Nafta dhe benzina, rritet çmimi me 5 lekë për litër në të gjitha pikat e shitjes

Leda Hysa

 

Konsumatorët e rregullt të karburanteve janë ndodhur ditën e sotme përballë surprizës së pakëndshme, të çmimeve të rritura të benzinës dhe naftës në të gjitha pikat e shitjes me pakicë.

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një rritje me 5 lekë për litër.

Për herë të parë nga fillimi i muajit maj, të gjitha pikat e shitjes me shumicë në Shqipëri kanë rritur njëherazi, siç ndodh vazhdimisht në vendin tonë, çmimin e karburanteve. Nga 178 lekë për litër që shitej mesatarisht gazoili, tani atë e gjen me 183 lekë.

Kjo pasqyron direkt rritjen graduale të çmimit të hidrokarbureve në të gjitha tregjet botërore. Tanimë nafta bruto standard amerikane shitet mbi 80 dollarë për fuçi, ndërkohë që më parë kishte arritur të zbriste edhe më poshtë se niveli 40 USD.

Konjunktura

Mendohet se në këtë nivel është arritur si pasojë e ndryshimeve gjeopolitike, që kanë të bëjnë me situatën në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimin e rrezikut të luftërave, sidomos me fërkimet mes Iranit dhe Izraelit. Është pikërisht Irani, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, që po kritikohet ngado këto ditë se po e përdor si armë çmimin e naftës duke ndikuar për rritjen e tij. Ndërkohë vitet e fundit çmimet kanë qenë shumë të ulëta.

Krahasimi

Në tregun vendas, duket se çmimet kanë prekur nivelin më të lartë që nga viti 2014. Ky çmim prej kohësh ka qenë shumë i lartë, jo vetëm krahasuar me vendet fqinjë, por edhe me vende me nivel shumë herë më të lartë jetese se Shqipëria. Sipas agjencisë së specializuar Global Petrol Prices, vendi ynë është në vendin e tetë në Evropë për sa i përket shtrenjtësisë së karburanteve. Me 1.45 euro për litër në shitjen me pakicë të gazoilit, tanimë Shqipëria rezulton të jetë barazuar me çmimin e dieselit në vende si Zvicra, ndërkohë që më shtrenjtë se tek ne dieseli është në Itali, Norvegji, Francë apo Islandë.

Ndërkohë, të gjithë vendet e rajonit e kanë më të lirë karburantin.

Reagimi në tregun shqiptar

Operatorët e tregut të brendshëm pohojnë se nëse nafta në bursa do të arrijë 100 dollarë për fuçi, në tregun e brendshëm do t’i kalojë 195-200 lekë për litër.

Niveli më i lartë rekord i arritur i naftës vendase ishte në vitin 2012, me 190-200 lekë për litër, kur ari i zi në bursat ndërkombëtare u tregtua mesatarisht me 112 USD/fuçi, kuotat më të larta historike. Por, në atë kohë taksa e qarkullimit në Shqipëri ishte 17 lekë për litër, ndërsa aktualisht është 27 lekë për litër.

Operatorët vendas pohojnë se taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku mbi 60% të çmimit e përbëjnë taksat. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicencimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i arrin 30-40. Nga 182 lekë që paguajnë për naftën sot konsumatorët, 100-110 lekë shkojnë si taksa për shtetin. Një tjetër koncesion është në horizont, ai për pompat e naftës, kosto e të cilit pritet të shkarkohet sërish tek çmimi final.

Operatorët vendas kërkojnë që të ulet barra e taksave mbi karburantet, përndryshe çmimet do të bëhen të papërballueshme për konsumatorët, nëse nafta do të vijojë të shtrenjtohet në bursa.

Për më tepër, që me projektin për rrugët me pagesë, që ka filluar tashmë të zbatohet për Durrës-Kukës (në plan janë dhe të tjera), shqiptarët po i paguajnë dy herë taksat, njëherë në çmimin e naftës si taksë qarkullimi dhe një herë direkt, kur kalojnë rrugën e Kombin, aktualisht, dhe më pas kur të fillojë taksimi tek të tjerat.

Sipas të dhënave të Global Petrol Price, të përditësuara në 17 shtator, Shqipëria renditej ndër 30 vendet më të shtrenjta në botë dhe më e shtrenjta në rajon.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Rritini se po vijnë zgjedhjet…
    Nënën shqiptarëve se mbajnë dru po hë…varu K…n
    Nafta sot në ….
    Itali….1.39-1.43€ lt
    Maqedoni…1.18-1.22€ lt
    Gjermani…1.16-1.26€lt(gjermania e ndron çdo 2 3 orë cmimim e karburantit)

    Kshu që Albanezëve nënën…..ska gjë…mbajnë dru!!!

  • Sot ne USA 1 liter karburant benzine ma e lira kushton 0.75 $ dhe ma e shtrenjta 0.86 $.
    Ose ne galon = 3.8 litra.Ma e lira 2.859 $ dhe ma e shtrenjta 3.279 $

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *