Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka veçuar rolin e “një partie të caktuar shqiptare”, siç tha, në pjesëmarrjen e ulët të votuesve në referendumin e të dielës në Maqedoni.
Edhe pse ka konstatuar që pjesëmarrja e shqiptarëve ishte më e madhe se në votimet e tjera, Kotzias ka thënë se pritej një përqindje më e lartë, në raport me numrin e shqiptarëve në vendin fqinj.
“Vetë shqiptarët dhe udhëheqësit e tyre kishin konstatuar prej kohësh se një parti e caktuar, një parti e shqiptarëve brenda në FYROM, ishte orientuar drejt bojkotit. Dhe se kjo parti kishte lidhje konkrete me një fuqi të tretë të huaj”, tha Kotzias.
Por pak më vonë, shefi i diplomacisë greke “zbuloi” se për cilën parti e kishte fjalën.
“Parti të vogla për të cilat para një viti thuhej në shtypin ndërkombëtar se kishin patronazhin apo financoheshin nga Turqia, siç është partia BESA, janë nga partitë që bënin thirrje për të bojkotuar referendumin”, vijoi ai.
Sipas Ministrit të Jashtëm grek, “forcat më të errëta në Turqi”, duan të pengojnë Greqinë që të luajë rolin e vet në Ballkan.
“Dhe duhet që këtu në vendin tonë, ata që u pëlqeu bojkotimi, të mendojnë se çfarë është ajo që i bën të përputhen me politikën e forcave më të errëta në Turqi, nuk flas për politikën zyrtare të Turqisë, të jemi të qartë. A mos vallë Turqia preokupohet për interesat tona kombëtare, apo Turqia interesohet se si ta pengojë Greqinë që të ushtrojë influencën e vet në Ballkan dhe të promovojë rolin e saj stabilizues dhe të përgjegjshëm në rajon?”, tha Kotzias duke shënjestruar në mënyrë të tërthortë kundërshtarët e marrëveshjes së Prespës në Greqi.
o.j/dita

Nuk te marr vesh mor daj koço
Besa na qenka vegel e turqise por jo asaj zyrtare pra,erdoganit me thene te drejten ne erdoganin njohim si me te ziun
ti thua jo , atehere ngelet gylen por ky i fundit njihet si properendimor vetem rusia mund te thote qe gylen eshte i zi se kercenon padishahun tahyp
Ti ku ben pjese… dhe pse partite si besa dhe vv na e paskan shitur shpirtin te armiku ?
Besoj sepse thone ate qe partite e tjera kane frike
Une mendoj qe jane te tjeret te shitur
Lexo kete me mire:
http://www.politurco.com/turkish-financed-mosques-are-embassies-of-political-islam.html
Greket e sotem nuk kane asnje Lidhje Historike,Gjenetike,Trashegimtare me Maqedonasit e Lashte,prandaj populli i Republikes se Maqedonise ben shume mire qe nuk i nenshtrohet presionit shovinist grek, Nuk i kuptoj shqiptaret qe ndikohen nga Lideri Rajonal, Rama qe po e con faktorin shqiptar nga perulja ne perulje,.Edvini le te fale kollaret,atletet,bunker-Surrelin dhe ato qe ka vjele me te trete,,edhe dicka me teper se kaq.
dem ke harruar fluturimet faleas me avionin personal!!
Keto jane perralla ti hane elektorati debil dhe qafelesh grek. BESA dhe ne ishte ne ndikimin e Turqise ka nje perqindje te vogel te shqiptareve qe e ndjekin, se ndryshe do ishte parti kryesore ne parlament. Kurse bojkoti ne mase erdhi nga partite Maqedonase te lidhura me Rusine. Po kete Zoti Koqias nuk e thote, se si sherben perralles se vjeter te ‘vellezerve ortodoks rus dhe gogolit myslyman turk’.
Turkoshanet e “Besa” zbatuan urdherin politik te “sulltanit te Anadollit!”
Edhe nje here si nje here turku e gjen gjuhen me sllavet ne dem te interesit te shqiptareve njesoj si me 1878 kur falte toka shqiptare bullgareve, serbeve e malazezeve.
Interesi i shqiptareve te Maqedonise eshte integrimi euro – atlantik i shtetit ne BE dhe NATO.
Turqia nen politiken e saj neo otomane per otomanozimin e viseve shqiptare me shumice muslimane duke perdorur fene si arme , pengon antaresimin e shqiptareve kudo ndodhen ne BE, per ti pasur si teritor gjeo-politk dhe si “pushke” te ngrehur kunder perendimit sa here cenohet interesi i ketij shteti. Njesoj sic benin dikur sulltanet osmane.
Rendesia e referendumit ishte e madhe pasi i hapte rruge integrimit te Maqedonise edhe pse shqiptaret nga pikpamja hostorike qendrojne jashte ketij konflikti grekeo – sllavomaqedonas. Shqiptaret jane ne trojet e tyre shekullore dhe nqs çeshtjen maqedone do ta shohim ne aspekti historik , atehere trashegimtaret e vertete te Maqedonise se vjeter te Filipit e Aleksandrit jane vetem shqiptaret. As sllavet ardhacake e as greket te cilet ne lashtesi maqedonasit i quanin “barbare” term me te cilin etiketonin popujt jo greke. I
nteresi i aleateve tane strategjike SHBA dhe BE ishte qe perfundimi i referendumit te ishte pozitiv. Kjo u duk dhe me viziten qe Merkel beri ne Shkup ne mbeshtetje te votes Pro referendumit. Me kete rast Maqedonia thjesht ka ulur ritmin e integrimit. Sllavomaqedonasit nuk e doni voten Pro.
Ne kushtet e sotme interesi i shqiptareve eshte padyshim integrimi i Maqedonise per ta shkeputur kete vend teresisht nga ndikimi turko-rus. Integrimi do te sillte ne te ardhmen edhe detyrime te reja per shtetin maqedon ne respektimin e te drejtave te shqiptareve ne kete vend si norma te te drejtave te njeriut qe BE i respekton dhe nuk do e linte Maqedonine te endej sa andej kendej, nen influenca te ndryshme antishqiptare. Integrimi natyrshem do te sillte ne te ardhmen forcimin e faktorit shqiptar brenda ketij shteti dhe pse jo dhe nje referendum per shkeputje te shqiptareve me vullnet te lire brenda kuadrit te BE
Pjesa dermuese e shqiptareve e kuptuan interesin e tyre edhe pse ne pamje te pare ky konflikt nuk kishte te bente drejperdrejt me ta, duke dale ne votime.
Megjithate une mendoj se politik beresit shqiptaret ne qendrime te tilla ne interes kombetar te tyre ashtu si edhe ne rastin e Kosoves paraprakisht duhet te dakortesojne qendrimet dhe me pas populli ti ndjeke.
Per partiçkat qe u sherbejne shteteve te tjera si ne rasti e “Beses” qe financohet nga Katari dhe Turqia ato duhen abandonuar, demaskuar e perbuzur si pjella te interesave antishqiptare.
Turkoshanet e “Dhjeses” u bene bashke me sllavet.
Muti Erdogan e gjeti gjuhen ke kaken Putin.
Nga qe jemi popull I trashe e pa kulture ndodhur kjo gje .Turqia gjthe jeten ka qene kunder shqipetareve,dhe e super e ster provuar.Thenja qiji nenen te te thote baba ka dale vetem Per ne shqipetaret,hak e kemi
Besen e financon katari dhe turqia islami rradikal Ca’ pritni ju nga kto po’ te pakten tè nderrojn emrin se besa eshte shqiptare dhe Jo turkearabe