhe një spektakël duke shkuar në Veri me njësi speciale, një pjesë e vendit të cilën ishte gati ta tregtonte me Beogradin.

v/l. Dita

Share This Article
14 Comments
  • Ngelet shqiptare inatçore qe hani koken e njeri-tjetrit gjithe jeten o te mjere.
    Nuk kane nevoje per armiq shqiptaret se ja bejne vete gropen njeri -tjetrit dhe pasojat i heq gjithe kombi.
    Po si ka mundesi qe nuk mund te uleni te gjithe bashke paraprakisht te gjeni zgjidhjen me te mire dhe te shkoni ne nje mendje te aleatet o te mjere?
    Grinduni, grinduni se ja beni mire sherbimin Serbise keshtu.

    • Ne Shqiptaret duam PARA pa punuar pa djerse, me poshtersira. ‘Por cfare ben gjyshi e peson kelishi’. -thote nje shprehje evjeter.Keshtu qe kot e ke, ti keshillosh popullin e mbrapsht. Keshtu jemi…fatekeqesisht shumica. Te fala Fitim Hafija

  • I doli pija Thacit, dhe boja e Ramutit
    Kam bindjen se teorine e korigjimit e ka sugjeruar Ramiu.
    Kur pa sa kollaj eshte me shqiptaret tjua shesesh detin dhe tja japesh laberine grekerve per “varreza”, atehere i tha Thacit jepi. Me facebook i ben dhe Ramuti planet e shitjes se Shqiperise.
    Urrraaaa brohorasin patriotet…per ata labet e kam fjalen. Se vetem ata e rrahon gjoksin kur shitet deti dhe tokat per varreza greke.
    Paradoks por e vertete. Nje vlonjati nuk i shan dot plazhin..th tja zihe detin ne goje te shante me rob shpie.
    Tja marresh detin fare..jane te gezuar, shkojne neper mitingje per Ramutin me kenge e valle. Ketej mburren se e bejne tere Greqine nga motra e nga nena..andej Ramuti ua heq breket deri ne Otranto e ne Peshtan.
    Utra uurrraa..thote labi trim.
    Te pakten kosovaret ja dhjene turinjte Thacit.
    Ketej greku merr cfare te doje.
    Maqedoni do marre portin e Durresit.
    Mire jemi. Ne Europe do vemi

  • Haradinaj ka te drejte. Thaci, ose eshte I trashe ose I shitur ose I ka te dyja. Te ulen e te bisedojne? Edhe une e Kam thene disa here, po kujt t’ I thuash! Shko e thuaji salushit e lulushit ” ejani te bisedojne” . Edhe derri qe eshte derr do degjonte, por keta s’ jane as derra as gomere, jane thjeshte mercenare antishqiptare!

    • Ky trend mode shqiptaresh te Kosoves per te mose bisedue shqiptaret me njeri-tjetrin eshte nji histori e gjata qe percillet qyshe nga koha e pase demonstratave te ’81 ne Kosove por , edhe nga koha e Rankobiqit sepse , disa ( nga kreret politik shqiptar te Kosoves ) ishin ne ” pozite ” me Titon dhe UDB kurse , te tjeret ” ne opozite ”
      me Marksin , Leninin … dhe Enver Hoxhen ose , thene me thjeshte , disa nga kreret politik shqiptar ishin me m…
      te tjeret me shu…
      Kurse , ne populli i shkreti mezi pritem
      qe te na vije nji prijes si Ibrahim Rugova por , ai jetoi shkurt , vetem 6 vite pase luftes dhe tani , populli prape ka ra ne duar te m…dhe sh…te cilet kurre nuk mund te ulen ne nji tavoline sepse , kurre nuke hane ulur nga hasmeri ideologjike te vjetra qe kishin dhe kurre nuk mund te bisedojne me njeri -tjetri sepse , qe te dy paleve populli kurre s ju interesoi sepse , qe te dy palet padron e kishin dhe merrenin direktiva nga Beogradi , i nderuar , A.Thana

      • I nderuar Fery!
        A mos valle Haradinaj dhe Thaci kane marre direktivat nga Beogradi edhe per te luftuar me arme ne dore kunder Serbise?Rugova nuk zbrazi ndonje pushke kunder serbeve e po keshtu edhe ndjekesit e tij,nje nder te cilet duket se je edhe ti.

        • Po tonia pooo, une kame qene , jame dhe do te jeme ndjekjes i vlerave , prosperitetin , perparimit dhe
          zhvillimit te Kosoves pra , edhe ndjekjes i filozofise se Ibrahim Rugoves pra , edhe ndjekjes i perparimit te Shqiperise dhe jo stagnimit , vendnumrimit dhe shendrimin td saje nji Kolumni te Europes dhe pa aftesuar se drejtueseve rd saje qe edhe pase 30 viteve ta lene vendin e tyre dhe tendin ne tranzicion apsurd dhd te pafund , jame ndjekjes i perparimit dhe prosperitetin te gjithe shqiptareve kudo qe jane dhe kurre nuk do te jeme perkrahes i vllavrasjeve , eleminimit fizik te kundershtareve politik sic beri Staljini , Titua , Enveri dhe tani keta qe ti sapo ua permende emrat sepse , nese ne Kosove kishte shume vrasje te dyshimta para, gjate dhe pase luftes te cilat akoma drti sot su zbuluan .
          Me e kape pushken ne dore per clirimin e Kosoves eshte akt i shenjte i cdo shqiptari por , me e kape pushken per per te ardhur ne pushtet dhe ne krye te institucioneve shtetrore, cfare eshte kjo …???
          Me mire do ishte tonia, td na thuash ti cfare eshte kjo

  • Pravdaj Haradinaj para se te pranonte te qendronte ne Hotelin e qytetit Collmare te Frances per 4 muaj ku , kishte rastin ta mate vehten e tij dhe te merre vendim te drejte
    A eshte ma mire qe Haradinaj te ushtroje nji pune tjeter , apo te behet kryeminister
    ( sikur qe u emrua pasi u kthye nga Collmare ) me kushtet qe ai aty ne hotel i pranoi…!
    Sepse, edhe te kryesh cfardo pune tjeter nuk eshte turp. Edhte turp
    te paraqitesh para opinionit me ato fjale bajate…” i kome thone , e m ka thone , e do ti thome , e s di gjo per kete pune , e une ia kame deleguar bisedimet me Serbine presidentit Thaci se vertete s kame kohe me u marre me kete pune ” e brockulla tjera
    …ngase , pase rastit Isa Mustafa u deshe te gjithe dhe secili pra, edhe Haradinaj te marre nji mesim por . me keqeardhje e theme se kete mesim shume te cmuar Haradinaj nuk e morri dhe , ai se paska meritue ate poste sepse , qe ne fillim e paska ditur se nuk mund ta kryej dhe se s mund te jete ne nivel te detyres prandaj per vehten e tij u deshe te kerkonte nji pune tjeter…!

  • Ramushi keshtu beri edhe per vijen e demakracionit. E tymosi parlamentin dhe me ne funde e firmosi vete. Keshtu do te ndodhe edhe me keto probleme.!

  • Gazeta Express tash eshte nje medium qe financohet nga Serbia dhe pronare eshte Berat Bozhela.Njesoj si Bota Sote qellim kane shpifjen dhe futjen e urrejtjes mbrenda shqiptareve.Degradimi perfundimtare i vlerave te UCK ,terorizimi i luftes dhe nakautimi i pavaresise se Kosoves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *